Portal Shqiptar,Lajme Te Ndryshme Nga Vendi Rajoni Dhe Bota » Aktualitet

Rrahman Selmanllari në prokurori për çështjen e Albana Vokshit
Rrahman Selmanllari është paraqitur sot në prokurorinë e Tiranës për çështjen e Albana Vokshit.

Selmanllari ka hyrë rreth orës 12.30 dhe ka lënë ambientet e prokurorisë pak më parë. Nuk dihet ende se çfarë pyetjesh i është nënshtruar dhe çfarë ka qenë dëshmia e tij.

Avokati mbrojtës i tij ka deklaruar për mediat, pas daljes nga Prokuroria se klienti i tij është i gatshëm të përballet sa herë ta kërkojë drejtësia.

Vetem pak dite me pare, njësia e Task-Forcës në prokurorinë e kryeqytetit, për të zbardhur akuzat politike të deputetes së Partisë Demokratike znj.Albana Vokshi ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës z.Edi Rama, bëri gati një fletë-thirrje edhe për Rrahman Selmanllarin, i njohur si miku i djalit të kryeministrit Sali Berisha dhe i përfolur si i përfshirë në tragjedinë e Gërdecit, që ndodhi dy vite më parë. Thirrja e Selmanllarit, kishte qëllim zbardhjen e disa fakteve pasi emri i tij figuron në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit si bashkëpronar i shoqërisë “Vision Construction” së bashku me z.Arian Tartari.

Ky i fundit, është “akuzuar” nga bashkëjetuesja deputetja Vokshi se është detyruar të përfshijë në biznesin e ndërtimit me 20 % të aksioneve, Dritan Avllaj i njohur si “Tan Lepuri” vetëm për faktin se ky i fundit ka njohje me kreun e Bashkisë dhe mund të marrë lejën e ndërtimit për kompleksin e godinave të banimit dhe shërbimit që ishte projektuar të ndërtohet tek Liqeni Artificial. Ky ndërtim, sipas kontratës së firmosur nga Arian Tartari, Dritan Avllaj, Ylber Cami, Fatos Skeja dhe Kujtim Hasa, do të ndërtohej në pronën truall të familjes Sharra. Ndërtimi përfshinte një sipërfaqe prej 17 mijë e 640 metra katrorë. “Në dokumentet e sekuestruara nga Prokuroria në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) rezulton se shoqëria “Vision Construction” është themeluar në vitin 2007 dhe është hapur si biznes ndërtimi nga dy ortakët e vetëm në atë kohë, Rrahman Selmanllari dhe z.Arian Tartari.

Ky i fundit, më 5 korrik 2008, ka firmosur para noteres Luljeta Kongoli kontratën e bashkëpunimit me katër ndërtues të tjerë, mes të cilëve edhe Dritan Avllajn”, -thuhet nga prokuroria. Avllaj është, akuzuar nga Partia Demokratike si sekser i kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Kjo kontratë është firmosur në emër të shoqërisë “Vision Construction” nga administratori Tartari dhe në të rezulton se edhe Selmanllari është aksioner. Sipas akuzës, për të provuar dhe sqaruar pozitën e Selmanllarit në këtë shoqëri dhe kontratat e firmosur më pas, prokuroria do të thërrasë këtë të fundit për të dhënë shpjegime.

Emri i Selmanllarit te Gërdeci si përfaqësues i SAC

Emri i biznesmenit Rrahman Selmanllarit doli në skenë pas zgjedhjeve të vitit 2005, fillimisht pas tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 u gjymtuan. Në këtë fabrikë, emri i Selmanllarit figuronte si përfaqësues i kompanisë SAC që kishte për detyrë demontimin e municioneve në këtë ish-repart të transformuar në fabrikë demontimi të municioneve dhe predhave. Më pas, emri i tij u lakua pas arrestimit të shoferit të Ambasadës shqiptare në Romë, i cili rezultoi se ishte i afërmi i Selmanllarit. Po ashtu Selmanllari, u akuzua edhe nga banorët e Orikumit për tjetërsim të pronave të tyre, akuza këto që i kundërshtuan pronarët e vërtetë të këtyre pronave. Që nga ajo ditë, emri i Selmanllarit ishte harruar deri në mesin e muajt gusht kur deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, akuzoi publikisht mikun e djalit të kryministrit Sali Berisha, z.Rrahman Selmanllari si të përfshirë në afera korrupsioni të përfitimit të koncesioneve nga qeveria.

Tartari-Avllaj, përballë në prokurori. Shpjegime akuzës ’100 miln euro’

TIRANË- Task-Forca e prokurorisë së kryeqytetit, gjatë kësaj jave do të vendosë përballë njëri-tjetrit bashkëjetuesin e Albana Vokshit, Arian Tartarin dhe të akuzuarin prej kësaj të fundit për korrupsion, Dritan Avllaj. Administratori dhe aksioneri më i madh të kompanisë “Trevi grup” dhe i shoqërisë ndërtuese “Vision Construction”, Arian Tartari, është akuzuar nga gruaja me të cilën bashkëjeton dhe ka fëmijë se ka dhënë ryshfet për një leje ndërtimi.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës, të cilët saktësuan se fletëthirrjet në adresë të këtyre dy biznesmenëve tashmë janë dërguar dhe pritet që ata të paraqiten gjatë ditës së enjte ose të premte të kësaj jave. Gjithashtu, këto burime konfirmuan se prokuroria i ka dërguar fletë-thirrje edhe katër aksionarëve të tjerë të kompanisë “Trevi grup”, shtetasve Dritan Avllaj që zotëron 20 % të aksioneve, shtetasin Fatos Skeja që ka 9 % të aksioneve dhe Kujtim Hasa e shqiptaro-maqedonasin Ylber Cami që zotërojnë nga 8 % të aksioneve.

“I kemi dërguar fletë-thirrjet për tu paraqitur në prokurori të gjithë aksionerëve të kompanisë “Trevi grup” dhe “Vision Construction”, të cilët kanë projektuar ndërtime të larta në zonën e Liqenit Artificial. Gjithashtu, pas marrjes në pyetje të Arian Tartarit, Dritan Havllaj, Ylber Camit, Fatos Skeja dhe Kujtim Hasa, do të bëhet ballafaqimi dhe krahasimi i dëshmive të tyre. Ndërkohë, mes bashkëjetuesit të deputetes Vokshi, z.Tartari dhe të akuzuarit të deputetes Avllaj pritet të bëhet edhe ballafaqimi fizik, nëse nuk ka përputhje në deklarimet e tyre që do të bëjnë në prokurori në lidhje me akuzat e deputetes Vokshi”,- thanë burimet e prokurorisë. Sipas tyre, nëse të dy këta biznesmenë mohojnë faktin se përfshirja e Avllajt si aksioner në këtë ndërtim është bërë për të fituar lejen e ndërtimit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, do të cilësohen deklarata e deputetes Vokshi si shpifje.

Nëse provohet ajo çfarë ka denoncuar deputetja Vokshi, prokuroria pritet të ngrejë akuzë ndaj bashkëjetuesit të deputetes z.Tartari për “korrupsion aktivë” dhe ndaj Avllajt për “ushtrim ndikimi ndaj përfaqësuesve të zgjedhur”.

Ndërkohë, burimet nga prokuroria nuk konfirmuan faktin se edhe në adresë të shtetasit Rrahman Selmanllari i njohur si Rafi apo miku i djalit të kryeministrit Sali Berisha, është dërguar fletë-thirrja, pasi rezulton të jetë pronar me 50 % të aksioneve në kompaninë ndërtuese “Vision Construction” e cila ka marrë pjesë së bashku me kompaninë “Trevi gruop” në projektimin e ndërtimit të kompleksit në vendin e njohur si parku i lodrave te Liqeni Artificial.

HETIMI

Sekuestrohet kontrata mes Tartarit dhe Avllajt

TIRANË- Prokuroria e rrethit Tiranë ka sekuestruar dje kontratat e firmosura mes Arian Tartarit dhe Dritan Avllajt për të ndërtuar mbi një terren në periferi të Tiranës. Kontratat janë firmosur përpara noteres Liliana K dhe për këtë arsye edhe kjo do të merret në pyetje nga prokuroria. Burimet e grupit hetimor sqaruan se praktikat dhe shkresat e ardhura nga Ministria e Energjetikës për koncesionet janë të rregullta dhe të bazuara në ligje, çka hedh poshtë pretendimet për procedura të pa rregullta të përcaktimit të fituesit të këtyre koncesioneve. Me ardhjen e këtyre shkresave dhe konstatimin e procedurave të rregullta, pritet që prokuroria të zbardhë vetëm ndikimet që mund të kenë pasur ish-këshilltarja ekonomike tashmë deputetja Albana Vokshi në përfitimin e koncesioneve nga bashkëjetuesi i saj. Si dhe ndikimi që mund të ketë pasur e motra e deputetes znj.Mimoza Vokshi në përcaktimin e firmave fituese të këtyre koncesioneve.(Shekulli)

Berisha: Ligj për plazhet private, ndëshkim krimeve mjedisore
Ligj për plazhet private, të cilat do të jenë në sipërfaqe të kufizuar ndaj atyre publike dhe ligj për ndëshkimin e krimeve ndaj mjedisit. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të nxirren mësime nga sezoni turistik dhe të merren masa të menjëhershme për rregullimin e problematikave që u hasën.

“Ministritë të bashkërendojnë dhe të bëjnë çdo gjë që viti i ardhshëm të jetë një vit ku turistët të kenë lehtësirat më të mëdha. Ministria e Turizmit, të sjellë ligjin që do garantojë qytetarët për gjithë ultësirën bregdetare se do ketë plazhe publike për ta.

Zënia masive e bregut është babëzi”- tha Berisha, duke deklaruar se 100 metër nga buza e ujit nuk mund të jetë pronë private dhe nuk do te kete asnje ndertim.

“Është absurditet. Kjo hapësirë do të jetë territor publik në mënyrë kategorike”- tha më tej ai.

Berisha ka kërkuar edhe nga Ministria e Mjedisit të marrë masa e të sjellë sa më parë ligjin për krimet ndaj mjedisit. Kundravajtësit, sipas tij, duhet të dënohen ashpër.

“Do të kemi ndëshkimin më ekzemplar për krimet ndaj mjedisit. Kush derdh ujërat e zeza nga moteli, meriton shkatërrimin përfundimtar të atij lokali, apo moteli”- tha ai.

Duke folur për buxhetin e ri, Berisha e cilësoi atë si më të madhin që ka parë ndonjëherë vendi dhe do të synohen investimet në infrastrukturë. Ai përsëriti premtimin për rritje rrogash e pensionesh dhe vazhdimin e projektit për Shqipërinë Dixhitale.(Shekulli)

Ekzekutohet në pritë polici rrugor, Policia: 5 milion lekë informatorit
MALËSI E MADHE- Forcat e rendit kanë premtuar 5 milionë lekë shpërblim për personin që jep informacion për vendodhjen e ekzekutorve të efektivit të Policisë.

Për cdo informacion policia ka vënë në shërbim të publikut këtë numër:0694105324

Një efektiv i policisë rrugore është vrarë gjatë natës së kaluar nga persona ende të paidentifikuar. Sipas informacioneve nga Policia e Shkodrës mësohet së vrasja ka ndodhur rreth orës 02:20 pas mesnate, në fshatin Reç, Komuna Shkrel e rrethit Malësi e Madhe.

Viktima është inspektor Kole Ndreshaj, vjeç 41, lindur dhe banues në Shkodër, dhe ishte punonjës i policisë së Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër.

Mësohet se polici është vrarë në momentn që ai po kthehej në shtëpi, ndërsa persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë rreth 300 metra larg aksit kombëtar Koplik- Shkodër, duke e qëlluar për vdekje.

Viktima është gjetur mëngjesin e sotëm nga kalimtarë të rastësishëm.

Ndërkaq mësohet se policia ka nisur hetimet, ndërsa për këtë ngjarje është ngritur dhe një grup i posatshëm hetimi./shekulli/

Tabelat, sa rriten pagat për doganierët dhe SHKB-në
TIRANË- Qeveria miraton nivelet e reja të pagave për punonjësit e doganave në të gjithë vendin si dhe drejtuesit e tyre. Gazeta boton sot tabelat me rritjen për të gjithë të punësuarit në varësi të llojit të diplomës si dhe pozicionit ku ata punojnë. Rritja varion nga 2 mijë deri në 3 mijë lekë, ku më të privilegjuar kanë qenë pozicionet ekzekutuese.

Ndryshe nga rritjet e bëra në institucionet e tjera ku titullarët nuk kanë pasur shtesa në pagë, për doganat ekzekutivi ka menduar ndryshe. Sipas vendimit të qeverisë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave do të ketë rritje page prej 1 mijë e 500 lekësh në muaj. E njëjta shtesë është menduar të aplikohet edhe për pagën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm

Pjesë e vendimit të qeverisë për rritjen e pagave ka qenë edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.

Ashtu si edhe tek doganat, rritja për punonjësit e SHKB-së varion nga 1 mijë deri në 2 mijë e 500 lekë në muaj në varësi të pozicionit. Por ndryshe nga doganat, titullarët e SHKB-së nuk kanë përfituar rritje page duke vijuar me të njëjtën rrogë si më parë.

Drejtori i Përgjithshëm do të paguhet me 124 mijë e 400 lekë në muaj, zëvendës drejtori për 11 mijë e 400 lekë, ndërsa pozicionet, Shef sektori në nivel qendror, Drejtor drejtorie në nivel vendor dhe Drejtor drejtorie në nivel qendror do të paguhen me nga 101 mijë e 600 lekë në muaj. Rritja më e lartë është kryer tek nivelet, asistent, agjent, hetues, etj.

Rritja fillon që prej datës 1 Korrik. Publikohen tabelat e plota me pagat për secilin pozicion

Për ushtarakët, niveli i pagës lidhet edhe me vitet e shërbimit, ku ata që kanë shërbyer më gjatë paguhen më shumë

Pagat e reja për ushtarakët dhe institucionet e pavarura

TIRANË- Ushtarakët në të gjithë vendin do të përfitojnë rritje page duke filluar nga data 1 Korrik. Publikohen tabelat e plota me rritjet për secilin pozicion, kur rritja më e madhe vërehet tek pagat e drejtuesve të nivelit të mesëm dhe atyre me vite shërbimi më të madh. Referuar tabelave të botuara në fletoren zyrtare, një kapter me mbi 12 vite shërbimi paguhet me 42 mijë e 430 lekë në muaj.

Me rritjen e viteve të shërbimit rritet edhe paga. Për shembull, një Kapter që ka më shumë se 16 vite shërbimi paguhet me 44 mijë e 650 lekë në muaj ndërsa një tjetër që ka më shumë se 22 vite shërbimi paguhet me 48 mijë e 880 lekë në muaj.

Pagë më të lartë përfitojnë ata që kanë gradën oficer nisur edhe nga pozicioni. Togerët me mbi 3 vite shërbim e nisin pagën me 45 mijë e 250 lekë, ndërsa ata që kanë më shumë se 10 vite shërbim paguhen me 48 mijë e 900 lekë në muaj.

Pjesë e vendimit të qeverisë është edhe rritja e pagave për atashetë ushtarakë të vendit që shërbejnë në përfaqësitë ushtarake pranë NATO-s si dhe të punonjësve në institucionet e pavarura të vendit. Në lidhje me këto të fundit, paga për titullarin e institucionit do të jetë në nivelin e 115 mijë lekëve në muaj, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme, paguhet 105 mijë lekë.

Ndërkohë, paga e pozicionit Sekretar i titullarit dhe Sekretar i organit kolegjial drejtues është 55 mijë e 900 lekë në muaj. Shtesa për vjetërsi në punë për këto pozicione jepet në masën 2 për qind pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi vlerën 12 mijë lekë. /shekulli/

Pasuria, Vokshi merret në pyetje në Prokurori, pyetet edhe Braçe
TIRANË- Njësia e task-forcës në Prokurorinë e kryeqytetit ka marrë dje në pyetje deputeten e PD-së, Albana Vokshi në lidhje me çështjen e dyshimtë të dhënies me koncesion të disa hidrocentraleve dhe të drejtës për kërkimin e naftës për bashkëjetuesin dhe babanë e fëmijës së saj, Arjan Tartari.

Lejet koncesionare i janë dhënë Tartarit në një kohë kur njeriu që bashkëjetonte, Albana Vokshi, ishte këshilltare e kryeministrit për ekonominë ndërsa e motra, drejtoreshë e privatizimeve dhe koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës në kryeqytet. Sipas këtyre burimeve, njësia e përbashkët hetimore ka filluar hetimet kryesisht për çështjen duke regjistruar procedimin penal për akuzat e korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike; korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike; shpërdorim detyre si dhe akuzat e tjera që mund të dalin nga hetimi, por pa ndonjë autor konkret.

Për regjistrimin e këtij procedimi, mësohet se prokuroria ka përdorur, shkrimet e publikuara në Gazetën “Shekulli” dhe më pas deklaratat e deputetëve të Partisë Socialiste, kryesisht ato të deputetit Erjon Braçe.

Vokshi

E para që është thërritur dhe ka dëshmuar në prokurori për këtë çështje është vetë deputetja Vokshi. Ajo i është përgjigjur interesimit të prokurorëve dhe ka dhënë shpjegime në lidhje me çështjet në fjalë. Ndërkohë prokurorët e çështjen kanë pyetur deputeten Albana Vokshi edhe në lidhje me deklarimet e saj se njeriu që bashkëjeton ka dhënë 100 milionë euro ryshfet për një leje ndërtimi.

Vetë Vokshi ka pohuar se Arjan Tartari i ka dhënë 20% të aksioneve të njërës nga kompanitë e tij, vlera e të cilave shkonë rreth 100 milionë euro, shtetasit Dritan Avllaj. Sipas saj, kjo gjë është bërë në formë ryshfeti për të përfituar një leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.

Por në lidhje me këtë çështje bashkia ka pohuar se nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi në pronën e pretenduar nga deputetja Albana Vokshi. Madje nga ana e bashkisë është bërë një kallëzim penal për deputeten Vokshi duke e akuzuar për shpifje.

Pas Vokshit, në prokurori është ftuar deputeti Erjon Braçe për të dorëzuar dokumentet që ai disponon në lidhje me këto çështje. Mësohet se deputeti Braçe i ka dorëzuar grupit hetimor të gjitha dokumentet që Partia Socialiste disponon në lidhje me deputeten Albana Vokshi, motrën e saj Mimoza si dhe Arian Tartarin.

Përveç dorëzimit të këtyre dokumenteve, mësohet se deputeti Braçe ka dhënë deklarime edhe në lidhje me burimin e këtyre dokumenteve zyrtare dhe dijeninë që ai ka për këto çështje.

Hetimet

Ndërkohë, grupi hetimor konfirmoi për “Shekullin” se hetimet kanë filluar për verifikimin e procedurave të hapjes së tenderit për koncesionet, mënyrën e përzgjedhjes së firmës fituese.

Si dhe hetimin për ndikimin e mundshëm që mund të ketë pasur ish-këshilltarja ekonomike e kryeministrit Sali Berisha tashmë deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, për përzgjedhjen e firmës fituese, ku aksioner figuron të jetë babai i fëmijëve të saj, (bashkëjetuesi) shtetasi Arian Tartari.

Sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe të dhënave të disponuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, rezulton se bashkëjetuesi i deputetes shtetasi Arian Tartare dhe kompanitë ku ai është aksioner apo administrator ka përfituar katër nga gjashtë koncesionet për kërkim-shfrytëzimin e vend burimeve të naftës dhe gazit në vend.

Koncesione këto të fituara në kohën që deputetja Vokshi kryente detyrën e këshilltares ekonomike të kryeministrit Sali Berisha dhe më pas si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Vlera totale e këtyre aksioneve, sipas denoncimeve të PS-së, kapin shifra qindra milionë dollarësh. Gjithashtu rezulton se bashkëjetuesi i deputetes Vokshi është aksionier në pesë shoqëri të ndryshme, shoqëri këto kryesisht të ngritura pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, opozita e ka akuzuar METE-n se i ka dhënë brenda një dite gjashtë kontrata koncesionare kompanisë “Alba Energy Plus” ku administrator është Arian Tartari për ndërtimin e HEC-eve në rrjedhën e lumit Kardhiq duke e favorizuar atë dukshëm në raport me kompanitë e tjera, nisur dhe nga fakti që pjesë e stafit të ministrisë ishte edhe Mimoza Vokshi, motra e Albana Vokshit e cila bashkëjeton me Tartarin.

Bashkia e Tiranës ka reaguar sot pas auzave të një ditë më pare së Kryetari Edi Rama kishte marrë një ryshfet prej 100 milion eurosh, në këmbim të një leje ndërtimi.

Zëdhënësi I Bashkisë në një prononcm për shtyp tha kompania”Vizion Construction shpk” administrator kryesor i të cilit është bashkëshorti i deputetes Albana Vokshi, Arian Tartari, nuk ka përfituar asnjë leje ndërtimi.

“Zonja Vokshi njësoj si të gjithë pushtetarët që akuzohen me prova konkrete për korrupsion tregoi një përrallë me leje ndërtimi. Por duke kërkuar të tregohet origjinale tha se Edi Rama i ka kërkuar rryshfet 100 milion euro. Mesa duket kjo duhet të jetë arsyeja që gjen zonja, faktit se firma e letrave që ajo tund para ekraneve s’ka marrë kurrëfarë leje ndërtimi. ” – theksoi Serjani.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, paraqiti dje përpara mediave një kontratë bashkëpunimi midis bashkëjetuesit të saj Arian Tartari, biznesmenit Dritan Avllaj, i njohur ndryshe si “Tan Lepri” dhe tre biznesmenëve të tjerë. Në këtë kontratë tregohet se 20% të aksioneve të një kompanie i kalojnë zotit Avllaj në shkëmbim të ndërtimit të një godine në ambientet e një trualli. Mbi këtë bashkëpunim, zyrtarja demokrate ka ngritur akuzën se 20% të aksioneve janë një formë ryshfeti për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Nga ana tjetër, burime nga bashkia e kryeqytetit bëjnë të ditur se në këtë institucion as është aplikuar dhe as është dhënë ndonjë leje ndërtimi për këtë pronë. Pasi kanë shqyrtuar të gjithë dokumentacionin që ndodhet në bashki, zyrtarët e këtij institucioni pohuan se bëhet fjalë për një marrëveshje mes dy personave (në rastin konkret Tartarit dhe Avllajt) që nuk ka asnjë lloj lidhje me Bashkinë e Tiranës.

Por deputetja Vokshi ka insistuar se babai i fëmijës së saj ka dhënë 100 milionë euro ryshfet për një leje ndërtimi. “Kam këtu dokumentin, ku kompania “Vizion Construction”, është detyruar, të fusë aksioner me 20 % mikun e Edvin Ramës, Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri, në këmbim të dhënies së lejes së ndërtimit kësaj kompanie. Dhe ky 20% vlen jo më pak se 100 milionë EURO. Mendoni vetëm për një çast sa leje ndërtimi ka dhënë Rama në tre mandatet e tij si kryetar Bashkie? Sa 20% ka marrë nga këto leje ndërtimi që bëjnë një pasuri të tërë prej qindra milionë dollarësh, e padeklaruar prej tij”, ngriti pretendimin Albana Vokshi.

Por, nga ana tjetër, pohimi i zonjës Vokshi hedh dyshime edhe për pasurinë e vërtetë të Arian Tartarit, për të cilin vetëm një kompani vlen 500 milionë euro, ndërsa dihet se ai ka të paktën katër të tilla. Megjithëse ende nuk është përgjigjur ndaj akuzave të socialistëve, deputetja demokrate i kërkoi kryesocialistit arsyen se pse hesht në lidhjen e akuzat për lidhjen e tij me Dritan Avllajn. Ajo pyeti Ramën se pse nuk sqaron publikisht çfarë interesash e lidhin me këtë person dhe sa 20% ka përfituar nën emër të tij.

“Ky, është vetëm dokumenti i parë, në ditët në vijim, do të dëshmoj fakte të tjera reale për aferat e paimagjinueshme korruptive të Edvin Kristaq Ramës, të personave që me të e lidhin interesa marramendëse financiare, si dhe për të tërë papagajtë e tij që kanë folur për më shumë se tre javë, duke shpifur e trilluar për mua”, paralajmëroi deputetja e grupit Parlamentar Demokrat, Albana Vokshi. Ndërsa komentonte në daljen e djeshme për mediat jetën politike të kryesocialistit, zyrtarja demokrate tha se Rama i shqetësuar nga bumi turistik i muajve të fundit, u bë qesharak edhe me ato që fliste e që s’i kuptonte as vetë, për rritje ekonomike pa rritje ekonomike apo për borxhe publike mbi 100%, për rënie të të ardhurave tatimore kur e vërteta, e pranuar nga të gjithë organizmat e specializuar ndërkombëtarë është krejt ndryshe.

Socialistët:

Transparenca e bëmave tuaja sapo ka filluar

TIRANË – Partia Socialiste reagoi dje ndaj akuzave të deputetes demokrate, duke i vlerësuar si të vajtueshme, ndërkohë që opozita akuzon për kontrata shumëmilionëshe, në konflikt të hapur interesi mes pushtetarëve dhe familjarëve të oborrit të pushtetit, në kurriz e dëm të popullit shqiptar, zonja deputete flet përçart për njerëz të njohur të Edi Ramës që paskan lidhur privatisht kontratë me shokun e saj të jetës. Në një deklaratë për shtyp, deputetja socialiste Eglantina Gjermeni, tha se në Shqipëri ka qindra-mijëra kontrata mes personash fizikë dhe Partia Socialiste nuk është kundër të drejtës kushtetuese e ligjore të asnjë individi për të bërë biznes. “Ne nuk jemi kundër zonjës Vokshi dhe nuk e akuzojmë shokun e saj të jetës apo qoftë edhe djalin e Sali Berishës thjesht pse merren me biznes. Jo. Ne i akuzojmë këta pushtetarë që përmes abuzimit me fuqinë e pushtetit të qytetarëve po pasurojnë familjet e farefisin e tyre, duke grabitur Shqipërinë dhe varfëruar shqiptarët. Merreni me durim zonja e zotërinj, transparenca e bëmave tuaja të turpshme sapo ka filluar”, theksoi zyrtarja e PS.

REAGIMI

Bashkia për Vokshin: Hajduti bërtet, kapni hajdutin

TIRANË – Në përgjigje të akuzave të deputetes Vokshi, reagoi dhe Bashkia e Tiranës, duke thënë se pushtetarët që kanë akuzuar gjatë këtij viti bashkinë, të cilëve u shtohet edhe deputetja demokrate, janë në një listë padish penale e civile që ne kemi depozituar për këto shpifje të ulëta. “Hajduti bërtet, kapni hajdutin”, thotë populli, ndërkohë që ky popull është përditë e më syhapur për të parë atë që fshihet pas akuzave bajate që të akuzuarit në pushtet ngrenë ndaj Bashkisë së Tiranës, sa herë dalin në shesh të palarat e korrupsionit të tyre”, u shpreh zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florion Serjani. Sipas tij, kjo Bashki përbaltet sa herë që kundërshtarët e Edi Ramës duan të shmangin vëmendjen e publikut nga skandalet ku përfshihen. Ai tha se ky avaz nuk do t’i pengojë të vazhdojnë me sukses punën e tyre në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu, zyrtari i Bashkisë shprehu keqardhje që qeveria nuk bën do të njëjtën gjë, sepse qytetarët janë prej kohësh jashtë vëmendjes së saj./shekulli/

Arrestohet sërish Efraim Diveroli, trafikanti do përballet me akuza të reja
Efraim Diveroli i njohur si trafikant armësh, pronar i kompanisë AEY, si dhe për arritjen e një kontrate 300 milion dollarëshë me Pentagonin për të blerë dhe shitur municione në Afganistan, është arrestuar sërish dhe po mbahet në paraburgim në Florida.

Efraim Diveroli u arrestua të premten shkruan New York Times, në “Brevard County”, Florida” dhe do të përballet të hënën e ardhshme me akuza të reja, për posedim të armëve të zjarrit pa leje.

Të hënën që shkoi Diveroli u paraqit në një seancë të shkurtër në Gjyaktën e Orlandos, ku u mor masa e dënimit për të “burg pa afat”.

Diveroli në vitin 2007 nënshkroi një kontratë më Pentagonin për të blerë municione nga vendet e ish-Bllokut dhe për ti shitur ato në Kabul, Afganistan

Municionet do të shiteshin nën emrin e kompanisë së tij AEY Inc, përfshirë granatahedhës, mortaja, artileri të rëndë si dhe dhjetra milionë pushkë kallashnikov dhe mitralozë, të clat do tu shpërndaheshin forcave afgane në luftë kundër Talebanëve.

Në 2008 shkruan më pas New York Times, ne hetuam se ai po shiste Kallashnikov dhe municione të vjetra me origjinë kineze, të cilat paketoheshin në amballazh të ri në Shqipëri, dhe kjo kontratë më pas u pezullua nga SHBA

Sipas New York Times, Diveroli ishte në pritje të dënimit për akuzat e mëhershme ndërsa tani ai do të përballet me akuza të reja.(Shekulli)

SHBA i refuzoi vizën, në gjendje depresive i riu tentoi të vetdigjej
Një person shkaktoi jo pak panik dje në mesditë në rrugën e Elbasanit, përballë fakutletit të Gjuhëve të Huaja në portën hyrëse të Ambasadës Amerikane në Tiranës, ndërsa kërcënoi se do të digjte veten me benzinë, ndërsa në dorë mbante një shishe në të cilën kishte lëndën djegëse. Policia tha zyrtarisht se autori ishte në gjendje depresioni dhe përdorues i lëndëve e substancave narkotike, por burimet thanë se ai ishte mjaft mirë mendërisht dhe psikologjikisht, për shkak se i ishte refuzuar viza për herë të dytë nga misioni diplomatik i ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Ngjarja ndodhi dje në mesditë rreth orës 12:00, kur Bledar Arapi, 26 vjeç, nga Fieri dhe banues në rrugën “Sadik Petrela”, për disa minuta shkaktoi panik në zonën për rreth selisë diplomatike më të rëndësishme në Tiranë, kur kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes. Lokalet për rreth u evakuuan nga policia, e cila mbërriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe nisi të negocionte me personin. Në të kundërt, pavarësisht pretendimeve të Arapit, policia zyrtarisht tha se personi nuk ka pasur pretendime ndaj Ambasadës Amerikane.

Kërcënimi

Bledar Arapi, 26 vjeç, nga Fieri dhe banues në lagjen Kodra e Priftit, në rrugën “Sadik Petrela” , rreth orës 12:15 minuta, u afrua pranë traut të ambasadës dhe kërcënoi se do të vetëdigjej. Dëshmitarë të ndryshëm thanë se ai mbante në dorë një shishe plastike një litër e gjysmëshe të mbushur me lëng, ndërsa kërcënonte se do të vetëdigjej. Këtë kërcënim, sipas burimeve të policisë, ai e përsëriti disa herë ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa personeli i sigurisë së ambasadës ishte ngritur në nivelin më të lartë të sigurisë, në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme. Në pak minuta pas mbërritjes së patrullave të policisë së komisatiriatit nr.1, personi u neutralizua ndërsa ai u shoqërua fillimisht në ambientet e këtij komisariati. Aty një oficer i policisë gjyqësore i mori deklarimet ndërsa ai pohoi se i ishte refuzuar viza dhe kishte kryer aktin në shenjë proteste.

Pas marrjes së deklarimit në komisariatin nr.1, Arapi, u përcoll në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku specialistët e Antiterrorit, morën në pyetje këtë të fundit në lidhje me aktin e tij. Para tyre Arapi përsëriti të njëjtin pretendim, kur pohuar se i ishte refuzuar viza dy herë. Ndërkaq pas marrjes së deklarimit të tij, policia ka administruar shishen me lëndën djegëse si provë materiale. Ndërkaq hetuesit e antiterrorit, morën në pyetje edhe disa punonjës të personelit të sigurisë të Ambasadës Amerikane të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentin e incidentit. Këta të fundit nuk lanë madje as kamerat dhe as gazetarët të filmonin skenën ku po ndodhte ngjarja, duke e cilësuar veprimin për arsye sigurie. Ndërkaq, pas veprimeve në vendin e ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, policia përcolli në prokurorinë e Tiranës, materialet përkatëse në ngarkim të Arapit, me akuzën e prishjes së rendit e qetësisë publike.

/shekulli/

Basha i kërkon para për makina, Bode nuk i jep asnjë qindarkë
Tabelat me propozimet e Ministrive në lidhje me shpenzimet që ato kanë parashikuar për 12 mujorshin e ardhshëm janë një pasqyrë e plotë projekteve që pritet të realizohen në vitin 2011. Sipas udhëzimit për përgatitjen e buxhetit, të lëshuar disa javë më parë nga Ministri i Financave, Ridvan Bode, të gjitha ministritë kanë bërë kërkesat e tyre për fonde duke renditur edhe projektet për të cilat do të shpenzohen paratë. Kërkesat kanë shkuar pranë Ministrisë së Financave e cila ka bërë nga ana e saj vlerësimin për secilin projekt si dhe shumën që do të akordohet. Ndër to, bie në sy kërkesa e Ministrisë së Brendshme për një fond shtesë rreth 626 milionë lekë për blerjen e autoveturave në shërbim të Policisë së Shtetit si dhe të rreth 500 milionë lekëve për armatime. Por, Ministria e Financave duket se ka pasur mendim ndryshe për këto kërkesa duke mos i financuar në masën e kërkuar këto projekte. Kërkesa për 626 milionë lekë shtesë është kthyer totalisht mbrapsht duke mos miratuar asnjë qindarkë, ndërkohë që është marrë disi parasysh projekti tjetër, ai për blerje armatimi për Policinë e Shtetit. Për këtë projekt, Ministria e Brendshme kishte kërkuar rreth 500 milionë lekë shtesë ndërsa financat kanë miratuar vetëm 200 milionë.

Një sasi të konsiderueshme parash shtesë ka kërkuar edhe Ministria e Transportit dhe Punëve Publike. Vetëm për projektin e rrugës Elbasan – Tiranë me tunel janë kërkuar shtesë rreth 9 miliardë e 700 milionë lekë, shumë e cila është miratuar e tëra nga ana e Ministrisë së Financave. Para shtesë janë kërkuar edhe për segmentin Kalimash-Kukës-Morinë. Pas miratimit të fondit fillestar për të përcaktuar për vitin 2011, transportet kanë parë të arsyeshme të kërkojnë edhe një shtesë prej 1.5 miliardë lekësh për këtë aks. Shuma të konsiderueshme parash shtesë janë kërkuar edhe për projekte të tjera rrugësh, nga ana e Ministrisë së Transporteve, siç është segmenti Shkodër- Hani i Hotit, Qukës-Qafë Plloç, Unaza e Durrësit, Kuçovë-Belsh-Cerrik, etj.

Shtesë fondesh gjithashtu ka kërkuar edhe Ministria e Shëndetësisë. Vasili ka kërkuar rreth 1.6 miliardë lekë shtesë për blerjen e pajisjeve për nëntë spitale rajonale në vend. Nga këto janë miratuar vetëm 1 miliardë. Në mungesë të fondeve të konsideruara të nevojshme nga ana e saj, tashmë kjo Ministri duhet të zgjedhë midis projekteve të shtruara në tavolinë se ku është më e domosdoshme të investojë. Një problem i ngjashëm është hasur edhe gjatë hartimit të buxhetit të këtij viti në komisionet kuvendore midis përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe atyre të Financave. Bëhej fjale për disa investime në ndërtimin e ambienteve të reja, të cilat nuk u mbështeten plotësisht me fondet e kërkuara. Ka të ngjarë që një debat i tillë të përsëritet sërish nëse tabelat dërgohen në formën aktuale për diskutim në Kuvend.

Në tabelën e propozimeve të Ministrive për shtesë fondesh bie në sy kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo ministri ka kërkuar më shumë para nga ekzekutivi për hapjen e dy ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Australi dhe Afrikën e Jugut si dhe të dy konsullatave në Kretë dhe Mynih. Krahas kësaj, fonde shtesë janë kërkuar edhe për përmbushjen e detyrimeve financiare që vendi ka ndaj organizatave ndërkombëtare ku bën pjesë si NATO, Organizata e Konferencës Islamike, etj. Përpilimi i buxhetit është ende në fazë propozimesh, ndërkohë që edhe pas hartimit të tij të tij, ai do të diskutohet më tej edhe në Komisionet Kuvendore në të cilat institucionet do të parashtrojnë edhe njëherë kërkesat e tyre nëse kanë mbetur të pakënaqura nga fonde që u janë ndarë.

626 mln lekë është fondi shtesë që ka kërkuar Basha për makinat për Policinë e Shtetit

500 mln lekë është fondi shtesë që ka kërkuar Basha për armatime për Policinë e Shtetit

1.5 mld lekë	është fondi shtesë që ka kërkuar Olldashi për aksin Kalimash-Kukës-Morinë

9.7 mld lekë është fondi shtesë nga Ministria e Transporteve për rrugën Tiranë – Elbasan

1.6 mld lekë është fondi shtesë që ka kërkuar Vasili për pajisjen e 9 spitaleve rajonale.(Shekulli)

Selmanllari padit deputetin Shalsi
Biznesmeni Rrahman Selmanllari, i njohur si mik i djalit të kryeministrit Berisha ka depozituar sot një padi për shpifje kundër deputetit të Partisë Socialiste Eduard Shalsi.

Avokati i Rrahman Selamnallarit, Genc Gjokutaj depozitoi padinë sot në Gjykatën e Lartë, me motivacionin, ” Padia është ngritur pasi në datat 16, 17, 18 Gusht Shalsi ka shpifur ndaj Rrahman Selmnallarit për kompaninë e tij Stream Oil”

Ndërkaq Partia Socialiste ka denoncuar për ditë me rradhë dukie sjelle fakte të reja mënyrën e pasurimit të ish këshilltares së Sali Berishës dhe deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi.

Në vazhdën e fakteve të publikuara prej ditësh deputeti i PS-së, Eduard Shalsi në një deklaratë për shtyp paraqiti të tjera fakte që sipas tij hedhin dritë mbi dyshimet se kompanitë ku është bashkëpronar bashkëshorti i Albana Vokshit janë vetëm një fasadë për të kamufluar përfshirjen në këto biznëse të familjes Berisha.

“Sipas formularit të regjistrimit të degës në Shqipëri të :Stream Oil” rezulton se kjo kompani dhe kompania “”Vizion Construction” e bashkëshortit të Albana Vokshit dhe sekserit të Shkëlzen e Sali Berishës, Rrahman Selmanllari kanë të njëjtën godinë”-tha Shalsi

Më tëj ai theksoi se, “Në Prill 2008 Tartari emërohet përfaqësues ligjor i Stream Oil dhe vetëm pak ditë më pas zhvendoset në të njëjtën godinë kompania Vision Construction ku aksioneri tjetër është sekseri i familjes në pushtet Selmanllari”

Duke theskuar se këto fakte të paraqitura nga PS ende nuk kanë marrë një përgjigje, ai tha se këto fakte janë vetëm maja e aisbergut të korrupsionit në të cilin është zhytyr kokë e këmbë ky pushtet.

Partia Socialiste ka bërë publike dje të tjera fakte që flasin për një pasurim korruptiv të deputetes së PD-së Albana Vokshi.

Duke vënë theksin tek heshtja e Berishës, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Eduard Shalsi solli para gazetarëve disa fakte të reja.

Ai solli në vemendje kompaninë Vision Construction sh.p.k, e cila sipas tij është në bashkëpronësi te zotit Tartari dhe të një emri të njohur si për opinionin publik ashtu edhe për Kryeministrin. Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, apo edhe si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha.

Më tej ai tha se emri i Selmanllarit na kujton të gjithëve përfshirjen e tij në çeshtjen e Gërdecit, Orikumit apo në shumë afera të tjerë.

“Për më tepër, objekti i biznesit i kësaj firme është “tregtimi i karburanteve dhe vajrave lubrifikuese,” të cilat prodhohen nga fushat e naftës e gazit që i janë falur me koncesion nga Sali Berisha, Arian Tartarit për llogari të firmës së tij Stream Oil”, -theksoi Shalsi

Nuk mund tu shmangesh dot pikëpyetjeve në këtë histori vazhdoi më tej Shalsi ndërsa i bëri thirrje opinionit publik që ti japë vetë përgjigje pyetjes: A është heshtja e Kryeministrit e detyruar nga përfshirja e drejtpërdrejtë e tij e familjes së tij në këto afera korrupsioni?

Partia Socialiste bëri sot një ftesë publike që të sqarohen këto lidhje, pasi sipas tyre heshtja do të thotë pranim i fajit.

Inspektorati i Lartë i deklarimit të Pasurive ka nisur verifikimin e pasurive të zyrtarëve të lartë. Nga verifikimi nuk do të mund t’i shpëtojnë as kreu i shtetit Bamir Topi apo emra të tjerë nga klasa politike.

Sipas ligjit për deklarimin e pasurive, të zgjedhurit nga populli, punonjësit e shërbimit publik,etj, janë të detyruar që të paraqesin pranë ILDKP-së një procesverbal, ku të kenë paraqitur të gjitha të ardhurat e tyre vjetore, pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare, etj.

Pas përmbylljes së këtij procesi, ILDKP, ndër mijëra emrat që kanë bërë këtë vetëdeklarim, bën një verifikim të plotë të atyre që zgjidhen nëpërmjet një shorti që zhvillohet në ambientet e këtij institucioni, të cilët sipas ligjit duhet të korrespondojnë me 4 përqindshin e numrit total të zyrtarëve dhe të zgjedhurve që janë subjekt verifikimi. Për kalimin në kontroll të plotë të zyrtarëve,një formë tjetër është edhe nisja e hetimit administrativ për shkak të informacioneve nga burime të ligjshme, si edhe nga media e opinioni publik.

Pra, Inspektorati i Lartë mund të kalojë për kontroll të plotë në çdo kohë çdo subjekt, për të cilin ngrihen dyshime, sidomos publike. Në kontroll do të kalojë pasuria edhe e disa deputetëve të Kuvendit për të cilët ka dyshime edhe pse ligji për funksionin “deputet” ka përcaktuar që kalimin në kontroll të plotë duhet të bëhet çdo katër vjet. Mes personave të cilëve do u kontrollohet pasuria. Mes tyre është edhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i cili akuzohet prej opozitës se ka abuzuar me detyrën duke përfituar shuma të konsiderueshme. Ajo ka kërkuar një përgjigje për mënyrën se si ministri Prifti i bëri 1.8 milionë euro. Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti në vitin 2007 mori një borxh prej 30 milionë euro për të filluar aktivitetin e tij në kompaninë Fortis 2. Një vit më vonë ai e pagoi këtë borxh dhe në vitin 2009, periudhë e krizës globale, i shiti aksionet e tij kundrejt vlerës marramendëse të 1.8 milionë eurove. Për të përfituar 45% të aksioneve të kompanisë Fortis 2, Prifti ka deklaruar se ka gjetur kredinë prej 5 milionë eurosh, ndërsa ortaku i tij ka vendosur si kapital 27 hektarë tokë dhe 1 milionë euro kesh.

Dyshimet që ngrihen nga deklarimi i pasurisë së ministrit Prifti që nga blerja e aksioneve deri tek shitja e tyre do të jenë edhe pikat prej nga do të nisë hetimi në ILDKP. Në hetim do të jetë edhe pasuria e deputetes Albana Vokshi. Socialistët e akuzojnë se ka shfrytëzuar pozicionin e saj si këshilltare e kryeministrit për ekonominë, për t’i dhënë burrit të saj koncesione pa tender, por përmes pikëve bonus të firmosura nga vetë kryeministri.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi i është përgjigjur akuzave të njëpasnjëshme të PS-së në lidhje me pasurinë e saj.

Në reagimin e Vokshit thuhet se PS po ngre tym pa paraqitur asnjë fakt konkret dhe se është e gatshme t’i nënshtrohet cdo lloj hetimi

“As unë dhe as familja ime nuk kemi ndikuar në asnjë rast në marrjen e licencave apo lejeve koncensionare në favor të Arjan Tartarit”- u shpreh Vokshi

Më tej në deklaratën e saj deputetja Vokshi tha se me nisjen e seksionit të ri parlamentar do të kërkoj nisjen e hetimve për Edi Ramën në lidhje me :

“1-Fshehjen e pasurisë, deklarimin e vetëm 3000 Euro pasuri ndërkohë që ka betonizuar gjithë Tiranën dhe ka dhënë lejet e ndërtimit në favor të vetëm dy firmave të ndërtimit.

2- Konfliktin e interesit për dhënien e lejeve të ndërtimit nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i PS-së vartësve të tij politikë që sot janë deputetë.

3-Përdorimin e drogës dhe pasojat që ajo ka sjellë në veprimtarinë e tij.

4-Dhunën sistematike të ushtruar ndaj grave dhe marrëdhëniet me të birin”

Gjatë ditës partia socialiste nëprmjet deputetit Besnik Bara bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të flase per firmen qe ka vene ne koncensionet e dhena per llogari te bashkeshortit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi.

Deputeti Bare gjate nje komunikimi me mediat, ka bere publike skemen e perfitimit te pasurise permes favoreve dhe korrupsionit, duke nxjerre ne pah motren e Vokshit, drejtoreshë e Ministrit të Ekonomisë.

“Motra që propozon koncesionet, dhe koncesionet i jepen kunatit. Kjo është skema korruptive e Shtetit të Motrave. Mimoza Vokshi drejtoreshë sygjeron, Albana Vokshi këshillon dhe Berisha në karrigen e kryeministrit firmos për burrin e motrës së vogël Vokshi, pra për bashkëshortin e Albanës. Kjo është skema për të përfituar 4 miliard dollarë pasuri të shqiptarëve. Berisha sot bën mirë të mos heshtë por të flasë, firmën e ka vënë ai për këto 4 mld dollarë pasuri publike”- tha Bare.

Sipas tij, Berisha sot duhet t’u japë llogari shqiptarëve si ka firmosur pikët bonus, vetëm e vetëm që burri i Albanës të merrte katër koncensione në naftë dhe gaz, po ashtu edhe dy Hidrocentrale?

Dje Partia Socialiste, në vijim të denoncimit për përfitimin pasuror të deputetes së PD-së, Albana Voshki ka bërë apel për dorëzimin e imunitetit të saj dhe hapjen rrugë për hetimin.

Gjatë një deklarate për shtyp, nënkryetarja e grupit të PS-së, Vasilika Hysi ka thënë se dorëzimi i imunitetit duhet bërë që t’i hapet rruga drejtësisë, “e cila qoftë për zonjën Vokshi, qoftë për zotin Prifti, duhet të fillojë hetimet sa më shpejt lidhur me korrupsionin dhe vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve”.

Partia Socialiste ka denoncuar disa here me radhe menyren e pasurimit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi, ish këshilltare për ekponominë e kryeministrit Sali Berisha. Deputeti socialist Artan Gaci gjatë një komunikimi me mediat ka deklaruar se Berisha i kaloi burrit të këshilltares kontrata për nxjerrje nafte nga nëntoka shqiptare për 25 vite. “Rezervat e naftës në zonat ku kompania e Albana Vokshit punon, kapin një vlerë tregu prej afër 4 miliardë dollarësh, sipas një llogaritjeje të vetë kompanisë. Kompania e Vokshit dhe Tartarit po nxjerr miliona dollarë duke paguar shtetin shqiptar me thërrime. Sali Berisha i ka falur deputetes Vokshi pasurinë publike të shqiptarëve. E kuptoni Sali Berisha i ka falur Albana Vokshit 4 miliardë dollarë të pasurisë publike. Ndërsa taksat që paguan kjo kompani në arkën e shtetit janë qesharake, 2-6%.”- tha ai.

Me heret, deputetja socialiste Olta Xhaçka ka treguar me fakte se bashkëshorti i zonjës Vokshi, babai i fëmijës së saj është një nga aksionerët kryesorë të një kompanie të regjistruar në ishujt Kajman, e cila aktualisht vepron në fushën e nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror në Shqipëri.

Para saj, ka qene deputetja Mimi Kodheli ka treguar me dokumente të Këshillit të Ministrave favoret që i janë bërë deputetes Vokshi, që në legjislaturën e kaluar ka qenë këshilltare ekonomike e Berishës. Sipas saj, me vendim qeverie i jane dhene dy hidrocentrale deputetes Vokshi.

Pasuria, pronat e padeklaruara të Albana Vokshit, deputetes së PD

TIRANË- Zbulohen dokumentet që vërtetojnë pasurinë miliona dollarëshe të bashkëshortit të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Arian Tartari sot ka në pronësinë e tij gjashtë milionë aksione ose pak më shumë se 10% të vlerës së kompanisë “STREAM OIL & GAS LIMITED”, të cilat bazuara në vlerën e aksioneve në bursen e Toronto Stock Exchange vlejnë 3,78 milione dollarë. Megjithëse znj. Vokshi në Shqipëri nuk deklaron asnjë kacidhe nga këto të ardhura, kjo pasuri është e deklaruar në insitucionet e qeverisë kanadeze, ku ekziston dokumentacioni i plotë i shoqërisë “STREAM OIL & GAS LIMITED”. Po përveç kësaj kompanie që me vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka ekskluzivitetin e kërkimit dhe përpunimit të hidrokarburanteve, z. Tartari rezulton të jetë aksioner dhe në katër shoqëri të tjera që çuditërisht po me vendime të Këshillit të Ministrave përfitojnë koncesione nga qeveria shqiptare. Ajo që bie në sy është fakti që të gjitha këto shoqëri janë krijuar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe aksionerë janë njerëz të përfolur si të afërm me familjen kryeministrore.

Pasuria

Asnjë nga pesë shoqëritë ku Tartari është aksioner nuk ndodhet në formularin që Albana Vokshi ka dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Nëse behet fjalë për biznesin e arit të zi në Shqipëri, aksioner do të jetë patjetër bashkëshorti i znj.Vokshi. Po kështu nisur nga dokumentacioni zyrtar, Arian Tartari rezulton të jetë përfaqësues edhe në shoqëri ndërtimi, turizëm apo dhe të eksport importit ku për të marrë ekzluzivitetin në treg nuk kanë munguar as VKM- e kryeministrit.

Kështu në bazë të dokumentacioneve zyrtare, bashkëshorti i znj. Vokshi rezulton të jetë përfaqësues i shoqërisë “VISION CONSTRUCTION”. Kjo kompani është krijuar në vititn 2007 dhe operon në fushën e ndërtimit, prodhim materiale ndertimi, tregti mallrash të ndryshëm etj. Një tjetër kompani ku z. Tartari behet aksionet vetëm një vit më vonë është “TREVI Group” dhe ka objekt të punës së saj punime dheu, sistemime, ndërtime civile, vepra arti, tregti artikuj të ndryshëm.

Duket se jashtë vëmendjes së z. Tartari nuk janë as ndërtimi i ujësjellësve dhe kanalizimet. Referuar dokumentacioneve, bashkëshorti i znj. Vokshi rezulton të jetë i përfshirë dhe në shoqërinë “ART – CONSTRUCTION”, ku objekti kryesor i veprimtarisë së saj është pikërisht kjo fushë. Një tjetër shoqëri e krijuar po gjatë qeverisjes së PD-së dhe ky z. Tartari rezulton të jetë aksioner është “ALBAENERGIAPLUS” sh.p.k. Megjithëse ishte një vit e krijuar, me vendim të Këshillit të Ministrave kjo shoqëri e përfaqësuar nga bashkëshorti i znj. Vokshi arrin të përfitojë marrëveshje koncesionare në ndërtimin e hidrocentraleve në vend. Por për të gjithë këtë aktivitet tregtar të bashkëshortit të saj, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnjë të dhënë. Fletët e saj të deklarimit të pasurisë, tre të tilla, janë mbushur me ca llogari bankare që nuk i kalojnë vlerën e një milion lekëve të vjetra, dhe pensionin e të atit.

Skandali, deputetja e PD fsheh pasurinë katër milionë dollarëshe

Albana Vokshi, deputetja e partisë Demokratike dhe ish këshiltarja e kryteministrit për çështjet ekonomike jeton me pensionin e babait të saj. Megjithëse kjo është e pabesueshme qoftë edhe për një fëmijë është pikërisht ajo çfarë ka deklaruar deputetja e Partisë Demokratike Vokshi. Nga ajo që ka deklaruar deputetja sheh se znj. Vokshi jo vetëm që është e varfër por e gjithë pasuria e saj, buron nga puna që ka kryer në insitucionet shqiptare që nga ish këshilltare e kryeministrit berisha, anetare bordi të OSSH e deri tek rroga si deputete e parlamentit Shqiptar. Në tre faqe të deklarimit të pasurisë, znj. Vokshi nuk ka shkruar asnjë rrjesht për të ardhurat nga kompania e bashkëshortit të saj, që vitet e fundit operon me fonde të dhëna dhe nga shteti shqiptar.

Pasuria

Përkundër sa ajo ka deklaruar, Albana Vokshi I ka l kaluar shifrat me gjashtë zero në llogarinë e saj bankare. Nga të ardhurat që disponon familja e deputetes së partisë Demokratike znj. Vokshi mund të përfshihet ndër familjet e kamura të këtij vendi të varfer. Dhe kjo fale aktivitetit të firmës së bashkëshorit që është një ndër firmat e privilegjuara të qeverisë për dhënien e fondeve publike. Për kundër këtyre të ardhurave, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnjë kacidhe përsa i përket këtij aktiviteti që zotëron familja e saj. Në deklaratën e pasurisë, znj, Vokshi ka relatuar si pasuri, një llogari bankare prej 11 mijë dollarësh ndërkohë që ka dhe një kredi prej prej 30 mijë eurosh. Përsa I përket llogarive të saj bankare zonja Vokshi i ka argumentuar të ardhurat e saj si rezultat i punës që ka kryer gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Por në fakt është krejt e kundërta. Pasuria e kuotuar në bursat ndërkombëtare të zonjës Vokshi është të paktën 4 milion dollarë amerikanë. Pasuri kjo për të cilën deputetja nuk nuk deklaron asnjë kacidhe. Bëhet fjalë për shoqërinë “STREAM OIL & GAS”, ku bashkëshorti I Albana Vokshit është aksioner dhe administrator I shoqërisë. Shoqëria është e kuotuar në bursat ndërkombëatre ka 49,9 milione aksione. Në bazë të vlerës së aksioneve sipas tregut të bursave, kompania vlen 31 milion dollare amerikane. Kur aksionet e kësaj kompanie janë hedhur ne bursë, paratë e nxjerra i kane shkuar kompanise dhe pronareve të saj fillestar, një ndër të cilët është bashkëshorti i znj. Vokshi. Përtej këtyre fitimeve që përllogatiten million dollare, z. Tartari ka ka në pronë 6 milione aksione ose 10% të shoqërinë “STREAM OIL & GAS”. Këto aksione të bazuara në vleren e aksioneve në bursën e Toronto Stock Exchange ku shiten dhe blihen, vlejne 3,78 milione dollarë. Veç kësaj, po në bazë të dokumentave Arian Tartari ka vetem 500 mije aksione me pak se Kryetari i Bordit të Drejtoreve dhe Presidenti i shoqërisë “STREAM OIL & GAS”,

Sotirios Kapotas. Fakt ky që tregon se z. Tartari është duke u kompesuar për shumë më shumë se çfarë prezupozon titulli i tij. Referuar dokomentave të kësaj shoqërie që kohet e fundit ka akses të plotë në marrjen e ndërmarjeve me konçesion apo dhe në sektorin e punëve publike, z. është kthyer në njëriun më të fuqishëm të kompanisë. Jo më larg se dy vjet më parë z. Tartari dhe Kapotas janë të vetmit aksionere që kanë të drejtën e votës për vendim-marrje të shoqërisë. Të gjithë të tjerët janë pasive. Por me gjithë të ardhurat miliona dollarëshe që z. Tartari siguron në shoqërinë e tij, Albana Vokshi nuk ka të deklaruar asnjë kacidhe për veç pensionit të babait të saj, 253 mije lekësh. Por përkundër sa deklaron znj. Vokshi, bashkëshorti i saj Arian Tartari, rezulton të jetë bashkëaksioner në disa kompani të tjera me miq të tjerë të familjes kryeministrore. Dhe referuar të dhënave zyrtare aktiviteti i viteve të fundit të bashkëshortit të deputetes së Partisë Demokratike, znj. Vokshi s’është gjë tjetër veçse krijim shoqërish, nëpërmjet të cilave ka fituar jo pak punë publike të ardhurat këto për të cilat znj. Vokshi nuk shkruan asnjë rrjeshtë në deklaratën e saj të pasurisë.

Qeveria ia dha të drejtën e shfrytëzimit të naftës “firmës kanadeze” që rezulton se drejtohet nga Arjan Tartari

Arian Tartari, bashkëshorti i deputetes Vjollca Vokshi ka përfituar në koncesion nafte që i jep të drejtën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës nën emrin e një kompanie kanadeze.Falë vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, Tartari posedon të drejtën e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës nga Ballshi e deri në Devoll. Por edhe pse kompania është prezantuar si kanadeze, ajo rezulton që të jetë nën drejtimin e Arjan Tartarit dhe një shtetasi grek që si zyrë ka Ishujt Kajman, një zonë e njohur për ngritjen e firmave fantazmë pasi legjislacioni fiskal është shumë liberal. Bëhet fjalë për shoqërinë “STREAM OIL & GAS” ku më 23 gusht të 2009 qeveria shqiptare miraton marrëveshjen e koncesioni me këtë kompani për shfrytëzimin e vendburimeve kryesore në vend. Kështu në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, kompania “STREAM OIL & GAS”, është sot menaxhere e këtyre vendburimeve. Për 25 vjet kjo shoqëri ka të drejtën e kërkimit, përpunimit dhe tregtimin të naftës dhe gazit në të cilën pritet të prodhohet. “Vendosim miratimin e marrëveshjeve hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Ballsh-Hekal, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited”. Miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Gorisht-Kocul, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited.Miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Cakran-Mollaj, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited, Miratimin e marrëveshjes hidrokarbure, për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Delvinës, ndërmjet Albpetrol, sha-së, dhe STREAM OIL & GAS Limited”- thuhet në vendimi e këshillit të ministrave të datës 23 gusht 2009.

Konçesionete hidrocentraleve

Arjan Tartari, burri I deputetes Albana Vokshi rezulton te jetë njeriu më I priveligjuar I qeverisë së kryeministrit Berisha. Firmat në të cilat ai është aksioner apo dhe administrator fijnë të drejten e koncesioneve apo dhe fondeve publike nga qeveria shqiptare. Bëhet fjalë për koncesionet e firmosura nga qeveria Berisha në tetor të vitit 2007-të dhe fituese është një firmë që ka për aksionerë dy njerëz të njohur të kryeministrit, bashkëshortin e këshilltares së tij për çështjet ekonomike, Albana Vokshit, dhe mikut të kahershëm të familjes, Rahman Selmanllarit.Në korrik të vitit 2007-të, me vendim të Këshillit të Ministrave, miratohet marrëveshja për dhënien në koncesion të ndërtimit të hidrocentraleve. Kanë qenë vendime maratonë të kryeministrit këto, ku ndërmjet tyre është dhe ndërtimi i hidrocentralit në Suha. Firma fituese e koncesionit shpallet “Albanergiaplus” Sh.p.k. Aso kohe, marrëveshja u reklamua si sukseset e radhës së qeverisë dhe se projekti do të ulte ndjeshëm importimin e energjisë elektrike. Në fakt, më shumë se sa zbutja e krizës së energjisë elektrike, bie në sy fakti se si firma arrin të fitojë këto koncesione. Në këtë kohë që është firmosur marrëveshja, znj. Vokshi kryente detyrën e këshilltares së kryeministrit për çështjet ekonomike. Referuar të dhënave zyrtare të regjistrit të shoqërive zyrtare, bëhet me dije se kjo shoqëri është krijuar më 4 prill të vitit 2006. Por, kjo nuk e ka penguar z. Tartari që vetëm një vit më pas të fitojë një marrëveshje koncesioni, qoftë në sektorin e prodhimit të energjetikës në vend dhe atë të përpunimit të naftës.(Shekulli)

‘Kutitë digjen pasi Topi të ketë dekretuar datën e zgjedhjeve vendore’
Me dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë nga puna për përgatitjen e zgjedhjeve dhe ku përfshihet djegia e kutive të votimit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për gazetën “Shekulli”, anëtari i KQZ, Klement Zguri. Ai sjell në vëmendje se ligji thotë që KQZ pasi përfundon i gjithë procesi dhe i ankimimit, është neni 178 pika 6, hap kutitë e materialeve zgjedhore. Sipas tij, ky nen e ka të fiksuar, procesverbalet dhe çfarë duhet që të shkojnë në arshivën e shtetit. Ndërsa, vijoi zyrtari i lartë i KQZ, fletët e votimit dhe kundërfletët digjen në mbikëqyrjen e tyre. “Pra, tani është ideja që në të gjithë kohë për të mos u futur në konfliktin që ishte ndërmjet partive politike, ne qëndruam, nuk ndërhymë. Me daljen e dekretit ne jemi të detyruar të vihemi në lëvizje, se ne nuk mund të pranojmë që të rrezikohen zgjedhjet për shkakun tonë se ne nuk bëjmë dot punët”, -deklaroi Zguri.

Kjo do të thotë që, sqaroi anëtari i institucionit të administrimit të zgjedhjeve, me daljen e dekretit të Presidentit, KQZ do të vendosë prioritetet e veta, sipas procedurave dhe afateve që kalon procesi zgjedhor, ku në vëmendje patjetër janë edhe infrastruktura, logjistika, ku kutitë e votimit janë një nga këto elementet. “KQZ do të vendosë prioritetet e veta dhe nisur nga afatet dhe procedurat nëpër të cilën kalon një proces zgjedhor. Kjo do të thotë që, edhe kutitë e votimit do t’i nënshtrohen detyrimit ligjor”, -shpjegoi procedurën Klement Zguri. Më tej, ai thekson se kohën e djegies së fletëve të votimit e vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Për sa i përket problemit mbi kutitë e fletëve të votimit që mban peng zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, Zguri thotë se është një konflikt që nuk është i përkthyer në ligj. “Kjo është situata e politikës në Shqipëri. Unë jam një institucion që eci përmes ligjit dhe veprimet e mia i bazoj në ligj. Nesër në rast se më rrezikohet procesi qoftë edhe për shkak se nuk janë gati kutitë, apo logjistika në përgjithësi, kush e mban përgjegjësinë konflikti apo institucioni?”, -vlerëson anëtari i KQZ.

I pyetur mbi propozimin e PS që fletët të mos digjen, por të blihen kuti të tjera, Zguri thotë se nuk i referohet as çfarë thotë PS dhe as çfarë PD, por çfarë ligji kërkon. “Në rast se ata bien dakord, janë problemet e tyre, por gjithsesi duhet t’i kthejnë në ligj, në akt normativ. Ne në momentin që flasim kemi Kodin Zgjedhor përpara dhe i referohemi atij. Nuk jam unë KQZ, është vendimi i KQZ që do ta vlerësojë. Por, është thjesht kujdesi që ne nuk mund të rrezikojmë procesin e ardhshëm”, vlerëson ai. Anëtari i institucionit të administrimit të zgjedhjeve theksoi se konflikti nuk është ligjor dhe po të ishte mund të kishin ndërhyrë kur kërkonte njëra palë që të digjen. Sipas tij, KQZ priti të gjithë këtë kohë dhe për të mos ndërhyrë në mes në një debat publik. “Gjithsesi ka një fund, nuk mund të shkojmë pambarim kështu. Në rast se ata nuk konkludojnë, nuk merren vesh, ne jemi të detyruar ta çojmë në këtë pikë”,- deklaroi Klement Zguri.

SOMARIO

Me daljen e dekretit të Presidentit, KQZ do të vendosë prioritetet e veta, sipas procedurave dhe afateve që kalon procesi zgjedhor, ku në vëmendje patjetër janë edhe infrastruktura, logjistika, ku kutitë e votimit janë një nga këto elementet. Kjo do të thotë që, edhe kutitë e votimit do t’i nënshtrohen detyrimit ligjor”

Kodi Zgjedhor/ Neni 178

Ruajtja e dokumentacionit

5. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve nga KZAZ-ja, komisioni i dërgon KQZ-së, në mënyrën e caktuar prej saj, të gjitha kutitë e vulosura të votimit me procesverbalet e votimit, vulën e komisionit, fletët e votimit të përdorura në zgjedhje, si edhe fletët e votimit të papërdorura.

6. Me marrjen e kutive të votimit dhe fletëve të votimit të papërdorura dhe pas përfundimit të afatit për ankimet, sipas këtij Kodi, KQZ-ja hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së.

Nga ana tjetër nënsekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, vlerësoi dje se dekretimi i datës së zgjedhjeve nuk ka të bëjë fare me procesin e asgjësimit të fletëve siç pretendohet. Në një prononcim të dhënë për gazetën “Shekulli”, zyrtari socialist sqaroi se nuk ka asnjë nevojë nga ana e KQZ për t’i asgjësuar fletët e votimit, pasi bëhet fjalë për gjysmën e kutive të mundshme të votimit. Gjithashtu ai sqaron se për sa i përket reformës zgjedhore do të ishte me vend, që deri në fund të nëntorit të hetoheshin zgjedhjet dhe më pas përmes një komisioni të adresoheshin disa nga rekomandimet, që do të vinin nga hetimi i zgjedhjeve.

FLETËT

Eksperti i selisë rozë tha dje se me dekretin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti nuk ka lidhje, nuk ndikon fare, nuk ka asnjë emergjencë për asgjësimin e fletëve të votimit, pasi zgjedhjet vendore parashikohen të bëhen në maj të vitit 2011. “Kështu që, çdolloj nxitimi për të djegur fletët e votimit thjesht mund të jetë i motivuar politikisht dhe nuk ka asnjë lloj qëllimi tjetër të arsyeshëm për përgatitjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka elementë të tjerë që duhet të merren me përgatitjen e zgjedhjeve dhe jo kjo”, -shpjegon Gjiknuri. Patjetër që KQZ, sipas tij, nëse e shikon të arsyeshme mund të vazhdojë përgatitjet e saj, gjërat përcaktohen në kod pak a shumë dhe nuk kanë pse të diskutojnë çështjen e asgjësimit të materialeve.

I pyetur se nëse do të digjen fletët e votimit çfarë qëndrimi do të mbajë Partia Socialiste, anëtari i kësaj partie deklaron se ka një qëndrim politik mbi këtë çështje dhe është publikisht i ditur tashmë. Ai sugjeron një zgjidhje praktike, që fletët e votimit të ruhen në arkiv dhe të mos digjen. “Nëse do të donin zgjidhje praktike, do të ishte më me vend që këto kuti, fletët e votimit të konservoheshin dhe nuk besoj se çështja ngelet për blerjen e disa kutive të tjerave. Nuk besoj se KQZ apo shteti shqiptar paska ngelur keq për pak para për të blerë disa kuti të tjera”, -sugjeron juristi i Partisë Socialiste.

REFORMA

Nënsekretari për Çështjet Ligjore në PS shpjegoi gjithashtu se si mund të kryhet reforma zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore. “Do të ishte me vend që në fillim të kryhej një hetim, këtë muaj deri në fund të muajit nëntor mund të kryhej hetimit i zgjedhjeve dhe në muajin dhjetor mund të ishte koha që të adresoheshin disa rekomandimet që do të vinin nga hetimi i zgjedhjeve, në bazë të zgjedhjeve gjithmonë. Kjo mund të ishte një zgjidhje e ardhshme”,- sqaroi Damian Gjiknuri. Sipas tij, nuk ka nevojë për amendime të karakterit radikal, sepse janë vetëm elementë pjesorë që kanë nevojë për ndryshime. “Nuk është momenti që të diskutojmë për sisteme zgjedhore, apo reformë tërësore zgjedhore, pra vetëm për çështjet që do t’i adresohen zgjedhjeve vendore, kjo do të ishte një zgjidhje”,- arsyetoi deputeti i Partisë Socialiste.

ZGJIDHJA

“Nëse do të donin zgjidhje praktike, do të ishte më me vend që këto kuti, fletët e votimit të konservoheshin dhe nuk besoj se çështja ngelet për blerjen e disa kutive të tjerave. Nuk besoj se KQZ apo shteti shqiptar paska ngelur keq për pak para për të blerë disa kuti të tjera”.

REFORMA

“Do të ishte me vend që në fillim të kryhej një hetim, këtë muaj deri në fund të muajit nëntor mund të kryhej hetimit i zgjedhjeve dhe në muajin dhjetor mund të ishte koha që të adresoheshin disa rekomandimet që do të vinin nga hetimi i zgjedhjeve, në bazë të zgjedhjeve gjithmonë.”

Ndërkaq nënkryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, deklaroi dje se vendimmarrja për të djegur fletët e votimit pas dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës nuk është emergjente. Në një prononcim për mediat, zyrtarja e lartë e KQZ deklaron se një vendimmarrje nga ky institucion për djegien e fletëve, duhet të vijë pasi PD dhe PS të kenë gjetur një zgjidhje mes tyre, mbi këtë pikë të nxehte. “Lidhur me fletët e votimit ka pasur konteste politike dhe sigurisht që një vendimmarrje e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk do të ishte shumë komode për të bërë atë pjesë teknike që pa diskutim do të merrte ngjyrime politike. Ky operacion për të pastruar kutitë e votimit, për t’i bërë gati për zgjedhjet e ardhshme, është një operacion që s’kërkon një kohë të gjatë, bëhet në një kohë të përshtatshme”, -vlerësoi nënkryetarja e KQZ-së. Ajo argumentoi se edhe zgjedhjet e pritshme vendore nuk janë pengesë për asgjësimin e kutive të votimi. Sipas saj, duke qenë përpara një afati 9-mujor, shprehu besimin që nuk ka prekur standardin e zgjedhjeve të ardhshme marrja e këtij vendimi apo administrimi i dokumentacionit zgjedhor të vitit 2009. “Këto kuti të materialeve zgjedhore bëhen gati për zgjedhjet e ardhshme dhe dërgohen në bazë vetëm tre ditë nga data e zgjedhjeve. Sigurisht 3-ditshi kërkon që baza materiale të jetë e gatshme. Por, edhe sikur edhe një muaj përpara ky operacion është i afrueshëm për t’u bërë”, -sqaron Dëshira Subashi. E pyetur mbi deklaratat se KQZ-ja po shkel ligjin dhe Kodin Zgjedhor, duke mos marrë një vendim për kutitë e materialeve zgjedhore, ajo thotë se nëse vendimmarrja merret për asgjësimin e kutive, materialet zgjedhore dërgohen në fillim në arkivat e shtetit dhe me pas fletët digjen.

Mazhoranca shmang kërkesën e socialistëve për hetimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare përmes hapjes së kutive dhe kërkon fillimin e punës për reformën zgjedhore së zgjedhjeve të ardhshme vendore. Megjithëse Partia Socialiste është shprehur e vendosur se reforma e ardhshme zgjedhore është e kushtëzuar me hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë propozuar uljen në tryezën e bisedimeve për çështjen e reformës, por duke mos përmendur në asnjë çast kërkesën e opozitës. Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka shkuar edhe më tej në analizën e tij, duke thënë se PS e ka humbur betejën për hetimin e fletëve dhe duhet të mendojë për ligjin konsensual për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Aleati i demokratëve, kreu i PLL, Ekrem Spahia, apeloi dje ndaj forcave politike që të nisin reformën zgjedhore, madje bëri edhe propozime konkrete. Ndërsa Presidenti i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, vlerësoi si të nevojshme që me nisjen e sesionit parlamentar të rishqyrtohet Kodi Zgjedhor.

PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, deklaroi dje se socialistët e kanë humbur betejën për hetimin e fletëve. “Ajo që duhet të mendojë opozita tashmë janë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ligji konsensual për organizimin e tyre”, -u shpreh për mediat, deputeti demokrat. Nga ana tjetër, megjithëse ai vlerëson se zgjedhjet e fundit parlamentare nuk ishin të përkryera, thotë se kontestime nuk ka vetëm ne Shqipëri. “Alternative e vetme që duhet të lexohet me sy objektiv nga Partia Socialiste është rezoluta e Parlamentit Europian. Kjo, është baza që do të rikthente kompromisin mes dy forcave kryesore politike në vend”, vlerëson zyrtari demokrat. Mazhoranca ka pranuar ngritjen e komisionit të ri hetimor, por ka kundërshtuar prej kohësh hetimin përmes fletëve të votimit. Tashmë, më shumë se 1 vit pas zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike vë theksin gjithnjë e më shumë tek reforma elektorale dhe fton Partinë Socialiste që të bëhet pjesë e saj.

PLL

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, kërkoi dje nisjen e punës për reformën zgjedhore në kushtet kur po afrohen zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një komunikim për mediat, lideri i PLL tha se në kushtet kur po afrohet afati i dekretimit të zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe caktimi i datës së zhvillimit të tyre është deri më datën 8 shtator, partitë politike kanë detyrimin që të fillojnë përgatitjet për Reformën Zgjedhore. Sipas tij, Kodi Zgjedhor ka nevojë për përmirësime të rëndësishme, të cilat janë evidentuar dhe në rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Ai ka sugjeruar se parimet e barazisë, mosdiskriminimit dhe transparencës duhet të zbatohen plotësisht, në mënyrë që ndaj asnjë subjekti zgjedhor të mos vendosen kufizime të njëanshme në procesin e regjistrimit, financimit të partive dhe kontrollit të votës. “Lëvizja e Legalitetit mendon se ndërtimi i një administrate zgjedhore jopartiake dhe ndryshimi i mënyrës së numërimit të votave duke përdorur skanimin e fletëve të votimit, do të ishin dy zgjidhje të thjeshta që do të rrisnin dukshëm besimin e elektoratit tek zgjedhjet”, propozoi Spahia.

PR

Presidenti i Nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, kërkoi dje nga klasa politike shqiptare që të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor për të mos penalizuar partitë e vogla. Në lidhje me ndryshimet në Kod, politikani republikan vlerëson se në shtator duhet të nisin medoemos punimet për fillimin e ndryshimeve. Sipas tij, logjikisht është mëse e nevojshme që partitë e vogla politike duhet të jenë të pranishme në parlament. Ai thotë se duhet të kemi 7-8 parti që të kenë një numër 10-15 për qind të votave në Parlament dhe kjo bëhet duke korrektuar këtë Kod Elektoral që kemi në fuqi. “Është një nevojë imediate që në shtator, me hapjen e parlamentit dhe të stinës politike duhet të niset me këtë gjë, me rishqyrtimin e Kodit dhe ligjit elektoral”, apeloi ndaj forcave politike, Presidenti i Nderit i Partisë Republikane.(Shekulli)