Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Aktualitet

KE, kontroll kushteve në ligjin e ri të Italisë për emigrantët

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Friday, 3 July 2009Pa Koment
KE, kontroll kushteve në ligjin e ri të Italisë për emigrantët

Komisioni i Bashkimit Evropian do të kontrollojë paketën e ligjeve të diskutueshme të sigurisë të aprovuar nga Italia, kundër emigracionit ilegal. “Duhet të shihet nëse paketa ligjore është në përputhje me të drejtën evropiane”, tha ministri i Drejtësisë, Jacques Barrot.

Sipas kësaj pakete, në të ardhmen futja ose kalimi ilegal në Itali do të shihet si vepër penale, e cila do të dënohet me gjobë deri në 10 mijë euro si dhe më dëbim të menjëhershëm.

Kush strehon migrantë ilegalë mund të dënohet me burgim. E lejueshme zyrtarisht është edhe krijimi i grupeve vullnetare qytetare, si ato që janë krijuar tashmë në veri të Italisë.

Për të tilla rregulla që ai përmban, ka qenë një ligj mjaft i diskutueshëm në Itali, miratimi i të cilit u shoqërua me një fushatë të tërë kundërshtish dhe debatesh nga ana e përfaqësueve të shoqërisë civile, opozita, por edhe vetë ministra.(corriere)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.