Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Aktualitet

Ministri i Jashtëm suedez Bildt flet për zgjedhjet në Shqipëri

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Wednesday, 1 July 2009Pa Koment
Ministri i Jashtëm suedez Bildt flet për zgjedhjet në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bildt, vendi i të cilit merr drejtimin e Bashkimit Evropian nga dita e nesërme, ka thënë se duhet bërë vlerësimin e ecurisë së zgjedhjeve para se të ecet më tutje me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Unë nuk e kam lexuar raportin që ka dalë dje dhe më duhet ta bëjë këtë. Por nga titujt e gazetave dukej një vlerësim goxha pozitiv, megjithatë më duhet të lexoj hollësitë e tij para se të mund të gjykojmë se si të procedojmë në lidhje me atë që vërtetë është më shumë një lloj formaliteti kur është fjala për aplikimin e Shqipërisë,” tha zoti Bildt.

“Në një moment të caktuar kohor ne do t’ia dërgojmë (aplikimin) Komisionit që të përgatisë opinionin (‘avis’). Me Malin e Zi na u desht ca kohë; edhe me atë të Shqipërisë do të marrë ca kohë por natyrisht kjo do të ndodhë në një mënyrë apo në ndonjë tjetër, por na duhet të bëjmë vlerësimin e asaj çfarë kanë për të thënë vëzhguesit ndërkombëtarë përsa i përket zgjedhjeve,” tha ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt. (shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.