Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Aktualitet

Pranga ne arrati te denuarit perjete

Publikuar nga Nardi me Monday, 15 September 2008Nje Koment
Pranga ne arrati te denuarit perjete

I denuari perjete tenton arratisjen spektakolare ne qender te qytetit te Vlores, por kapet pas pese minutash ndjekjeje nga furgonat e policise. Edhe pse i shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje dhe plagosje, Koco Seferi eshte hasur ne qytetin bregdetar tek levizte i armatosur me kallash ne shoqerine e nje miku te tij. Arratisja spektakolare eshte ndjekur nga qindra kalimtare te pranishem, ndersa 38-vjecari nuk ka bere asnje rezistence. Por policise i eshte dashur te qelloje ne ajer disa here, derisa mjeti tip “Benz” me ngjyre jeshile ka ndaluar ne rrugen kryesore. Seferi, banues ne fshatin Brataj te Vlores, eshte kapur rreth mesdites se djeshme, ndersa akuzohet per vrasjen e Viktor Hazizajt dhe plagosjen e vellait te tij, Sokol Hazizaj. Seferi eshte denuar me burg perjete ne mungese nga Gjykata e Vlores.

Arrestimi

Ka qene ora 11:30 e dites se djeshme kur nje furgon i policise se Vlores eshte vene ne ndjekje te nje autoveture tip “Benz” me targa te qytetit bregdetar. Agjentet kishin pikasur se ne vendin e pasagjerit ndodhej i dyshuari Koco Seferi, i akuzuar per krimin e vrasjes dhe te plagosjes, qe eshte denuar ne mungese nga gjykata me burg te perjetshem. Me qellimin per te verifikuar dyshimet, uniformat blu i kane bere thirrje drejtuesit te mjetit qe te ndalonte, por ai ka shtuar shpejtesine. Ne kete moment furgoni blu eshte vene ne ndjekje dhe per 100 metra, nen alarmin e sirenes, ka bere kurioz kalimtaret e shumte ne qender te Vlores. Jo vetem kaq, por policeve u eshte dashur te zbrazin ne ajer plumba per te trembur shoferin e makines, qe ka ndaluar vetem pasi eshte rrethuar nga furgonet. Thirrjes per te mos kryer asnje levizje Seferi i eshte pergjigjur pozitivisht, duke dale me duart lart te vendosura pas koke dhe pasi e kane mbeshtetur pas makine i kane kryer kontroll fizik. Burime zyrtare te policise vendore thane se gjeten poshte sediljes se pasagjerit edhe nje arme automatike tip “Kallashnikov” qe Seferi e mbante pa leje.

Denimi

Ngjarja do te ndodhte ne muajin janar te vitit 2007 ne lagjen “Isa Boletini” dhe shkak eshte bere parkimi i automjetit. Vellezerit Hazizaj kane kundershtuar parkimin e makines se Seferit para dyqanit te tyre dhe debati ka degjeneruar ne grindje dhe me pas ekzekutimin e nje prej vellezerve. Duke perfituar nga situata i dyshuari eshte arratisur se bashku me nje shokun e tij, nderkohe qe policia nuk e ka arrestuar dot. Per 38-vjecarin eshte bere shpallja ne kerkim nderkombetar per vrasje dhe plagosje. Prokuroria e Vlores depozitoi dosjen ne gjykate dhe kerkoi gjykimin ne mungese te Seferit. Pak muaj me pare Shkalla e Pare e denoi 38-vjecarin me burgim te perjetshem, ndersa ai nuk eshte nxituar te largohet jashte shtetit, por ka levizur i pa shqetesuar ne qytetin bregdetar.

Popularity: 6% [?]

Nje Koment »

  • geri thote:

    edituar jo ofendime te lutem.

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.