Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Aktualitet

Topi uron Obamën, për Festën Pavarësisë

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Saturday, 4 July 2009Pa Koment
Topi uron Obamën, për Festën Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e 4 korrikut, 233-vjetorit të Ditës së Pavarësisë. “Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta, si dhe suksese në përballjen me sfidat e mëdha kombëtare dhe globale”, thuhet në këtë mesazh.
Ndër të tjera, SHBA falënderohet prej kreut të shtetit për “mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë e i jep Shqipërisë, në konsolidimin e parimeve universale të lirisë e demokracisë, në procesin e ndërtimit të një shoqërie të lirë, të një shteti të së drejtës dhe të institucioneve të pavarura”.

“Populli shqiptar, zoti President, zgjodhi me vendosmëri të qëndrojë në krah të popullit amerikan dhe vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i bindur se kjo është rruga e vetme drejt stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit afatgjatë, kombëtar dhe rajonal dhe prova dinjitoze për t’iu bashkuar përpjekjeve për një botë më të mirë dhe më të sigurt”, përfundon mesazhin e tij presidenti i Republikës./presidenca/

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.