Uidhers apel Berishës dhe Ramës, të angazhohen për numërim të rregullt
TIRANË – Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers u ka bërë thirrje politikanëve të angazhohen maksimalisht në mënyrë që procesi zgjedhor të përmbyllet në mënyrë të rregullt. Deklarata e ambasadorit amerikan u bë gjatë ceremonisë për 233 vjetorin e krijimit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të pranishëm Sali Berisha dhe Edi Rama. Duke shprehur urimet tij për zgjedhjet e rregullta, Uidhers tha se procesi nuk duhet të përfundojë në mënyre partiake. “Motivohuni për një Shqipëri më të fortë”, theksoi ambasadori amerikan në Tiranë.
Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane ishin të pranishëm Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, lideri i opozitës Edi Rama, Kryeprokurorja Ina Rama, deputetë si dhe përfaqësuse të medias e të komuniteteve fetare.(Shekulli)
Popularity: 1% [?]




Shprehni opinionin tuaj!