Portal Shqiptar,Lajme Te Ndryshme Nga Vendi Rajoni Dhe Bota » Ekonomi

Qeveria ofron 87 mijë metra katrorë për 1 euro
Jepet me qira koncesionare një pjesë e fabrikës së prodhimit të çeliqeve në Elbasan

Duket se projekti “Shqipëria 1 Euro” nuk është harruar nga qeveria, e cila po bën gati një projekt në kuadër të programit për thithjen e investitorëve. E reklamuar me të madhe, gati dy vjet më parë, ofertat e qeverisë për të shitur toka apo ambiente me çmim simbolik “1 Euro”, kanë qenë të pakta, aq sa u duk si premtim elektoral. Dje qeveria mori një vendim të tillë që mundëson dhënien me qira të një ambienti në fabrikën e prodhimit të çeliqeve, në Elbasan, për vlerën 1 euro.

Referuar ligjit, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, dhe të vendimit “Për dhënien me qira ose enfiteoze të pasurive shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, u vendos hapja e garës për dhënien me qira, me çmimin 1 euro/kontrata, të një sipërfaqeje prej 87 586.8 metra katrorë, të Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Elbasan, për zhvillimin e një veprimtarie prodhuese.

Kriteret e konkurrimit për dhënien me qira të këtij objekti do të jenë investimi me 50 pikë, punësimi me 30 pikë dhe koha e fillimit të punës 20 pikë.

Mësohet gjithashtu se për dhënien me qira të zbatohen procedurat e përcaktuara në vendimin nr. 1712, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien me qira ose enfiteozë të pasurive shtetërore”, të ndryshuar.

Aktiviteti i dhënies së pasurisë shtetërore me qira konsiderohet shumë pozitiv nga ana e qeverisë, por pak informacion ka për subjektet që kanë përfituar, nivelin e të ardhurave etj.

Aktualisht, debati më i madh në politikë qëndron te mungesa e transparencës në dokumentet e subjekteve private dhe te procedurat e ndërmarrjeve që privatizohen.

/shqip/

Ndryshojnë ligji dhe taksat për kazinotë
Ministria e Financave: Procedurat për lotaritë kombëtare, bingon dhe makinat elektronike

Ndryshon sërish projektligji “Për lojërat e fatit”, e bashkë me të edhe niveli i taksave që duhet të paguajnë shoqëritë e bixhozit. Ministria e Financave e ka vendosur këtë herë theksin te lotaritë kombëtare, duke u dhënë mundësi që ta shtrijnë aktivitetin në disa degë të tjera dhe të kryejë reklama në publik, gjë që në ligjin e vjetër ishte e ndaluar në formë kategorike. Tjetër ndryshim i rëndësishëm ka të bëjë me normën e pagesës së taksave që nuk do të jetë më 5 për qind mbi nivelin e xhiros, por 25 për qind ndaj fitimit.

Në dy pikat e para të vendimit të djeshëm, flitet për procedurat e reja të lotarisë kombëtare, e cila ndalohet ta ushtrojë aktivitetin përmes rrugës së internetit, por lejohet që të zhvillojë reklama në media dhe sektorë të ndryshëm. Për hapjen e çdo salle të re, ku do të zhvillohet veprimtaria, organizatori i lojës njofton, paraprakisht, Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (NJMLF), për të marrë miratimin dhe për t’u pajisur me NIPT-in sekondar, i cili lëshohet për çdo vendndodhje dytësore të biznesit. Me ligjin e vjetër, organizatorit i liheshin në dispozicion 15 ditë, kurse me ligjin e ri nuk ka afat.

Shtypja dhe prodhimi i biletave, lëshimi i biletës online apo forma të tjera të pranimit të pjesëmarrjes në lojë, nëpërmjet shërbimit të telefonisë celulare, bëhen në përputhje me procedurat, afatet dhe formatet e miratuara me udhëzim të ministrit të Financave, sipas llojit të lojës për të cilën do të përdoren.

Makinat elektronike duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të certifikuara në përputhje me nenin 25, të këtij ligji. Afati i përfundimit të procesit të zëvendësimit të makinave elektronike ekzistuese me ato, që plotësojnë kushtet e parashikuara në këtë shkronjë, miratohet me urdhër të ministrit të Financave.

Në rast të aplikimit për bingo televizive, përveç dokumentacionit të parashikuar në ligj, në NJMFL paraqiten edhe marrëveshja, ndërmjet organizatorit të lojës dhe agjentëve për shitjen e biletave, marrëveshja, ndërmjet organizatorit të lojës dhe operatorit apo operatorëve të telefonisë celulare dhe marrëveshja për transmetimin e lojës (shorteut), për bingo televizive, e lidhur, ndërmjet organizatorit dhe një stacioni televiziv kombëtar.

Në morinë e dokumentacioneve, subjekti privat duhet të dorëzojë edhe dokumentacionin që vërteton se ka në pronësi apo në përdorim sipërfaqen në të cilën ushtron veprimtarinë. Kurse për pajisjet, që shërbejnë për lojëra fati, të cilat gjenden nga NJMLF-ja në mjedise të padeklaruara pranë kësaj njësie, konfiskohen. Nëse është e pamundur që pronari të identifikohet, kjo e dhënë shënohet në aktin administrativ të konfiskimit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, një herë në tre muaj, informon NJMLF-në, për rastet e zhdoganimit të pajisjeve që shërbejnë për lojëra fati.

/shqip/

Kredimarrësi mund tërhiqet deri në dy javë pas miratimit
Lidhja e kontratës me bankën, nuk është një rrugë pa kthim për kredimarrësin. Rregullorja e Bankës së Shqipërisë, u lejon konsumatorëve që të tërhiqen nga kontrata brenda një afati dy javor nga momenti i firmosjes së saj. Por për çdo rast, nëse vendos të tërhiqet, kredimarrësi duhet të njoftojë agjentin e tij të kredisë për vendimin e tij dhe nuk është i detyruar të japë arsyet e këtij veprimi.

Në qoftë se kredia është disbursuar dhe përfituar nga konsumatori dhe në qoftë se ky i fundit ushtron të drejtën për t’u tërhequr nga kontrata, banka njofton konsumatorin për vlerën e kredisë që duhet t’i rikthehet nga konsumatori.

Por bashkë me principalin, pjesë e shumës që duhet kthyer edhe interesi i llogaritur për ditët përkatëse si dhe shpenzimet e mundshme të bankës të krijuara nga veprime me palë të treta, siç mund të jetë pagesa për noterizimin e kontratës. Rregullorja gjithashtu parashikon edhe rastet kur kredimarrësi nuk është një individ por disa të tillë. Në këto raste, nëse njëri prej tyre tërhiqet nga kontrata edhe të tjerët kanë të drejtën e tërheqjes prej saj.(Shekulli)

Çfarë duhet patur parasysh para lidhjes së kontratës
Marrja e një kredie është zgjidhja më e parapëlqyer në rastet e nevojës për financim. Rregullorja e përpiluar nga Këshilli Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë mbi kredinë konsumatore parashikon të gjitha të drejtat dhe detyrimet që kredimarrësit kanë në raport me bankën në momentin lidhjes së kontratës së kredisë dhe anasjelltas.

Në qendër të rregullores janë të drejtat e konsumatorit, të cilat në një pjesë të mirë të rasteve nuk njihen nga kredimarrësit pavarësisht shpjegimit që i ofrojnë agjentët e kredive.

Në mënyrë të përsëritur, ekspertë të bankave në vend por edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, kanë apeluar për transparencë ndaj konsumatorit dhe informimin e tij në çdo hap të kryerjes së veprimtarive bankare për të minimizuar kostot shtesë ndaj qytetarëve.

Kreditë

Zakonisht, kontratat e lidhura midis kredimarrësve dhe bankave janë standarde por në mjaft raste bankat negociojnë për një pjesë të kushteve të parashikuara në to me ata që konsiderohen klientë të tyre të rregullt.

Që në momentin e paraqitjes për të kërkuar financim nga bankat, konsumatorët duhet të interesohen për një serë kushtesh elementare, të cilat kanë të bëjnë me normën e interesit që aplikohet nga banka, kushtet e lëvrimit të kredisë, kohëzgjatjen e kontratës, vlerën e këstit, numrin e kësteve që ai duhet të paguajë deri në shlyerjen e plotë të kredisë, garancitë që kërkohen nga banka për miratimin e saj, penalizimet në rastet e vonesave në shlyerjen e kësteve, etj. Informacion i rëndësishëm para lidhjes së kontratës është ai në lidhje me kostot shtesë, siç janë ato për disbursimin e parave dhe mirëmbajtjen e llogarisë.

Në mjaft raste, ky është një informacion që anashkalohet në raport me të dhënat e tjera por deri në fund të shlyerjes së kredisë këto, kosto mund të përbëjnë një shumë të konsiderueshme dhe të ndjeshme për xhepin e kredimarrësit.

Pjesë e ‘pyetësorit’ para lidhjes së kontratës së kredisë sugjerohet të jetë edhe pyetja në lidhje me mundësinë e shlyerjes së saj para afateve të përcaktuara në kontratë. Në rastin e mosmiratimit të kredisë, aplikuesit duhet të kërkojnë arsyet se përse kërkesa e tyre për financim është kthyer mbrapsht. Nëse aplikimi për kredi miratohet, të gjitha të dhënat e mësipërme pasqyrohen në mënyrë të detyrueshme në kontratën midis kredimarrësit dhe bankës përkatëse.

Bankat

Në bazë të rregullores, bankat e kanë të detyrueshme lejimin e kredimarrësit për shlyerjen para kohe të kredisë, por bankat aplikojnë penalitete në shuma të ndryshme për këtë veprim.

Në rastet e shlyerjes para kohe të kredisë konsumatore, ka banka të cilat aplikojnë një penallti prej 5 për qind të shumës që paguhet, por ka edhe prej tyre që penalizojnë me 1 për qind të shumës që paguhet. Krahas zbatimit të rregullores, bankat janë të prirura që t’i sugjerojnë konsumatorit, llojin dhe vlerën më të përshtatshme të kredisë, ndërmjet kredive që ato ofrojnë, duke marrë parasysh aftësinë paguese të tij si dhe avantazhet dhe disavantazhet që shoqërojnë atë.

Kjo bëhet për arsye se bankat janë të interesuara që klienti të këtë mundësi të paguajë në mënyrë që të mos ndërmerren hapat e tjerë siç janë sekuestrimi i kolateralit, veprim i cili kryhet në momentin kur kredimarrësi nuk ka asnjë mundësi për shlyerjen e saj por që mbart kosto shtesë për banken. Në këto situata, në shumicën e rasteve shuma e përfituar nuk mbulon të gjithë kredinë e humbur.

Regjistri i kredive, si penalizohen të parregulltit

TIRANË- Regjistri i kredive është vendi i parë në të cilin bankat marrin informacion mbi aplikantin për kredi për marrëdhëniet e mëparshme që ai mund të ketë patur me banka të tjera. Në mënyrë periodike, aty regjistrohet çdo kredi e lëshuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend si dhe sjellja e kredimarrësve.

Kjo është një formë mbrojtje e bankave ndaj kredimarrësve të këqinj por edhe penalitet për ata që nuk janë treguar të rregullt në shlyerjen e kësteve. Në rastet kur aplikanti rezulton të ketë precedentë të këqij në shlyerjen e kredive të mëparshme, me shumë mundësi kërkesa për financim nuk miratohet.

Në raste vonesash në shlyerjen e kësteve sipas afateve të përcaktuara në kontratë, kredimarrësi raportohet menjëherë ne regjistrin e kredive. Në këto kushte, korrektësia në shlyerjen e kësteve sipas afateve kohore të përcaktuara në kontratë konsiderohet një lloj ‘patente sigurie’ për një kredi tjetër në të ardhmen.(Shekulli)

Skema si emigrantët marrin 2 pensione, ja si plotësohet vjetërsia
Të gjithë ata persona që kanë vite të munguara pune mund t’i plotësojnë ato në mënyrë vullnetare për të përfituar pagesën e plotë të pensionit, ose për të mos humbur vitet e punës kur ata nuk arrijnë kufirin e duhur të përfitimit.

Drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, Naim Balluku, ka shpjeguar dje për “Shekulli”-n se është drejt përfundimit një manual sa më praktik për të gjithë qytetarët që kanë nevojë të njihen me procedurat e pagesës së sigurimit vullnetar. “Janë shumë persona që kanë vite pune në Shqipëri, por që punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit, të cilët mund të përfitojnë pensione duke derdhur pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore në mënyrë vullnetare. Me anë të kësaj pagese të gjithë personat që jetojnë jashtë dhe kanë periudha të paplotësuara të vjetërsisë në punë mund t’i plotësojnë ato dhe të marrin pension në Shqipëri”,- shprehet Balluku, duke theksuar se, kjo kategori punonjësish, që janë emigrantë dhe që plotësojnë edhe vitet e punës në Shqipëri, ndryshe nga të tjerët, mund të përfitojë dy pensione pleqërie në kohën që do të kenë plotësuar moshën dhe vitet e nevojshme të punës, pasi mund të marrin pension si në Shqipëri ashtu edhe në vendin ku jetojnë.

“Dua të theksoj se kategoria më i interesuar është ajo pjesë e emigrantëve, në prag të pensionit, që ka pasur vite pune në Shqipëri, por që nuk i ka plotësuar vitet e duhura për të hyrë në skemë, apo vitet e plota, për të përfituar pension të plotë”, -shprehet Balluku, i cili ka shpjeguar se përmes kontakteve me disa Patronate në Itali është bërë e mundur që shumë emigrantë të njoftohen edhe në mënyrë online për procedurat e sigurimit. Ndërkaq, sipas Ballukut, emigrantët edhe pse ndodhen jashtë shtetit mund të autorizojnë të afërmit e tyre, për të lidhur marrëveshje me strukturat e ISSH-së. Kjo marrëveshje do të lidhet në nënqarkun ku ka banuar i interesuari dhe ku mund të ketë të arkivuar dhe vjetërsi në punë nëpërmjet sigurimit të detyrueshëm.

Sa është pagesa

Aktualisht, pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 3 633 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 16 820. Pra është 21.6% e kësaj page. “Nëse dikush dëshiron të plotësojë vitet e shkuara, ai do t’i paguajë me këtë masë kontributesh. Ndërkohë që nëse do të paguajë për vitet e ardhshme, ai ka një zbritje deri në 6 %, nëse paguan për të gjithë vitin”, -ka shpjeguar Balluku. Kjo pagesë, sipas ballukut, shërben për të gjitha llojet e pensioneve: pensionin pleqërie, invaliditeti dhe familjar. “Ndërkaq, pagesa vullnetare lejon edhe pagesën për pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave te paguara”, -ka shpjeguar drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH.

Si paguhet sigurimi vullnetar

Sipas Ballukut, personi i interesuar për sigurim vullnetar duhet të paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe duhet të marrë kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar. Personi i interesuar për këtë pagesë duhet të ketë me vete fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit, fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon si dhe fotokopje të letërnjoftimit elektronik. “Pasi bihet dakord për pagesën, sipas procedurës së përshkruar, dhe bëhet pagesa nga qytetari, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë të re nëqoftëse nuk ka”,- shprehet Balluku.

Shembull

Shtetasi A.D. ka gjithsej 15 vjet periudhë kohore të ndarë në 12 vjet periudhë sigurimi dhe tre vjet të pambuluar me sigurim. Ai dëshiron t’i mbulojë këto tre vjet me sigurim vullnetar. Masa e kontributit që do të paguhet nga shtetasi A.D do të jetë e barabartë me pagesën aktuale mujore për sigurim vullnetar, e cila aplikohet e tillë për gjithë periudhën tre vjeçare. Më konkretisht, pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 3 633 lekë x 12 muaj x 3 vjet = 130 788 lekë(për tre vjet).

Tabela

Procedurat e pagesës dhe çfarë përfitohet nga sigurimi vullnetar

Kush përfiton nga skema e sigurimit vullnetar?

Të gjithë shtetasit shqiptarë që:

1.	Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar;

2.	Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm;

3.	Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre;

4.	Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.

Çfarë përfitohet nga skema e sigurimit vullnetar?

1.	Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues, sipas rastit, i:

-	Pensionit bazë të pleqërisë;

-	Pensionit të pjesshëm të pleqërisë;

-	Pensionit të reduktuar të pleqërisë;

-	Pensionit të invaliditetit;

-	Pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

2.	Personi i siguruar për vitin korent dhe që ka paguar kontribute deri në nivelin maksimal, pasi plotëson kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përfitues, sipas llogaritjeve, i:

-	Pensionit të pleqërisë mbi kufirin e pensionit bazë;

-	Dyfishit të pensionit bazë të pleqërisë.

3.	Në sigurimin vullnetar, pasi janë plotësuar kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bën pjesë edhe pensioni familjar.

Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?

Me sigurim vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme:

I.	Sigurim vullnetar për vitin korent.

II.	Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.

III.	Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.

IV.	Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

I.	Sigurimi vullnetar për vitin korent.

Sigurim vullnetar për vitin korent mund të paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që:

-	Kanë mbushur moshën 18 vjeç, deri në arritjen e moshës për pension;

-	Nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm;

-	Nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetëpunësuarve në bujqësi;

-	Nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.

Sa është masa e kontributit për sigurim vullnetar për vitin korent?

1.	Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa.

2.	Pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 3 633 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 16 820 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje:

-	6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar);

-	3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar);

-	1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).

3.	Por pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 3 633 lekë, deri në pesëfishin e saj.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për vitin korent.

-	Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar;

-	Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave te paguara.

II.	Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.

Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për periudhat e kaluara?

1.	Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.

2.	Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve pasuniversitare.

3.	Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojnë ato nëpërmjet sigurimit vullnetar.

4.	Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994 deri në datën që kanë lënë shtetësinë.

Sa është masa e kontributit për sigurim vullnetar për periudhat e kaluara?

1.	Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet me VKM, për degën e pensioneve).

2.	Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 3 633 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Kjo kuotë i korrespondon pagës minimale mujore: 16 820 x 21.6%. Në këto pagesa nuk aplikohen zbritje.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara.

-Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension;

-Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, në nivel minimal.

III.	Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.

Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura?

1. Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

2. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent.

Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.

a)	Personat e vetëpunësuar – sigurohen me pagë minimale mujore 16 820 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 3 633 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;

b)	Të punësuarit – sigurohen me pagë minimale mujore 16 820 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotë fikse 3 633 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;

c)	Punëdhënësit – sigurohen me pagë minimale mujore 16 820 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, d.m.th sigurim me kuotë fikse 3 633 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura.

-	Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar;

-	Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të paguara.

IV.	Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

1.	Të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit.

2.	Ky sigurim bëhet nga të vetëpunësuarit vetëm për vitin korent.

Përfitimet nga sigurimi vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

-	Paaftësi të përkohshme në punë. Periudha e përfitimit për paaftësi të përkohshme në punë fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe zgjat jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës;

Si paguhet sigurimi vullnetar.

1.	Personi i interesuar, paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar.

2.	Personi i interesuar duhet të ketë me vete dokumentat e mëposhtme:

a)	Fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit;

b)	Fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon;

c)	Fotokopje të letërnjoftimit elektronik.

3.	Nëse personi i interesuar bie dakord për t’u siguruar vullnetarisht, do të marrë dokumentin tip “Urdhër veprimi”, i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore.

4.	Duke disponuar këtë “Urdhër veprim” personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”.

5.	Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (mandat arkëtimi në asnjë rast nuk i dorëzohet punonjësit të sigurimeve shoqërore. Ai është personal dhe mbahet nga vetë personi i interesuar).

6.	Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë të re nëqoftëse nuk ka.(Shekulli)

Ligji i ri, investimet e huaja janë të paprekshme
Në mbrojtje të veçantë merren investimet në sektorin e turizmit, i cili shpesh ka qenë në qendër të skandaleve për prishje të ndërtimeve

Merren në mbrojtje nga shteti shqiptar të gjitha investimet e huaja që kanë vlerë më të madhe se 10 milionë euro

TIRANË-Të investuarit në Shqipëri do të jetë një privilegj i veçantë për të huajt. Ligji i

shumëpërfolur për mbrojtjen e posaçme shtetërore të investimeve të huaja ndaj çdo veprimi arbitrar të administratës apo të gjykatave ka mbërritur në Kuvend dhe pritet të fillojë së shqyrtuari së shpejti. Hartimi i ligjit ka qenë detyrim i marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit të firmosur nga vendi ynë, mbi bazën e të cilit shteti shqiptar merr përsipër të zëvendësojë bizneset e huaja në gjyq rastet kur ata përballen me procese të tilla me palë të treta. Në këtë rast, nëse gjykata vendos në favor të paditësit, i cili mund të jetë pronari i truallit apo objektit mbi të cilin është ngritur biznesi, shteti merr përsipër ta kompensojë atë me prona publike diku tjetër ndërsa biznesi do të vijojë aktivitetin normalisht.

Krahas kësaj, një mbrojtje tjetër edhe më e madhe lidhet me imunitetin e investimeve të huaja ndaj sistemit gjyqësor shqiptar. Nëse një investim ka marrë statusin e mbrojtjes së posaçme shtetërore, Gjykatat Shqiptare nuk mund të marrin asnjë masë sigurimi padie, siç mund të jetë pezullimi i aktivitetit apo sekuestrimi. Pas dhënies së këtij statusi, sigurimi i padisë mund të bëhet vetëm mbi pasuri publike. Ligji gjithashtu njeh edhe mundësinë e shpronësimit të pronarit në favor të investitorit. Në rastet kur ka një vendim të formës së prerë të gjykatës për rrëzimin e të drejtës së investitorit të huaj mbi pasuritë e paluajtshme, qeveria mund të vendosë shpronësimin e kësaj prone për interes publik dhe t’ia rikthejë atë investitorit. Edhe në rastet kur masa e sigurimit të padisë është dhënë para hyrjes në fuqi të këtij ligji, shteti me anë të Avokatit të Shtetit i kërkon gjykatës zëvendësimin e kësaj mase, tashmë jo më mbi pronën e biznesit por mbi pasuri publike.

Për çdo rast, masa e mbrojtjes merret për investime të huaja që kanë vlerë më të madhe se 10 milionë euro. Sipas ligjit, të mbrojtur në marrëdhënie me administratën dhe sistemin gjyqësor shqiptar janë investimet në energjetikë, bujqësi, koncensionet, pasuri që i janë vënë në dispozicion biznesit nga shteti shqiptar, etj. Qeveria është kujdesur që në listën e investimeve të mbrojtura të fusë edhe sektorin e turizmit, i cili është cilësuar si një ndër më prioritarët. Gjatë viteve të fundit, në këtë sektor ka pasur zhvillime të shumta, ku mund të përmendin miratimin e një serë ligjesh për shitjen e trojeve në fshatra turistikë, prishjen e ndërtimeve të cilësuara pa lejë në disa zona të bregdetit si dhe një mori projektesh për realizimin e disa projekteve.

Në çdo rast, këto investime janë të mbrojtura dhe nëse do të bëhet fjalë për dëmshpërblim ndaj investitorit, ai do të bëhet me prona apo pasuri të tjera publike. Për të arritur deri këtu, fillimisht investimi duhet të marrë statusin e mbrojtjes së posaçme shtetërore si dhe shteti shqiptar të ketë qenë pjesëmarrës gjatë zhvillimit të gjyqit duke zëvendësuar palën e paditur.

/shekulli/

Rriten kreditë e këqija, mbi 11 % në fillim të 2010
Sistemi bankar po përballet nga tremujori në tremujor me rritje të vazhdueshme të nivelit të kredive me probleme. Në raportin më të fundit të saj të mbikëqyrjes së tregut, Bankës së Shqipërisë bën me dije se niveli i kredive me probleme gjatë 2009 arriti 10.5 për qind duke pësuar një rritje të ndjeshme të këtij treguesi brenda një viti. Ndonëse me një ritëm më të ulët, niveli i kredive me probleme ka pësuar rritje edhe gjatë tre mujorit të parë të vitit 2010 duke kaluar mbi 11 për qind.

Në vlerë, përgjatë vitit 2009 kreditë që paraqiten probleme në shlyerjen e tyre vërtiten në 20.8 miliardë lekë ose 78.9 për qind më shumë krahasuar me fundin e vitit 2008, kur ky tregues paraqitej në nivelin e 6.6 për qindve.

Për shkak të këtyre zhvillimeve si dhe masave parandaluese që kanë qenë të detyruara të ndërmarrin bankat për shmangien e rrezikut prej kredive me probleme, fitimi neto paraqitet thuajse i përgjysmuar krahasuar me vitin 2008. Gjatë vitit 2009, fondet rezervë për mbulimin e humbjeve nga kreditë me probleme u rritën me 12.9 miliardë lekë, kundrejt rritjes me 78.9 për qind të këtyre kredive. Për pasojë, u rrit edhe shkalla e mbulimit të tyre me instrumente mbrojtës nga 42.8 në 51 për qind.

Pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë raporton për rritje me 13.4 për qind të kreditimit gjatë vitit të shkuar ose 53.1 miliardë lekë ose sa gjysma e vitit paraardhës. Referuar BSH-së, rritja e kreditimit nga muaji në muaj ka qenë në mënyrë të zhbalancuar.

Përshembull, gjatë muajit shkurt 2009 kreditë kanë njohur rritje me 2.5 për qind, në prill kjo vlerë ka zbritur në 0.5 për qind ndërsa muaji qershor ka pësuar uljen më të madhe të ritmit të kreditimit duke zbritur në -1.5 për qind.

Për sa i përket cilësisë së portofolit të kredisë sipas ndarjes, niveli i kredive me probleme në valutë është më i madh në raport me kreditë me probleme në lekë. Mësohet se kreditë me probleme në valutë përbëjnë 10.6 të totalit të tyre në raport me 10.1 për qind të atyre në lekë. Ky konsiderohet si fakt shqetësues nga ekspertët të bankës qendrore, pasi kreditë në valutë përbëjnë pjesën më të madhe të portofolit të kredisë në vend.

Një ndër shqetësimet kryesore ka të bëjë me luhatjet e kursit të këmbimit ku më të prekurit janë ata që të ardhurat i kanë në lekë dhe marrin kredi në monedhë të huaj. Këtë fakt kanë patur parasysh edhe shumë ekspertë të fushës gjatë apeleve të vazhdueshme ndaj bizneseve dhe qytetarëve që kredinë ta marrin në monedhën që kanë të ardhurat.

Nisur nga zhvillimet e tregut si dhe politikat e ndjekura nga bankat nga njëra anë dhe preferencat e publikut nga ana tjetër, kredia në lekë ka njohur rritje me 23.2 për qind kundrejt 9.7 për qind të asaj në valutë. E megjithatë, në vlerë kredia ne valutë ka vazhduar të mbizotërojë tregun me një rritje rreth 28 miliardë kundrejt 25 miliardëve të saj në lekë.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, përgjatë vitit të shkuar, kredia në valutë ka përbërë rreth 70 për qind të totalit ndërsa ajo në lekë rreth 30 për qind. Në total, deri në fund të vitit të shkuar, shuma e kredisë në valutë ka qenë në nivelin e rreth 315 miliardë lekëve kundrejt 140 miliardëve të asaj në lekë.

Gjatë vitit të shkuar kredia për individë u rrit vetëm 3 për qind krahasuar me 16.5 për qind me atë për biznese

Kredia, individët më pak të preferuar

Rreth 80 për qind e kredive për individë është kolaterizuar me pasuri të paluajtshme

Individët kanë qënë më pak të preferuarit e bankave për t’i kredituar. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë, raportojnë për një besim më të ulët të sistemit bankar në vend ndaj individëve krahasuar më bizneset, pavarësisht se këto të fundit në përqindje dhe vlerë kanë nivelin më të lartë të kredive me probleme.

Edhe kur u është miratuar kredia, kjo është bërë pasi një pjesë e mirë e tyre kanë lënë peng pasuri të paluajtshme. Gjatë vitit të shkuar, bizneset kanë thithur rreth 63.5 për qind të totalit të kredive. Ajo që bie më shumë në sy ka të bëjë me ritmet e rritjes së kreditimit për të dy kategoritë.

Nëse gjatë vitit të shkuar kredia për biznese është rritur me 16.5 për qind, ajo për individë ka pësuar një rritje modeste me vetëm 3.2 për qind, duke pasqyruar kështu edhe nivelin e ulët të besimit të sistemit bankar tek kjo kategori. Kjo pasqyrohet edhe në treguesit e kolateraleve për tepricën e kredive.

Rreth 80 për qind e kredive të miratuara për individët është mbuluar me kolateral pasuri të paluajtshme. Ndryshe paraqitet situata për bizneset, ku kreditë e kolaterizuara me pasuri të paluajtshme paraqiten në nivelin e 60 për qindve.

Për sa i përket kredive të pakolaterizuara, për individët ato përbëjnë vetëm 10 për qind të totalit, ndërsa për bizneset rreth 22 për qind. Klasifikimi sipas subjektit të kredisë, biznese dhe individë dhe qëllimit të përdorimit të kredisë, dallon në fundvitin 2009 peshën më të madhe të kredisë për “investime në pasuri të paluajtshme” dhënë individëve me 22.7 për qind, pasuar nga “overdraftet” për bizneset me 22.4 për qind të totalit.

Norma më e lartë e rritjes gjatë vitit 2009 konstatohet për kredinë dhënë individëve për konsumin e mallrave jo të qëndrueshëm, pasuar nga kredia për overdraft dhënë bizneseve dhe kredia për investime në blerje pajisjesh dhënë po këtyre të fundit.

Për sa i përket sektorëve, më i kredituari rezulton të jetë ai i “tregtisë, riparimit të automjeteve dhe artikujve shtëpiakë”, i cili përbën rreth 22.7 për qind të portofolit total të kredive nga rreth 21.5 për qind një vit më parë.

Një tjetër sektor shumë i kredituar mbetet ndërtimi, ndonëse sipas Bankës së Shqipërisë pesha e këtij sektori në strukturë ka rënë rreth 1 për qind. Ndërtimi ndiqet nga industria përpunuese me peshë 9.8 për qind nga 9.2 për qind në dhjetor 2008.

/shekulli/

FMN: Ju kërcenon borxhi
Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet i shqetësuar për gjendjen e financave publike.

Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Gervin Bell, ka zhvilluar një takim me deputetët dyer te mbyllura ne Komisionin e Ekonomisë, ku ka folur mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare dhe rreziqet që i kanosen asaj. Top Channel ka mësuar se Bell ka folur me tone të shqetësuara për rritjen e borxhit publik, duke parlajmëruar se ky i fundit mund të shndërrohet në një kërcënim serioz për ekonominë.

Misioni i FMN-së ndodhet në Tiranë prej disda ditësh dhe po mbikqyr nga afër gjendjen e ekonomisë, dhe vecanërisht atë të financave të qeverisë. FMN gjithmonë ka këmbëngulur në uljen e borxhit publik, nën nivelin 40 për qind, nën argumentin se ekonomia shqiptare nuk mund të përballojë dot nivele më të të larta të borxhit.

Por në fund të vitit 2009, treguesi i borxhit arriti në 60 për qind, si pasojë e shpenzimeve të larta të qeverisë gjatë fushatës elektorale. FMN është e shqetësuar se rritja e borxhit, në kushtet kur e gjithë ekonomia europiane është përfshirë në një krizë të financave publike, mund të rezultojë me pasoja jo të vogla për ekonominë e dobët të Shqipërisë.

Këtë të enjte qeveria paraqiti në Kuvend shkurtimin e shpenzimeve të buxhetit me 39 miliardë lekë, në përpjekje për të ulur deficitin buxhetor, por disa ekspertë shprehen skeptikë mbi skenarët e ardhshëm të borxhit publik, i cili tashmë është shndërruar në shqetësim për Shqipërinë.

/t.ch/

Rama: Energji diellore
Ambasadori hollandez në Tiranë Van den Dool bën thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë që të përdorin panelet diellore në vend të energjisë elektrike duke ndikuar direkt në uljen e shpenzimeve por dhe në ndotjen e mjedisit.

“Një nga elementet kyce për zgjidhjen e problemeve mjedisore është ndërgjegjësimi i popullsisë dhe ju duhet të filloni sa me shpejt me ndergjesimin. Cili do te ishte ambient me i pershtatshëm per fillimin e nje projekti per energjinë e rinovueshme se sa ne nje cerdhe”, tha Den Dool.

Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me ambasaden hollandeze ka nisur realizimin e projektit “Energjia Diellore si Alternative Ekonomike dhe Promjedisore”,si fillim ne dy cerdhe te kryeqytetit .Ne saje te ketij projekti jane instaluar 66 panele diellore  te cilat do te perdoren per sistemin ngrohes dhe ngrohjen e ujit sanitar.

“Eshtë një rrugë që duam ta ndjekim deri në fund për të transformuar burimin e energjisë së cerdheve dhe të shkollave të Tiranës nga energjia elektrike te ajo diellore. Ne mund të bëjmë investime të arsyeshme me kosto të ulëta që rrit cilësinë e jetës dhe cilësinë e marrëdhënies sonë me mjedisin”, tha Rama.

Duke shfrytezuar energjine diellore  do te kursehet energjia elektrike per ngrojen e ujit sanitar, lenda djegese qe perdorej per sistemin ngrohes, ulet ndotja qe do te shkaktohej nga perdorimi i lendes djegese.

/t.ch/

Financat, ministri Bode: Amnisti fiskale për të gjithë shqiptarët
TIRANË- Ligji për deklarimin e të ardhurave të qytetarëve pritet të bëhet së shpejti realitet. Në fillim të këtij viti, kreu i qeverisë kishte paralajmëruar fillimin e punës për hartimin e një ligji të tillë, ndërkohë që tashmë është ministri i Financave, Ridvan Bode, ai që konfirmon përfundimin e hartimit të ligjit.

I ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, kreu i financave saktësoi se ligji pritet të dërgohet për shqyrtim në Kuvend për një kohë jo më të gjatë se një javë. “Pas një jave besoj do të shkojë në parlament ligji për deklarimin e të ardhurave të qytetarëve. Çdo fundviti çdo qytetar do të bëjë deklarimin e të ardhurave të tij.

Dhe kjo do të detyrojë qytetarin që të jetë ai që t’i kërkojë politikanëve për realizimin e amnistisë fiskale”, – tha Bode duke prekur edhe çështjen e shumë debatuar të amnistisë fiskale.

Tre muaj më parë, qeveria kishte paralajmëruar miratimin e një ligji që të detyronte qytetarët të plotësonin një formular tatimor në të cilin të bënin deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve në fund të vitit.

Do të jetë pikërisht kjo deklaratë që do të përdoret nga organet tatimore për të parë bilancet vjetore të secilit, si një rrugë për të shmangur abuzimet me shlyerjen e detyrimeve të tjera. Për të vërtetuar shpenzimet, qytetarët duhet të marrin dhe ruajnë faturat.

Më t’u dërguar në Kuvend, projektligji pritet të shqyrtohet nga Komisioni i Ekonomisë dhe nëse merr aprovimin prej andej shkon për votim në seancë plenare. I mbetet ekzekutivit që të vendosë nëse aplikimi i ligjit do të fillojë që prej këtij viti apo në fund të 2011-s.

Amnistia fiskale

Gjatë fjalës së tij, kreu i financave theksoi se është pikërisht ligji për deklarimin e të ardhurave që bën të domosdoshëm edhe aplikimin e një amnistie të gjerë fiskale në vend. Madje, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të qeverisë, Bode ka paralajmëruar kryerjen e një amnistie të plotë fiskale, çka do të thotë legalizime të aseteve si dhe falje të detyrimeve të prapambetura.

“Vendi ka nevojë për një amnisti fiskale. Për një amnisti të plotë që të dalim nga periudha e gjatë e tranzicionit dhe problemeve që kemi pasur. Jam për të bërë një amnisti siç e kanë bërë shumë vende të tjera, nuk është ndonjë shpikje shqiptare”, – shtoi ai.

Duke përmendur rëndësinë që kjo nismë mbart për vendin, Bode theksoi se realizimi i amnistisë fiskale nuk mund të ndërmerret vetëm me nismën e qeverisë por është nevoja e një debati dhe bashkëpunimi më të gjerë, me grupet e interesit apo partitë politike.

“Këtë nuk mund ta bëjë vetëm Ministria e Financave apo qeveria, kjo kërkon një konsensus disi më të gjerë dhe kushtet e debatit të fortë politik na kanë lënë në pamundësinë e një diskutimi për këtë çështje, pasi realisht mendoj se kjo është një gjë shumë e madhe”, – shpjegoi Ministri.

Aministia Fiskale kundërshtohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar me arsyetimin se ajo mund të bëhet një precedent duke rritur pritshmëritë e bizneseve të parregullta se një gjë e tillë do të kryhet edhe në vitet e ardhshme.

Por më shumë se për aplikimin ose jo të saj, debatet më të shumta kanë qenë për formën se si amnistia do të kryhet. Më parë ishte paralajmëruar aplikimi i një amnistie të pjesshme siç do të ishte legalizimi i aseteve, por me deklarimin e fundit të kreut të financave duket se do të kemi një amnisti të plotë, e cila do të shtrihet edhe në faljen e detyrimeve të prapambetura. /shekulli/