Portal Shqiptar,Lajme Te Ndryshme Nga Vendi Rajoni Dhe Bota » Sporti

Shtohen telashet për Runin, zbulohet prostituta e dytë
LONDER- Mediat angleze kanë zbuluar dje prostitutën e dytë me të cilën ka patur raporte sulmuesi Uejn Runi. Bëhet fjalë për një nënë të quajtur Helen Ud, e cila është 23 vjeç dhe është beqare.

Prostituta Xhenifer Tompson bëri të ditur 4 ditë më parë se ajo ishte me një shoqen e saj dhe sulmuesi i Mançesterin Junajtid i pati kërkuar raporte treshe në takimin e tyre të parë në hotel “Louri”.

Sipas The Sun, vajza tjetër është pikërisht Helen Ud, e cila dje ka rrëfyer edhe ajo historinë e saj me yllin e Mançesterit. Helen ka treguar se ashtu si Xhenifer, edhe ajo merrte 1200 stërlina në natë për shërbimet ndaj sulmuesit anglez.

“Ai është një atlet në fushë dhe na dhuroi disa muaj punë që nuk do t’i harrojmë”, ka treguar prostituta. Ajo shton se ka punuar për një nga agjencitë më të njohura të vajzave shoqëruese në Mançester dhe specialiteti i saj ka qenë skenat lezbike.

“Shefja” e Helen, e quajtur Laura, bën të ditur për The Sun se ajo ka qenë shumë popullore, ndërsa ka patur raporte me të paktën 20 futbollistë të Premier Ligës. “Ajo e quante veten Top Wag, – thotë Laura. – Nëse ndonjë mashkull kishte ëndërr raportet me dy vajza, Xheni dhe Helen ia bënin realitet atë”. Helen dhe Xheni i janë bashkuar “agjencisë” pak ditë përpara Krishtlindjeve të vitit 2008. “E dija sapo ndodhi historinë e tyre me Uejn Runin, Xheni e tregonte me shumë dëshirë faktin që kishte marrë mbi 1 mijë stërlina”, shton drejtuesja e agjencisë së prostitutave.

Skandali seksual i Uejn Runit doli në skenë ditën e diel. Një prostitutë nga Mançesteri rrëfeu raportet e vazhdueshme me sulmuesin e “Djajve të Kuq” dhe të kombëtares. Një skandal që u shtohet atyre të Xhon Territ, Eshli Kol apo Piter Krauç.

(e.n/GSH/BalkanWeb)

Morati: Kaka në Inter, ide e mirë
Milan dhe Inter është një nga ndeshjet derbi ku qyteti ndahet më dysh por kjo mesa duket nuk ndodh në zyrat e dy shoqërive, të cilat janë të hapura për bashkëpunime me lojtarë që kanë të shkuar në skuadrat respektive.

Shpesh herë kanë treguar në të shkuarën se edhe simboli apo ish simboli i njërës skuadër mund të zgjedhë tjetrën. Këtë e ilustron më së miri Zlatan Ibrahimovic dhe synon ta bëjë gjithashtu edhe Masimo Morati me sulmuesin Kaka.

“Mund të jetë një ide e mirë. E kam lexuar në gazetë një gjë të tillë”, shprehet pronari zikaltër. Ai shton gjithashtu se është e mundur që edhe Balotelli të jetë një lojtar i Milanit në të ardhmen.

/shqipmedia/

Shqipëria mposht 1-0 Luksemburgun
Shqipëria ka fituar 1-0 ndeshjen ndaj Luksemburgut, e vlefshme për eleminatoret e EURO 2012.

Kombëtarja kuqezi ka kaluar në avantazh në minutën e 37 me anë të Salihit, pas një krosi të ardhur nga krahu i djathtë i sulmit kuqezi.

Në 45 minutat e para skuadra jonë përfaqësuese ka zhvilluar një lojë shumë të mire, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.

Në minutat e para të pjesës së dytë Luksemburgu detyrohet të luajë me 10 lojtarë pas daljes së Mutsch, i ndëshkuar me dy kartona të verdhë, për një simulim brenda zonës sonë të rreptësisë.

Në minutat në vijim skuadra jonë kombëtare zhvillon disa sulme në portën kundërshtare, por pa arritur të prekë rrjetën. Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-0 dhe kombëtarja kuqezi ngjitet në kuotën e 4 pikëve po aq sa Bjellorusia e cila barazoi më Rumaninë me rezultatin 0-0.TCH

Cana është optimist, por kërkon kujdes
Një prej lojtareve me te rendesishem te kombetares se Shqiperise, mbrojtesi i Gallatasaray, Lorik Cana ndihet optimist për një fitore në takimin e rradhes kualifikue me Luksemburgun, por kërkon kujdes nga skuadra. ” Duhet te tregojme kujdes ndaj Luksemburgut pasi është skuadër që mbrohet shumë dhe luan e tërhequr. Unë mendoj që dhe ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar me ekipe si Luksemburgu, që janë të tipit Andora e ndonjë tjetër do të na ndihmojnë për ndehshjen e sotme për të marrë një rezultat pozitiv. Ne duhet ta fitojme kete ndeshje dhe jam optimist se skuadra do te tregoje vlerat e saj per te arritur nje rezultat pozitiv”, perfundoi Lorik Cana.(Shekulli)

Kombëtarja me dy sulmues
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Josif Kuzhe ka deklaruar 1 ditë para ndeshjes me Luksenburgun se do të luajë me dy sulmues dhe do t’i besojë Gjergj Muzakës që nga minuta e parë.

Avantazhi që të jep një ndeshje në shtëpi dhe fakti qe kundershtari modest luan në mbrojtje ka detyruar Kuzhen të sulmojë që nga minuta e parë.

“Mendimi im është të luajmë me dy sulmues, me Muzakën djathtas dhe me Skelën pas dy sulmuesve, të kemi katër lojtarë në zonën e golit. Nëse nuk do fitojmë ndaj Luksenburgut kjo do të jetë tre hapa prapa për ne. Ka ndryshim mes një ndeshjeje që luhet jashtë dhe një ndeshjeje në shtëpinë tënde, prandaj kam vendosur të luaj me Skelën dhe Muzakën si mbështetës të sulmit. Unë besoj tek Skela dhe mendoj se ai mund të luajë për 90 minuta, por nëse do jetë i nevojshëm ndërrimi i tij, ne do të ndërhyjmë”, shprehet Kuzhe.

Lorik Cana, një nga shtyllat e përfaqësueses tonë, pohon se nuk ka vend për eufori pas atij rezultati pozitiv të marrë në Rumani. “Nuk kemi ne luks për të qënë euforikë. Kombëtarja ka nisur një edicion të ri me një brez tjetër dhe padyshim që duhet shumë kohë për të arritur rezultate pozitive. Eshtë përmirësuar mentaliteti edhe dëshira që lojtarët të japin gjithcka”, shton Cana.

Ashtu si para ndeshjes me Rumaninë edhe përballë Luksenburgut trajneri Kuzhe ka dilema përsa i përket formacionit bazë. Pikëpyetja më e madhe e tij është sërish Klodian Duro, nëse mesfushori do të jetë që nga minuta e parë në fushë, apo në vend të tij do të luajë me dy mesfushorë-mbrojtës, Lila-Bulku.TCH

Beqaj: ‘Nuk duhet të bëhemi euforik’
Portieri i sapo rikthyer i kombëtares shqiptare, Arian Beqaj, është shprehur se barazimi 1-1 ndaj Rumanisë ishte një rikthim i mrekullueshëm për të.

Megjithatë gardiani i portës së kombëtares ka thënë se kuqezinjtë duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë pas këtij rezultati pozitiv dhe nuk duhet të pushtohen nga euforia.

“Ky rikthim ishte i mrekullueshëm. Por duhet të kemi kujdes me këtë luks që po na duket pas barazimit ndaj Rumanisë. S’duhet të kapemi nga euforia. Herët për të folur për objektivat. Tani duhet të marrim sa më shumë pikë duke luftuar nga ndeshja në ndeshje”, ka thënë Beqaj pas takimit me Rumaninë.

Ndeshja e radhës për Shqipërinë është ajo ndaj Luksemburgut e cila zhvillohet të martën më 7 shtator në stadiumin Qemal Stafa në Tiranës.(Shekulli)

Milani frikëson gjithë Europën
Flasin rivalët e Champions League: “Është rikthyer i fortë dhe i rrezikshëm

Milani frikëson gjithë Europën. E certifikon edhe Sër Aleks Ferguson, që ka mbi shpatulla një çerekshekulli në pankinën e Mançester Junajtid, dy Champions të fituara: “Interi mbetet favoriti për të fituar kampionatin italian, sepse vitet e fundit gjithnjë ka fituar dhe ka shumë eksperience. Por kuqezinjtë u janë afruar shumë në këtë sezon. Madje në Champions, Milani me katër blerjet e reja është kandidati numër një për fitoren finale”. Duhet t’i besojmë sepse, siç thotë Karlo Ançeloti, Sër Aleks është tashmë një shenjt, një që në Premier mund të thotë atë që do edhe sepse, në parim, thotë gjëra të mençura, për shkak të moshës dhe të njohurisë mbi njerëzit dhe situatat. E thotë Murinjo, i cili, ndoshta edhe për të alternuar presionin mbi Realin e tij, e përzgjedh sulmin e Milanit “mes më të fortëve, për të mos thënë më i miri në botë”. Mrekulli të merkatos, ajka e futbollit. E thotë Ançeloti, i cili e njeh realitetin kuqezi si xhepat tij: “Të gjithë thoshin dhe shkruanin se blerja e Ibrahimoviç ishte e vështirë, gati e pamundur. Por kur kam parë të nisej dora vetë Adriano Galiani drejt Barcelonës, për t’u kujdesur personalisht për operacionin, e kam kuptuar se Zlatan do të zbarkonte në Milano, sepse kur lëviz, Galiani nuk kthehet kurrë duarbosh. Kurrë”. Dhe është ai, administratori i Milanit, rrëmuesi i gurëve të këtij grupi trajnerësh, që do të luajnë mes tyre Championsin (me përjashtimin e vetëm: Roy Hodgson). Nga ana tjetër, kështu është futbolli: jeton me parashikime, që më pas duhet të verifikohen me fakte. E thotë Didier Deshamps: “Është e sigurt që Interi jep më shumë garanci. Por po ashtu është edhe e dukshme, se kur ke katër sulmues si ata në dispozicion të Alegrit, pa harruar “të plakurin” Pipo Inzagi, situata bëhet më se intriguese, tërheqëse. Sigurisht, më pas duhet të shohim se si do të dalë ekuacioni taktik, por këtë mund ta thotë vetëm koha. Distanca që ekzistonte vitin e kaluar dy ekipeve italiane dhe mes Milanit dhe kandidatëve të tjerë tradicionalë për fitimin e Champions, është reduktuar ndjeshëm. Personalisht, vazhdoj të them se Interi është pak përpara. Por, e përsëris, gjërat duket se kanë ndryshuar”. Për disa edhe për keq. Deshamps nënvizon: “Sigurisht bën efekt të mos shikosh Juventusin në tabelën e Champions-it. Dhe ndoshta pikërisht kjo mungesë shpjegon refuzimet e disa lojtarëve për të shkuar te bardhezinjtë”. Në barin e hotelit, Ançeloti “provokon” me mirësi Alegrin: “Tani aktivizoi të gjithë bashkë”. “Beh, të gjithë, të gjithë jo”, replikon Alegri. Në pak ditë, Masimiliano është projektuar në një dimension të ri: nga student i ri në një pushtues të madh të Champions-it ardhshëm. I duhet vetëm të aktivizojë së bashku Ibrën, Ronaldinjon, Paton e Robinjon. Por kjo nuk është e lehtë. Në këtë fazë, askush nuk zhbalancohet në parashikime: as ekspert si Ançeloti, as të rinjtë si Nikos Nioplias, trajneri i Panathinaikosit. Për Ançelotin: “Kandidatët janë 6 të zakonshmit: 2 anglezet, Çelsi e Mançester Junajtid, 2 spanjollet, Real Madrid e Barcelona, 2 italianet, Inter e Milan”. Por e qartë është vetëm një gjë: Milani është rikthyer. Duhet vetëm të shikojmë deri ku do të arrijë.(Shqip)

Kuqezinjtë barazojnë në Rumani
Shqipëria i ka nisur me barazim eleminatoret e Euro 2012, me një lojë jo shumë bindëse. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa është dashur pjesa e dytë që të shënoheshin gola. Kanë qenë rumunët që kanë kaluar në avantazh të parët, rezultat i cili nuk ka zgjatur shume minuta. Muzaka i futur në lojë në pjesën e dytë, si zëvendësues i Klodian Duros, pas një krosimi të Hansi Agollit në zonë, me kokë ka shënuar golin e barazimit vetëm 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Ndërkaq të marten, kombëtarja do te prese në Qemal Stafa, Luksemburgun(Shekulli)

Kuzhe: Në Rumani, Shqipëria synon barazimin ose fitoren
“Nisën eliminatoret, tani është koha që unë dhe skuadra të jemi nën presion”

Vetëm 24 orë përpara ndeshjes me Rumaninë, Josip Kuzhe shfaqet optimist për debutimin e Shqipërisë në Euro 2012. Drejtuesi i stolit kuqezi thekson se Kombëtarja do të luajë për barazim, pse jo edhe fitore në Pjatra Neamnt, ndërsa konfirmon dyshimet për formacionin, ku 13 lojtarë luftojnë për një fanellë titullari.

Pas rezultateve pozitive në miqësoret e fundit, tani fillon testi i vërtetë për Shqipërinë me një kundërshtar si Rumania…

Qëkur erdha dhe pranova që të drejtoja Shqipërinë kam thënë që kjo kohë ishte përgatitja për eliminatoret. Sigurisht, duhet të dinim qartë nivelin tonë dhe rezultatet që mund të pretendojmë. Deri më tani kemi arritur rezultate të mira. Megjithatë, nëse më pyesni në këtë moment se çfarë mendoj se do të bëjmë në këto eliminatore ju them se unë besoj te Kombëtarja shqiptare dhe pa përjashtim te të gjithë lojtarët që janë grumbulluar në skuadër. Të gjithë së bashku do të mundohemi të arrijmë rezultate të mira edhe pse nuk dua të flas për objektiva finalë. Më konkretisht, mund të flasim pas dy ose katër ndeshjeve të para, por në këtë moment le të përqendrohemi te Rumania. Edhe një herë e përsëris: pas një viti pune, besoj te kjo skuadër.

Në katër edicionet e fundit, Kombëtarja i ka nisur gjithmonë eliminatoret me rezultat pozitiv. Mendoni se kjo do të ndodhë sërish?

Ashtu si paraardhësit e mi, edhe unë shpresoj që t’i nis eliminatoret e Euro 2012 me rezultat pozitiv. Po shkojmë në Rumani për të marrë një rezultat pozitiv, këtu e kam fjalën jo vetëm për barazimin, por edhe për fitoren. E përsëris se ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin.

Pas miqësores me Apoloninë, a është trajneri i shqetësuar për këtë Kombëtare?

Sigurisht, pas një rezultati jo të mirë, 3 ditë para nisjes së eliminatoreve të gjithë mund të shqetësohemi. Por, nuk duhet të harrojmë se kishte lojtarë që luanin brenda 2 ditëve një ndeshje miqësore. Zakonisht, pas ndeshjeve zyrtare, lojtarët janë shumë të lodhur fizikisht. Është e drejtë kur thuhet përse kjo lojë e keqe dhe rezultat i keq, megjithatë edhe motivimi nuk ishte në maksimum. Dëshiroja një rezultat dhe lojë më të mirë, por e përsëris edhe një herë që ajo ndeshje kaloi. Po mundohem që të marr sa më shumë informacione pozitive nga kjo ndeshje, të cilat do t’i shërbejnë ndeshjes me Rumaninë, ndoshta edhe për të korrigjuar diçka nga ato që nuk funksionuan. Por tani kemi përpara Rumaninë dhe të them të drejtën mendjen e kam më shumë te sfida e së premtes. Jam i bindur se kundër Rumanisë do të jetë një tjetër ndeshje dhe nuk ndihem shumë i shqetësuar.

Shumë lojtarë kanë pranuar në prag të këtyre eliminatoreve se kanë një presion të madh nga publiku dhe media. A e ndien trajneri këtë presion?

Njerëzit që punojnë me mua e dinë atë që mendoj: Kam jetuar një vit fantastik në Shqipëri gjatë eliminatoreve të kaluara dhe ndeshjeve miqësore. Gjatë 3 ndeshjeve kualifikuese me Portugalinë, Danimarkën dhe Suedinë u munduam që të bënim diçka për renditjen përfundimtare. Tani është një tjetër histori. Kam përjetuar momente fantastike në Shqipëri, por tani është koha që unë dhe skuadra të luajmë ndeshje zyrtare dhe të jemi nën presion të vazhdueshëm. E them këtë, pasi presioni i jep një kuptim punës tonë. Për këtë arsye them se jam mjaft i kënaqur që lojtarët e ndiejnë presionin e medias dhe tifozëve. Për mua është diçka pozitive, sepse ata e ndiejnë se duhet të bëjnë diçka për të gjithë dhe kjo i bën të përgjegjshëm. Nuk e shoh këtë presion në këndvështrimin negativ.

Si keni menduar të përballeni me Rumaninë: a mund të parashikohet një rokadë ndërmjet Duros dhe Skelës, a do të jetë Vila titullar, ndërsa Salihi të aktivizohet në një rol disi më mbrojtës?

Formacioni titullar që do të jetë në fushë kundër Rumanisë do të dalë mes 13 lojtarëve. Beqaj, Dallku, Cana, Curri, Vangjeli, Agolli, Lila, Bulku, Skela, Duro, Muzaka dhe dyshja sulmuese Salihi-Bogdani. Deri në çastet e fundit do të mendoj për strategjitë, ose më saktë konceptin e lojës tonë. Pra të luajmë lojë të hapur dhe të kërkojmë rezultatin apo e kundërta të presim në mbrojtje dhe të shpresojmë për një rezultat pozitiv me anë të kundërsulmit. Janë dy koncepte të ndryshme nga të cilat duhet të zgjedh 11-shin e parë. Një pikëpyetje e madhe është nëse do të luaj me 2 sulmues. Përballë Rumanisë është normale të luash me një sulmues, por kjo më vendos përpara një problemi shumë të vështirë për të zgjidhur. Të lë jashtë formacionit Bogdanin, i cili ka karakteristika të shkëlqyera në mbajtjen e topit dhe e ndihmon ekipin të dalë përpara apo Hamdi Salihin, që është lojtari i momentit për Shqipërinë këto 4 ndeshjet e fundit. Edhe nëse në këtë ndeshje do të vendos ta lë Salihin në stol, të gjithë duhet ta kenë të qartë se ai është një titullar i Kombëtares shqiptare. Gjithsesi, unë do të marr vendimin më të mirë dhe profesional për skuadrën tonë, por më lini një ditë të mendohem. Më duhet të shoh edhe stërvitjet e fundit dhe më pas do t’u them vendimin tim. Një zgjidhje do të ishte edhe që secili prej dy sulmuesve të luante nga një pjesë loje, ose njëri 60 dhe tjetri 30 minuta, por në fund të fundit Salihi mund ta nisë ndeshjen nga stoli dhe Bogdani si titullar.

/shqip/

FIFA: ‘Shqipëria e aftë të bëjë surpriza’
“Shqipëria, kundërshtarja e Francës në eliminatoret e Euro 2012-s, është një ekip solid në mbrojtje, por transparent në sulm”. Ky është thelbi i një shkrimi të botuar në faqen zyrtare të FIFA-s mbi kombëtaren shqiptare të futbollit.

“Trajneri kroat, Josip Kuzhe, duke dashur të marrë maksimumin e mundshëm nga objektivi i skuadrës që drejton, duke parë që edhe se rezultatet në nivelin europian dhe botëror kanë qenë shumë modeste, ka aplikuar një lojë shumë mbrojtëse. Të paktën gjashtë lojtarë të formacionit bazë, Cana, Dallku, Curri, Vangjeli, Lila dhe Bulku mbulojnë vetëm mbrojtjen. Katër të parët luajnë në linjën përpara portierit titullar Beqaj, ndërkohë që Lila dhe Bulku janë mesfushorë mbrojtës, por që shohin pak drejt sulmit”, – thuhet në këtë artikull.

Sipas FIFA-s, problemi më i madh i formacionit shqiptar është sulmi dhe gjallëria ofensive. “Mesfushorët sulmues dhe sulmuesit kanë qenë gjithmonë në problem madhor për formacionin shqiptar. Por dhe vetë lojtarët e përfaqësueses rrallë ia kanë dalë të përshtaten në ekip dhe të ndërtonin një profil sulmues që do të bënte të shpresonin për rezultate më të mira”.

Titullarët kuqezinj, Skela, Duro dhe Bogdani, janë tashmë të moshës nga 32 deri në 34 vjeç dhe luajnë shumë pak ose aspak në klubet e tyre respektive, vetëm pak ditë larg një cikli të ri të kompeticionit, ç’ka nuk premton për një të ardhme ofensive në përfaqësuese. “Me gjithë eksperiencën e tyre me përfaqësuesen, këta lojtarë janë në fund të karrierës së tyre ndërkombëtare, sepse luajnë pak me klubet respektive. Megjithatë, ata përfaqësojnë problemin më të madh në ekipin shqiptar, me një organizim jo aq të gjallë në lëvizshmërinë ofensive. Por, ekipi shqiptar është i aftë që, në ditët e tij të mira, të shkaktojë surpriza. Për të vënë në dukje janë fitoret kundër Rusisë dhe Gjeorgjisë dhe barazimet kundër Zvicrës dhe Irlandës, po kështu pathyeshmëria e shqiptarëve në shtëpi gjatë eliminatoreve të Euro 2004-s. Në shtator të vitit 2004, ekipi kombëtar mundi Greqinë në Tiranë, me rezultatin 2-1. Greqia ishte kampione e porsakurorëzuar e Europës. Gjatë eliminatoreve të Botërorit 2010, shqiptarët morën një barazim 0-0 në Portugali (në tetor të vitit 2008).”

Shtypi rumun nuk kishte si të mos kontaktonte me një yll shqiptar, që ka luajtur në kampionatin e vendit të tyre, Sulejman Demollarin, para ndeshjes eliminatore të 3 shtatorit. Për të marrë mendimin e tij në lidhje me pritshmëritë e verdiktit të kësaj sfide, bazuar në forcat reale të të dyja palëve. Dhe Demollari, një njohës i mirë i futbollit rumun, por edhe atij shqiptar, natyrisht, duke qenë edhe trajner i kombëtares kuqezi U-15, nuk ka ngurruar të qëmtojë situatën, duke dhënë mendimin e vet. I cili shkon në anën e Rumanisë, si favorite për ta fituar ndeshjen e parë eliminatore në grup me Shqipërinë. Në sintezë të fjalëve të ish-lojtarit të Dinamos së Bukureshtit, Sulejman Demollari, është vlerësimi: “NE JEMI TË DOBËT, SI NË VITIN 2007, KUR NA KENI MUNDUR ME REZULTATIN E THELLË 6-1!”

- Le të flasim pak për ndeshjen Rumani-Shqipëri. Përpara kemi ndeshjen mes dy kombëtareve tona…?

- Hmm, një ndeshje shumë e vështirë për ne. Duhet ta pranoj, Rumania ka një ekip shumë më të fortë se Shqipëria. Por, siç e dini, në futboll çdo gjë mund të ndodhë.

- Vërtet ju duket e fortë Rumania aktuale?

- Po, sepse ka lojtarë që në planin individual janë më shumë si numër se tanët, por kanë edhe vlera më të mëdha. Ju keni Mutunë, por a është rikthyer në kombëtare?

- Jo, akoma, pas rreth një muaji pezullimi i tij përfundon…

- E pra, edhe kështu, pa Mutunë, edhe pse ai ishte numri një, sa i takon rrezikut që sjell, Rumania është ende ekip më i fortë se yni, këtë duhet ta pranoj.

- Cilin ekip shihni më favorit në grupin tonë kualifikues?

- Natyrisht, Francën. Pastaj, sipas mendimit tim, vjen Rumania.

- Na e bëni pak “spiunin” shqiptar për këtë ndeshje…

- (Qesh) Unë po ju them disa të fshehta të vogla. Fjala vjen, ne kemi një trajner kroat, shumë ambicioz, që kanxitur shumë lojtarë të rinj nga kombëtarja U-21.

- A ka vend për t’u përsëritur “cirku” i ndeshjes së fundit mes nesh, rezultati 6-1?

- Edhe nga kjo gjë duhet të kemi frikë.

- A keni ndonjë lojtar, i cili mund të jetë vendimtar në kombëtaren shqiptare?

- Po, Lorik Cana, lojtar i Gallatasarajit. Ka lindur në Kosovë, por përfaqëson prej disa vitesh Shqipërinë.

- Trajneri ynë është Razvan Luçesku. E njihni ndopak?

- Oh, vërtet, ai tani është trajneri juaj? Kam një mendim të mirë për të. Ishte një djalë inteligjent në këtë sport, kjo dukej që kur unë isha lojtar i Dinamos së Bukureshtit.

- Shqipëria do të kërkojë hakmarrje pas humbjes së thellë 6-1 në Rumani?

- Unë nuk dua ta kujtoj atë ndeshje, që për mua ishte më shumë “cirk”. Nuk dua të flas vërtet për atë lojë, sepse nuk e di çfarë ndodhi në të vërtetë.

- Por, na thoni diçka. Shqipëria e tanishme a është më e fortë se e asaj humbjeje të thellë?

- Jo, në asnjë mënyrë. Asokohe kombëtarja shqiptare ishte më e mirë.

- Tani çfarë po bëni?

- Punoj në federatë, në Tiranë, drejtoj kombëtaren U-15 të Shqipërisë.(Shekulli)