Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Ekonomi

Biznesi: 31 kerkesat tona per katervjeçarin e ardhshem

Publikuar nga JOEL me Saturday, 20 June 2009Pa Koment
Biznesi: 31 kerkesat tona per katervjeçarin e ardhshem

Nis me TVSH-ne, procedurat doganore, lejet e ndertimit, dhe perfundon me sektorin bankar. Nje mori kerkesash qe bizneset e Dhomes Amerikane te Tregtise do te donin te merrnin zgjidhje ne katervjeçarin e ardhshem, por si fillim duhet te kalonin me pare ne tryezen e planifikuar me Berishen dhe Ramen.

Nje pjese e sugjerimeve lidhen me rishikimin e politikes fiskale, kryesisht per TVSH-ne, ndersa theksi eshte vene me teper te nxitja e produkteve bujqesore dhe promovimi i prodhuesve shqiptare.

Bizneset kerkojne ne fillim rishikimin e TVSH-se per produktet qe kane ndikim ne sektorin bujqesor (nga 20% qe eshte aktualisht ne 8-12%). Sipas tyre, parapagimi i TVSH-se eshte shume i rende per biznesin aq me teper ne situate krize, ndersa diferenca per produktet ushqimore duhet te filloje nga 8%.

Tjeter kerkese lidhet me heqjen e referencave doganore sidomos per importet nga Bashkimi Europian. Me rendesi per AmCham jane liberalizimi i procedurave, lehtesi ne dogana, si dhe unifikim te akcizes me vendet e rajonit. “Kontrolli nga tatimoret duhet te behet nje here ne dy vjet dhe periudha e kontrolluar njehere nuk duhet te kontrollohet me”, tregon pika e 9-te.

Promovimi i biznesit shqiptar jashte vendit, mbeshtetja ne kohe krize, si dhe konsultime per çdo ligj perpara se te kaloje per aprovim, jane disa nga sugjerimet qe biznesi ia percjell qeverise se ardhshme. Nje kerkese direkte per taksat lidhet me anulimin e parapageses mujore te tatimit mbi fitimin, si dhe zgjidhjen e çeshtjes per rimbursimin e TVSH–se.

Gjykata Administrative, e cila nuk mundi te krijohej ne qeverisjen e te djathteve, kerkohet nga biznesi i Dhomes Amerikane qe te perfundoje brenda 2009-s, duke ia lene si detyre qeverise se re.(TCH)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.