Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Ekonomi

Fatura, kontroll fiskal çdo individi

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Wednesday, 1 July 2009Pa Koment
Fatura, kontroll fiskal çdo individi

Skema e re: Kush ruan kuponin merr një pjesë e shpenzimeve në fund të vitit. Sido të jetë rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, ajo qeveri që në vjen në pushtet duhet të planifikojë një skemë të re që rrit kontrollin ndaj shpenzimeve të çdo individi. Pak kohë para zgjedhjeve, ministri i Financave tha për herë të parë se po përgatitet një skemë e re, në bashkëpunim me ekspertët e huaj, në mënyrë që të ulë informalitetin në vend dhe monitorimin e çdo të ardhure për familjet. Sikundër ndodh në disa shtete të fuqishme ekonomike, shpenzimet e kryera gjatë vitit rimbursohen në fund, pas dorëzimit të faturave, që individi ka mbledhur. Skema e re detyron të gjitha bizneset që të përdorin faturën, në të kundërt do të përballen me klientin në rastet e blerjes së një malli apo shërbimi. Ekspertët e Ministrisë së Financave janë duke diskutuar nivelin e rimbursimit të faturës së mbledhur nga konsumatori, veprim që do të kryhet në fund të çdo viti.

Modeli perëndimor

Shumë prej nesh na ka ndodhur që shpenzimet e kryera në një shtet të huaj, rimbursohen në masën e TVSH, gjatë momentit të kalimit në kufi. Ato shtete që e aplikojnë skemën e kthimit mbrapsht të një pjesë të taksës, stimulojnë konsumatorin që t‘i kërkojë shitësit faturën. Modeli i ri, jo vetëm që ul informalitetin në vend, po e bën më transparent procesin e verifikimit të pasurisë. Çdo individ do të pajiset me një kod fiskal, sikundër ndodh me bizneset, në bazë të cilit do të kryhen veprimet e rimbursimit të Taksës për Vlerën e Shtuar. Aktualisht, në vendin tonë, pjesa dërrmuese e konsumatorëve nuk e ruajnë faturën, kurse të tjerë ose nuk e marrin ose shitësi s‘ua jep.

Ligji

Rreth një vit e gjysmë më parë, qeveria miratoi një ligj të ri “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Mes të tjerave, ligji parashikonte edhe procedurën që duhet të ndiqte konsumatori në momentin kur paguante produktin apo shërbimin. Në njërin nga nenet thuhet se, konsumatori duhet ta marrë dhe ta ruajë faturën, të paktën deri në distancën 30 metra nga vendi që ka blerë produktin. Në të kundërt, thotë ligji “Për procedurat tatimore”, tatimori i vendos gjobë 1 mijë lekë individit që nuk mban faturën. Masa e re e futur në ligj parashikonte të rriste shkallën e kulturës për ruajtjen e faturës, por që në fakt ndodhi e kundërta. Paralel me këtë, edhe nga tatimet nuk është dëgjuar ndonjë rast të jetë penalizuar konsumatori vetëm se nuk mori faturën apo s‘e ruajti atë. Në këtë rast, qeveria po mendon një tjetër skemë, që i detyron të dyja palët, shitës dhe blerës, që të fusin në raportin e tyre përdorimin e faturës. Njëra palë, konsumatori është i detyruar të kërkojë kuponin, në mënyrë që të ketë të drejtë të kërkojë në fund të vitit rimbursimin e një pjesë të TVSH-së së paguar, kurse shitësi me të drejtë e shet mallin me vlerën e shtuar, duke ia shkarkuar blerësit. Në këtë mënyrë formohet një rrjet zinxhir i pagimit të TVSH-së dhe askush nga palët nuk mund të ankohet për shitja e mallit pa faturë.

Kontroll

pasurie

Modeli ri që kërkon të aplikojë Ministria e Financës, cilado forcë politike të vijë në pushtet, ndihmon pa dyshim strukturat përkatëse shtetërore që të kenë kontroll më të lehtë ndaj transparencës së të ardhurave për çdo individ. Duke parë të ardhurat nga paga apo nga aktivitete private dhe mbledhja e faturave për shpenzimet e bëra gjatë vitit, tatimet do ta kenë të lehtë të mësojnë burimin e financimit dhe kapacitetin real të çdo individi (Gazeta Shqip)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.