Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Ekonomi

G8: Verehen shenja stabilizimi të ekonomisë

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Monday, 15 June 2009Pa Koment
G8: Verehen shenja stabilizimi të ekonomisë

Ministrat e Financave të grupit të tetë vendeve më të industrializuara, thonë se ekonomitë botërore po japin shenja stabilizimi, por, siç thanë ata, situata mbetet e pasigurt. Në një deklaratë të dhënë sot pas takimeve dyditore në Itali, ministrat e tetëshes thanë se stabiliteti financiar vazhdon të mbetet i rrezikuar dhe paralajmëruan se shkalla e papunësisë mund të vazhdojë të rritet edhe pasi rritja ekonomike të ketë filluar.

Ministrat thanë se kanë nisur të shqyrtojnë mundësitë sesi të ndërpresin masat ekonomike të stimulusit pasi rimëkëmbja ekonomike të jetë e sigurt. Ata gjithashtu i kërkuan Fondit Monetar Ndërkombëtar të studiojë strategji të mundshme në lidhje me këtë proces.

Kryefinanciarët e G8-ës gjithashtu theksuan vendosmërinë e tyre për të siguruar më shumë stimuj ekonomik nëse do të jetë e nevojshme, por pa rritur inflacionin apo deficitet shtetërore.

Takimi i vendeve të G8-ës kishte për qëllim të arrinte rrugë të përbashkëta para takimit të udhëheqësve të këtyre vendeve në plan të mbahet në muajin korrik. (VOA)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.