Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Ekonomi

Pagat e reja, tabelat për mjekët e familjes

Publikuar nga JOEL me Tuesday, 16 June 2009Pa Koment
Pagat e reja, tabelat për mjekët e familjes

VENDIMI/ Sa përfiton stafi i poliklinikave. Ndarja sipas kategorive përkatëse

Pas mjekëve të spitaleve qendrore, do të përfitojnë rritje page edhe mjekët e familjes, poliklinikave, specialistët. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave vendosi sot rritjen e pagave për mjekët e familjes, mjekët specialistë dhe të gjithë personelin e qendrave shëndetësore. Rritja është 17% për mjekët e familjes dhe deri në 21% për specialistët. Paga mesatare për një mjek në qendrat shëndetësore së bashku me dy paga shpërblim në vit bëhet 60 mijë lekë në muaj. “Në vijimësi do të kemi rritje të pagave me ritme të tilla, si një nga format për të arritur një objektiv të rëndësishëm të ISKSH-së, luftën kundër informalitetit në sistemin shëndetësor”, sqaroi drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana.

Përfituesit

Në total, nga kjo rritje e konsiderueshme pagash përfitojnë 9300 punonjës të shërbimit parësor. ISKSH vijon të ndjekë politikën e stimulimit të personelit shëndetësor në zonat e thella, në mënyrë që të mbulohet i plotë shërbimi për të gjithë popullatën. Gjithashtu, një vëmendje e veçantë u është kushtuar mjekëve në zonat qendrore për shkak të ngarkesës më të madhe të punës.

Rritja më e lartë është parashikuar për mjekët që mbulojnë zonat qendrore 16.3%, në zonat fushore rritja është 11.2%, në atë kodrinore 9%, ndërsa për mjekët në zonat malore 4%.

Një mjek në zonën qendrore me ngarkesë normale, pra 2 mijë banorë, me vjetërsi pune 25 vjet dhe që kryen 12 vizita në ditë, do të paguhet me një pagë mujore bruto 47 mijë lekë, ndërsa një mjek në zonat malore e të thella malore që kryen 6 vizita në ditë do të paguhet me pagë mujore 79 mijë lekë.

Nga kjo rritje përfitojnë rreth 1700 mjekë familjeje me një efekt financiar 8-mujor mbi 82 milionë lekë.

Rritje të konsiderueshme përfitojnë rreth 300 mjekët specialistë, paga mesatare mujore e të cilëve nga 40 mijë lekë që ishte, bëhet 48.500 lekë. Një rritje prej 21% me një efekt financiar rreth 24 milionë lekë.

Infermierët

Pagat e personelit infermieristik kanë një rritje rreth 13%. Nga 1 Maji, pagat e infermierëve me arsim të mesëm profesional, nga 28 mijë lekë që ishin, bëhen 32 mijë lekë.

Pagat e infermierëve me arsim të lartë nga 32 mijë lekë që ishin, bëhen 35 mijë, ndërsa pagat e kryeinfermierëve nga 34 mijë lekë shkojnë në 38 mijë lekë.

Po kështu, rritje në masën 14% përfitojnë pagat e infermierëve me arsim///////////////////// 8-vjeçar, ndihmësinfermierëve, të cilat arrijnë në 29 mijë lekë nga 25.400 që ishin. Nga kjo rritje përfitojnë mbi 6700 infermiere, me një efekt financiar deri në fund të vitit 2009 rreth 186 milionë lekë.

Për ekonomistët e qendrave shëndetësore, si dhe personelin tjetër drejtues automjeti, sanitare, apo punonjës të tjerë të shërbimit teknik, është parashikuar një rritje mesatare e pagës prej 10% me një efekt financiar deri në fund të vitit 2009 rreth 186 milionë lekë. Në total, efektet financiare nga rritja e pagave është rreth 307 milionë lekë. Zbatimi i vendimit për ndryshimin e pagave fillon nga data 1 Maj 2009 dhe përballohet nga buxheti i ISKSH-së. Lorina Mixha

Box

Vendimi

Të ardhurat dytësore për nevojat e qendrave

ISKSH mori sot një tjetër vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me përdorimin e të ardhurave dytësore të qendrave shëndetësore, i cili mezi pritej prej tyre. Nisur nga nevojat për investime, u vendos që të përdoren për to 60% të të ardhurave të realizuara, ndërsa për mallra, shërbime e trajnime 20% e shumës totale dhe 20% për paga e shpërblime.

Përpos pajisjes së qendrave shëndetësore me aparaturat bazë të cilat janë shpërndarë në të gjithë vendin, qendrat shëndetësore në bazë të të ardhurave që mbledhin mund të zhvillojnë më tej shërbimin duke blerë aparatura të tjera sipas nevojave.

Konkretisht, rreth 400 qendra shëndetësore deri tani kanë mbledhur rreth 133 milionë lekë të reja, të cilat do të përdoren në funksion të shërbimit shëndetësor, sipas ndarjes së mësipërme.

Në këtë mënyrë, ISKSH synon stimulimin e personelit mjekësor, por njëherësh rritjen e cilësisë së shërbimit për popullatën.(SHQIP)

Popularity: 2% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.