Fillimi » Dashuria & Seksi

Dashuria & Seksi

Horoskopi mundesohet edhe ne fushat e meposhteme!

kariera-dhe-paraja

Kariera & Paraja

jeta-dhe-stili

Horoskopi Mujor

bukurija

Bukuria

 

Horoskopi per Dashurin & Seksin

Data: Mars 2010

 

Dashi

Demi

Binjaket

Gaforrja

Luani

Virgjeresha

Peshorja

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

Dashi

 Partneri: Gjatë marsit do të rrezatoni me dashuri e lumturi, dhe fitimtar do të jetë partneri juaj. Për personat e lirë, mund të thuhet se muaji mars është i krijuar që ju të filloni një dashuri të re.

Demi

 
 

Partneri: Gjatë këtij muaji do ta ndjeni nevojën që të rrini vetëm, gjë që do t’ju shkaktojë probleme në marrëdhëniet bashkëshortore – andaj jini më komunikativ dhe bisedoni me partnerin për problemet që ju shqetësojnë dhe vetëm kështu do të shkoni drejtë harmonisë. Për personat e lirë nuk rekomandohet që të hyjnë në një lidhje të re pasi që periudhat në vazhdim janë më frytdhënëse.

 

Binjaket

Partneri: Do të shfaqet dëshira për të provuar gjëra të reja si dhe për ta shijuar më shumë jetën e natës. Por se si ndikon kjo në marrëdhëniet më bashkëshorten tuaj, kjo varet se cilës shigjetë i takon ajo.
Personave të lirë, yjet ju propozojnë që të vendosni për një partner pasi që duke u njoftuar me shumë persona ekziston mundësia që ta humbni një mundësi të shkëlqyer dhe do të ndodheni para një tradhtie.

Gaforrja

 

Partneri: Do të jeni nën ndikimin e partnerit, dhe kjo nuk ju pengon pasi që gjatë këtij muaji shfaqni dashuri dhe jeni plot sharmë, dhe në këtë mënyrë jeta bashkëshortore do të funksionojë për bukuri. Personat e lirë, sigurisht se do të befasohen edhe vetë se sa adhuruesit do t’i kenë gjatë këtij muaji- por mos harroni se është muaji ideal që të gjeni atë që e kërkoni.

Luani

Partneri: Për marrëdhëniet bashkëshortore do të jetë një muaj i komplikuar – duhet të jeni më stabil në anën emocionale, në mënyrë që mos të vini gjerë tek prishja e raporteve me partnerin. Personat e lirë do të kenë shumë vështirë të vijnë gjerë tek personi i duhur.

Virgjeresha

  

Partneri: Jeta e juaj bashkëshortore do të jetë shumë harmonike dhe pa komplikime, jeni të drejtë dhe shumë krenar me vetveten – yjet ju ndihmojnë që ta kaloni këtë periudhë në harmonitë plotë. Personat e lirë do ta kërkojnë partnerin e jetës në mënyrë pragmatike – kjo sjellje mund t’ju sjellë shumë shpejtë një dashuri të re.

Peshorja

 

 

Partneri: Periudhë më të mirë për një jetë bashkëshortore dhe të lumtur se sa gjatë muajit mars nuk keni përjetuar ndonjëherë – pra, shumë momente të bukura, romantike dhe absolutisht shumë ndjenja pozitive. Personat e lirë përfundimisht do ta takojnë dashurinë e jetës.

Akrepi

 
 
 Partneri: Yjet ju drejtojnë që të bëni të pamundurën që të funksionojë jeta bashkëshortore, mirëpo nëse nuk e shfrytëzoni këtë të mirë, atëherë çdo gjë do të kthehet bumerang. Personat e lirë e dinë shumë mirë se çka kërkojnë nga partneri, andaj edhe e kanë mundësinë që t’i japin fund vetmisë.

 

 

Shigjetari

Partneri: Jeta e dashurisë do të jetë spektakulare – do të ndizen epshet erotike, andaj shfrytëzojeni këtë periudhë të lumturisë së bashku më partnerin, dhe tregoni se sa ka vlerë për ju. Muaji mars për personat e lirë do të jetë shumë fatlumë – shumë lehtë mund të gjejnë partnerin e jetës.

Bricjapi

Partneri: Nëse lidhja e juaj nuk funksionon si duhet, atëherë mos e akuzoni partnerin pasi që ju duhet të luftoni me vetveten dhe me aspektet negative që keni. Mirëpo toleranca është çelësi i lumturisë suaj. Për personat e lirë nuk është periudha e duhur për njoftime të reja, jo pse nuk kanë fat, por duhet të punojnë më shumë me vetveten, të jenë të qetë dhe të shtendosur për një person të ri në jetën e tyre.

Ujori

 Partneri: Do të vijë gjerë tek mosmarrëveshjet me partnerin dhe kjo falë jostabilitetit tuaj. Ju e bëni të pamundurën që partneri t’i planifikojë të gjitha gjërat së bashku me ju, dhe ju të jeni në qendër të vëmendjes. Personat e lirë gjatë këtij muaji do të jenë shumë joserioz dhe të pasinqertë – harrojnë takimet, harrojnë premtimet, dhe kështu humbin mundësitë që të gjejnë partnerin e jetës.

Peshqit

Partneri: Provoni që partnerit t’ia shfaqni ndjenjat e vërteta dhe t’i tregoni se çfarë në të vërtetë ju mundon, dhe vetëm kështu mund ta bëni lidhjen më të fortë dhe stabile. Personat e lirë, edhe pse ndjehen të vetmuar, duhet të dalin më shpesh me shoqëri ku edhe fati mund t’ju buzëqeshë.

Popularity: 62% [?]