Kariera & Paraja
Horoskopi mundesohet edhe ne fushat e meposhteme!
Dashuria & Seksi |
Horoskopi Mujor |
Bukuria |
|
Horoskopi per Karieren & Parane
Data: Shkurt 2010
|
Karriera: Ana juaj më e fortë në planin profesional është padyshim vetëbesimi, nuk jeni persona iluzionarë dhe nuk vuani nga komplekset, andaj lehtë arrini në realizimin e qëllimeve tuaja. Ana e fortë e juaj gjatë këtij muaji është dëshira e madhe për punë, dhe mënyra se si prezantoheni para të tjerëve, dhe kjo mënyrë e paraqitjes suaj ju jep mundësi që të kërkoni avancim në punë. Nëse koncentroheni në punë, dhe i përfundoni obligimet me kohë, nga data 5 e deri më 20 Shkurt mund të arrini sukses të madh në planin profesional.
|
|
|
Karriera: Horoskopi parashikon ngritur profesionale dhe finacjare. Do te fitoni zemrën e eproreve tuaj dhe do te arrini pozicion te respektueshëm ne kompani apo organizate. Mund te keni disa probleme te vogla ne fillim te muajit. Mos u frikësoni nga pengesat e vogla ne karrierën tuaj. Ngarkesa e tepërt dhe stresi mund te bëhen një pengese e vërtetë për te arritur aty ku dëshironi. Ngritje te papritura ne detyre apo monetare do te jete nje eksperience e mrekullueshme qe do t’ju motivoj gjate muajit Shkurt.
|
|
|
Karriera: Gjatë muajit Shkurt, nuk do të jeni të kënaqur me presionin që ju shkakton puna, edhe pse tregoni shumë interes dhe jeni shumë të përkushtuar në përfundimin e obligimeve. Po ju presin mundësi të mëdha zhvillimi, gjë që po ju bën të jeni edhe më kokëfortë në realizimin e projekteve, dhe jeni në gjendje që t’i kundërviheni çdo vështirësie që ju paraqitet. Mos hezitoni, por filloni projekte të reja, se do t’ju sjellin të ardhura të mira financiare.
|
|
|
|
Karriera:Gjatë muajit Shkurt, plani profesional do të ketë prioritet për ju, yjet ju dhurojnë mundësi të mëdha dhe të papritura zhvillimi, si dhe energji më të madhe se ndonjëherë më parë. Andaj shfrytëzojeni këtë periudhë të mirë, dhe bëni një hap përpara në karrierë – me fillimin e ndonjë biznesi, mund të bëheni konkurrent i bizneseve tjera.
|
|
|
Karriera: Gjithmonë dëshironi të jeni i pari – më shumë jeni të interesuar që nga të tjerët të njiheni si punëtor i madh, dhe të jeni në pozitë udhëheqëse, sesa të mirat materiale. Rreziku më i madh tek ju qëndron në faktin se e ngarkoni vetën për së tepërmi – jeni të motivuar të punoni, mirëpo nga puna e madhe mund të bini në depresion dhe vështirë që mund të kthjelleni. Prandaj, mos synoni t’i arrini të gjitha njëkohësisht, se nuk është e thënë të jeni çdo herë i pari! |
|
|
Karriera: Nga ju, gjatë muajit Shkurt kërkohet që të bëni ndryshime në mënyrën se si udhëhiqni punën – modelet tradicionale nuk ju shpijnë drejt suksesit. Andaj bëhuni më kurajoz dhe bëni ndryshime drastike, nëse dëshironi që të arrini qëllimet tuaja – për këtë e keni mbështetjen e yjeve, pra, merruni me punë kreative dhe do të shihni se si do të përparoni si në planin profesional ashtu edhe në atë financiar. |
|
|
Karriera: Gjatë muajit Shkurt do të mund të vlerësoni të arritura e gjertanishme – mirëpo, surpriza dhe mundësi të mëdha të realizimit të projekteve nuk do të ketë, por një muaj i qetë dhe i lumtur. Është koha ideale që të bëni planifikimet afatgjate, dhe t’i ndani obligimet primare nga ato sekondare e terciare.
|
|
|
Karriera: Nëse keni raporte të mira kolegjiale, dhe atmosferë të mirë punuese, atëherë do të keni një muaj të përkryer, ku punët përfundohen pa mund të madh. Mirëpo nëse ju duhet të luftoni me kolegë intrigantë dhe me jo korrektësinë e punëdhënësit, atëherë do të përjetoni momente kritike, që ju sjellin nervozizëm dhe pikëllim. Andaj bëni përpjekje që çdo gjë të funksionojë siç duhet – mos e shprehni nervozizmin tuaj, por silluni si është më së miri. |
|
|
Karriera: Muaji Shkurt për të lindurit në shenjën e shigjetarit, do të jetë produkt i suksesit në planin profesional. Motivin e madh që e keni për punë si dhe vetëbesimi, ju bën të prezantoheni si një kandidat me karakter të fortë dhe përgjegjës në punën që bëni. Puna profesionale dhe të ardhurat financiare janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën gjatë këtij muaji – andaj përkushtojuni punës dhe padyshim që suksesi nuk do t’ju mungojë. |
|
|
Karriera: Puna profesionale, gjatë muajit Shkurt do të jetë primare – mund të arrini shumë nëse koncentroheni në realizimin e qëllimeve tuaja. Serioziteti i madh në realizimin e projekteve, sjell besim tek punëdhënësi dhe bashkëpunëtorët – mirëpo kujdes në raportet ndër-kolegiale, bëhuni më tolerantë dhe çdo gjë do të kalojë si është më së miri.
|
|
|
Karriera: Fleksibiliteti dhe kreativiteti në planin profesional do të ishin vlera të pacenueshme, por fatkeqësisht nuk jeni në gjendje t’i shprehni aftësitë tuaja. Më me dëshirë do të bashkëbisedoni me kolegët e punës se sa të disiplinoheni dhe t’i përkushtoheni realizimit të obligimeve. Mirëpo, nëse dëshironi ta ruani vendin e punës atëherë nga ju kërkohet më shumë përkushtim ndaj detyrave që duhet t’i përfundoni. |
|
|
Karriera: Kur keni raporte të mira kolegjiale, atëherë ndjeheni të lumtur dhe punoni në qetësi. Lehtë integroheni në grupe-andaj, ana e juaj e fortë është koordinimi dhe fleksibiliteti në realizimin e projekteve. Edhe në realizimin e projekteve personale, kërkojeni ndihmën e personave kompetentë për atë lëmi, dhe kështu suksesi nuk do të mungojë. Kujdes të veçantë në dekadën e parë të këtij muaji, pasi që mund të merrni surpriza negative.
|
Popularity: 35% [?]















