Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Flash

AFP: Berisha shpall fitoren. Opozita, kritika për procesin

Publikuar nga Nardi me Thursday, 2 July 2009Pa Koment
AFP: Berisha shpall fitoren. Opozita, kritika për procesin

AFP/ Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka deklaruar dje fitoren e aleancës së djathtë, ndërkohë që opozita e kundërshton deklaratën duke e akuzuar për devijim të procesit.
Kështu shkruan asgjensia franceze e lajme AFP, e cila citon të dhënat e fundit nga numërimi, duke theksuar se “rezultatet e deritanishme i japin një avantazh të lehtë 1% aleancës së djathtë, krahasuar me atë të socialistëve”.
“Edhe pse ishte e paqartë nëse qendra e djathtë i ka mandatet për të formuar qeverinë, zëdhënësja e partisë, Majlinda Bregu deklaroi dje se i kanë fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës”.
Agjensia duke iu referuar deklaratës së Bregut, citon fjalën e saj “Partia tani ka një mandat të dytë për katër vitet e ardhshme,” tha Bregu, duke shtuar se i kanë siguruar 71 mandatet për parlamentin e ri.
Më tej, citohet Berisha i cili i ngazëllyer mblodhi qeverinë, duke shtuar se gjithsesi do të presë rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Ai premtoi se qeveria do të vazhdojë me reformat deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
AFP i referohet edhe deklaratës së liderit të opozitës, Edi Rama, i cili ka akuzuar për devijim të procesit zgjedhor. “Procesi zgjedhor dhe numërimi i votave është përkeqësuar çdo orë. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur vullnetin e votuesve shprehur në 28 qershor”- tha Rama, duke këmbëngulur se Berisha “nuk është më një kryeministër”.
AFP-ja citon më tej Ramën, i cili e quan Berishën thjesht një kryeministër ende në këtë detyrë, dhe si i tillë, ai duhet të sigurojë rendin në qendrat e votimit për të votave të vazhdojë.
Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-s, Olli citohet nga AFP-ja të ketë thënë se është ende herët për të shpallur fitues. “Nuk mund të pretendojmë për fitues pa numëruar edhe votën e fundit”- tha Olli, duke pranuar edhe bllokimin e qendrave të votimit për shkak të problemeve.
Në fund, kujtohet edhe deklarata e komisionarit të zgjerimit, Oli Rehn, sipas të cilit përmirësimet e shënuara u zbehën nga politizimi i aspekteve teknike dhe dhuna e konstatuar gjatë fushatës zgjedhore, duke kujtuar tre vrasjet e regjistruara.

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.