Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Flash

Apeli, ditët e vrenjtura, të rrezikshme sa ato me diell

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Friday, 3 July 2009Pa Koment
Apeli, ditët e vrenjtura, të rrezikshme sa ato me diell

Specialistët e shëndetit publik, bëjnë apel për kujdes ndaj stinës së nxehtë. Këshilla se si duhet të mbrohemi.
Mbrohuni nga i nxehti, pasi jemi në kulmin e stinës së verës dhe ditët e vrenjtura e me shira, nuk do të thonë se moti u freskua. Ky është apeli që japin specialistët e shëndetit publik, në kuadër të Muajit të Sensibilizimit për Mbrojtjen nga të Nxehtit.

Sipas tyre, stina e verës mund të sjellë probleme, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa personat me sëmundje kronike, duhet të zbatojnë me korrektësi të gjitha këshillat që japin mjekët.

Apeli

Jemi në kulmin e stinës së nxehtë, ndaj, vranësirat dhe shirat nuk do të thonë që të jemi indiferentë ndaj kësaj stine. Kështu u shprehen specialistët e shëndetit publik, të cilët theksuan se duhet të ndiqen të gjitha këshillat, njësoj si të ishin ditë me diell.

“Stina e verës duhet të konsiderohet e tillë, edhe pse prej ditësh ka vranësira dhe shira. Këto ditë janë po aq të rrezikshme si të ishin ditë me diell, ndaj, nuk duhen neglizhuar”,- pohojnë specialistët e shëndetit publik.

Kështu, ata këshillojnë që të konsumohen sa më shumë lëngje, fruta dhe zarzavate, por të tregohet edhe kujdes i veçantë për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna e të sëmurët kronikë në kushtet e temperaturave të larta.

“Konsumoni deri në 2 litra ujë në ditë dhe jo pije alkoolike. Evitoni lëvizjet dhe aktivitetet fizike intensive nga ora 11.00 deri në orën 16.00″, – thonë mjekët, sipas të cilëve, fëmijët dhe të moshuarit janë mosha që duhet të tregojë më tepër kujdes.

Fëmijët, sipas tyre, reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj temperaturave të larta, pasi sistemi imunitar apo mbrojtës i tij, nuk është zhvilluar tërësisht. Temperaturat e larta apo vapa, kanë një ndikim shumë negativ në organizmin e fëmijës dhe kjo është e theksuar, sidomos tek moshat e vogla, 1-4 vjeç. Ndërsa tek të moshuarit, moti i nxehtë shkakton probleme shëndetësore, si pasojë e ndryshimit të sistemit të çrregullimit të temperaturës trupore.

Të moshuarit shpesh nuk janë në gjendje të kuptojnë domosdoshmërinë e mbrojtjes nga të nxehtit, ndaj mund të paraqesin probleme dhe kërkojnë një kujdes më të veçantë, kur dihet se edhe forcat mbrojtëse të tyre janë të ulura. Ata mund të goditen nga nxehtësia, nga dielli, apo të rëndohen sëmundjet kronike.

Kujdesi

Mjekët këshillojnë edhe personat e moshës alternative (as të moshuar, as fëmijë), që të kenë kujdes nga temperaturat e larta dhe ekspozimi në diell, të cilët mund të shkaktojnë probleme të rëndësishme dhe ndonjëherë mjaft të mprehta shëndetësore, siç janë hipertermia malinj (rritja e shpejtë dhe shumë e lartë e temperaturës së trupit), goditja nga dielli, humbja e madhe e lëngjeve dhe kripërave të trupit me anë të djersës, si dhe djegiet e lëkurës akute dhe kronike.

“Njerëzit mund të ekspozohen ndaj këtyre elementëve klimaterikë, si gjatë kohës së punës, ashtu edhe kur janë duke pushuar (p.sh., në plazh). Ndaj, për të gjithë ata që shkojnë me pushime në det apo në mal, qëndroni në hije në orët e pikut të diellit, ndërsa duhet të përdorni kapelat, syzet e errëta të diellit, për mbrojtjen e kokës dhe syve”, – pohojnë mjekët.

ISHP: Të bëhen politika të përbashkëta për mjedisin dhe shëndetësinë

Çështjet kryesore të shëndetit mjedisor, siç janë ndryshimet klimatike dhe efektet në shëndet, cilësia e ajrit (ajri i jashtëm dhe i brendshëm), cilësia e ujërave nëntokësorë dhe sipërfaqësore, trajtimi i ujërave të përdorur, menaxhimi i mbetjeve, niveli i zhurmave, duhet të konsiderohen si një pjesë e rëndësishme dhe e pandarë e politikave dhe programeve të edukimit shëndetësor.

Kështu shprehen burime zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, të cilët theksojnë se qëllimi për promocionin e shëndetit mjedisor është që t’i paraqitet komunitetit në përgjithësi, ose grupmoshave në veçanti, një vizion i qartë për rolin e rëndësishëm që luan mbrojtja e mjedisit, sigurimi i shëndetit dhe jetës.

“Shëndeti mjedisor ka të bëjë me të gjithë faktorët e jashtëm fizikë, kimikë dhe biologjikë, që ndikojnë tek njerëzit. Gjithashtu, ai përfshin vlerësimin dhe kontrollin e këtyre faktorëve mjedisorë, të cilët ndikojnë në shëndetin tonë, proces i cili, si pikësynim, ka parandalimin e sëmundjeve dhe të krijojë mjedise ndihmëse për shëndetin”,- pohojnë burime zyrtare të ISHP-së.(shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.