Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Flash

Berisha: Rezultati nuk ndryshohet me protesta

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Thursday, 2 July 2009Pa Koment
Berisha: Rezultati nuk ndryshohet me protesta

Kryetari i PD-së, koalicioni i të cilit nuk i ka ende të gjithë mandatet për të formuar i vetëm qeverinë, i beri apel mbështesve të ruajnë gjakftohtësinë ndërsa Edi Ramës të zbatojë ligjin. “Rama mund të bëjë protestë por në mënyrë absolute nuk mund të ndryshoj rezultatin. Askush nuk mundet në këtë proces transparent të cënojë një votë”.

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike akuzoi kundështarin politik se po kërkon të mos njohë rezultatin dhe kërcënon me protesta.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu kryeministri Berisha akuzoi Ramën dhe njerëzit e tij se janë autorët e “akteve të turpshme” që po ndodhin në Qendrat e numërimit në Fier dhe në Rrogozhinë

“24 orët e fundit fallagna të krimit në PS të udhëhequra nga Edi Rama po bëjnë cdo përpjekje për të bllokuar këtë proces. Dje në orët e para pas mesnate Andis Harasani deputet i PS-së në Fier sulmoi me karrige komisionerin e PD-së në Rrogozhinë, para kamerave për fajin se ky komisioner po zbatonte ligjin.”

Berisha u komunikoi gazetarëve mesazhin që Edi Rama, sipas tij, i ka komunikuar mbrëmë nëpërmjet njerëzve të tij.

“Rama më dërgoi emirasë të cilët më komunikuan se ai kishte vendosur të mos njihte rezultatin dhe të nxirrte popullin në protesta. Përgjigjja ime ishte ky është vend i lirë dhe të gjithë mund të protestojnë. Por rezultatet e zgjedhjeve me protesta nuk do mund të ndryshojnë, ” – tha kryeministri.

Kryetari i PD-së tha se njerëzit që krijuan tensionin jashtë KZAZ-së së Fierit dhe që mbajtën peng komisionerët e PS nuk ishin banorë të thjeshtë por punonjës të policisë bashkiake dhe punonjës të biznesmenit Koco Kokëdhima.

“Në protesë në Fier, ishte policia bashkiake e Ramës dhe punëtorë mjeranë të Koco Kokëdhimës të udhëhequr nga Gramor Ruci. Ai ishte akt i shëmtuar. Që në fillim kur tensioni u ngrit urdhërova që cdo komisioner i PD-së të largohej dhe kjo u zbatua me përpikmëri, më pas ato u mbajtën peng nga turmat e PS. Policë të bashkisë së Ramës dhe menaxherët e Kokëdhimës donin të nxirrnin rezultatin vetë.” – akuzoi Berisha.

Berisha u bëri apel qytetarëve dhe mbështetësve të PD-së të ruajnë gjakftohtësinë, ndërsa për kundështarin e tij politik ishte të zbatonte ligjin.
“Rama mund të bëjë protestë por në mënyrë absolute nuk mund të ndryshoj rezultatin. Nëse Rama donte rezultatin në Fier pse donte ta nxirrte me kërcënime e dajak?! I bëj thirrje të zbatojë ligjin. Askush nuk mundet në këtë proces transparent të cënojën një votë.”

Kryeministri Berisha ripohoi edhe një herë, (atë që kishte thënë në mbledhjen e djeshme të qeverisë) se për të formuar qeverinë nëse nuk i ka të gjitha numrat do t’i duhet do të zgjerojë koalicionin.
“Rezultatet janë përcaktuar dhe unë do pranoj rezultatin qe jep KQZ por të dhënat flasin qartë. Maxhoranca aktuale i ka të gjithë numrat. Natyrisht nuk kam fituar aq sa do doja. Deklarova se do zgjeroj koalicioni. Këto janë rregullat, kjo është demokraci” (BalkanWeb)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.