Garë e ashpër PD-PS deri në kutitë e fundit, pritet natë kulisash politike në Tiranë
Nderkohe qe numerimi po shkon drejt fundit ne rang kombetar, se paku 4 mandate deputetesh jane ende ne loje, duke e bere betejen elektorale te ketij qershori, nje ndeshje te paprecedente ne historine e zgjedhjeve elektorale shqiptare.
Perpjekjet per te marre mandate shtese, jane perqendruar ne Tirane, Elbasan, Bushat, Fushekuqe etj. Tensioni, vecanerisht ne Bushat dhe Fushekuqe shpjegohet me kalkulimet e selive te partive ne qender, te cilat kane kuptuar se levizja e votave ne keto qendra te vogla, mund te sjelle levizje mandatesh ne sekonden e fundit.
Koalicioni i djathte duket me afer arritjes se numrit 71, nderkohe qe eshte i mundur edhe nje barazim i paprecedent mandatesh mes koalicionit te PD nga njera ane dhe koalicionit te PS dhe LSI nga ana tjeter, gjithmone nese keto vendosin ndonje bashkepunim.
**********
Jane numeruar 4523 QV nga 4753 gjithsej dhe te djathtet dhe te majtet jane 70 me 70, pas nje levizje mandatesh ne Fier.
Mandati i PDI ka rene dhe i ka kaluar PS-se e drejta e nje mandati tjeter, duke shkuar ne teresi rezultati i Fierit 9 per PS, 6 per PD dhe nje per LSI.
Nderkohe ne Tirane ka nje beteje te forte ne Paskuqan ku jane edhe 5 kuti per tu numeruar. Nga keto 5 kuti varet nje mandat tjeter ne Tirane nese do ti kaloje PD-se apo PS-se
**********
**********
Është drejt përfundimit procesi i numërimit në Qarkun e Korçës, në qarkun e Vlorës, të Beratit dhe Dibrës. Ndërsa në qarkun e Elbasanit kanë mbetur edhe 33 kuti, ku në avantazh me 1435 vota është PS-ja.
Ndërkohë ka përfunduar numërimi në Gjirokastër me fitoren 3 e mandateve për PS përkundrejt dy që mori PD. Gjithashtu ka përfunduar numërimi edhe në Kukës me fitore e 3 deputeteve per PD perkundrejt 1 mandat qe mori PS ne kete qark.
Vazhdon të mos numërohet kutia e fundit e qarkut te Beratit por që nuk pritet të ndryshojë rezultatin. Ndërsa mësojmë se sapo është zhbllokuar procesi i numërimit në Bushat, i bllokuar prej disa orës dhe që nxiti reagimet e PS dhe PD në qendër për komsionerët e kësaj zone.
********************
Numerimi i votave e ka ndryshuar serish panoramen ne kryeqytet. PS e ka rihumbur mandatin e fituar rreth 1 ore me pare, dhe rezultati t tanishem i perkhtyer ne mandate sipas ECA eshte 15 deputete nga PS, 15 deputete nga PD, 1 nga LSI dhe nje nga PR.
Ne rang vendi ne rezultatin e tanishem kur jane numeruar 4250 QV nga 4753 QV, PD se bashku me PDI dhe me PR arrin ne kuoten 71 deputete, mjaftueshem per te marre i pari te drejten e formimit te qeverise, kurse PS ka 64 deputete, LSI ka 4 deputete dhe PBDNJ ka 1 deputet. Numerimi vazhdon
*************
TIRANË- Ka kaluar në avantazh PS në qarkun e Tiranës jo vetëm për përqindjen e votave por edhe për numrin e mandateve. Eca-Kriik informon se nga numërimi i deritanishëm (ora 17:00), PS është në krye dhe nxjerr 16 deputetë. Në Tiranë kanë mbetur edhe 136 Qendra Votimi pa u numëruar.
Të dhënat flasin për një përplasje të ashpër në qarqet e Beratit, Elbasanit, Fierit dhe Tiranës qe do të jenë vendimtare për forcën politike apo koalicionin që do formojë shumicën parlamentare.(Shekulli)
Popularity: 1% [?]




Shprehni opinionin tuaj!