Incident në uzinën ushtarake të Poliçanit
Një incident tragjik ka ndodhur sot mëngjes në uzinën ushtarake të Poliçanit, rreth 200 km në jug të Tiranës. Njoftohet për një të vdekur dhe një tjetër të plagosur. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9.30 minuta në uzinën e çmontimit të predhave. Një predhë ka shpërthyer duke lënë të vdekur një punonjëse dhe duke plagosur një tjetër.
Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Mbrojtjes, gjithshka ka ndodhur pasi viktima kishte ndezur zjarr pranë predhës. Megjithatë, ekspertët po punojnë për të hedhur më shumë dritë.
Muajin e kaluar Ministria shqiptare e Mborjtjes njoftoi për përfundimin me sukses në këtë uzinë të një programi për çarmatimin e disa municioneve të mbetura stok.
Popularity: 9% [?]




Shprehni opinionin tuaj!