Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Flash

KQZ vendos që tre KZAZ-të e Fierit të mos i sjellin kutitë në Tiranë

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Thursday, 2 July 2009Pa Koment
KQZ vendos që tre KZAZ-të e Fierit të mos i sjellin kutitë në Tiranë

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh në orën 19:00 dhe vendosi që tre KZAZ-të e Fierit, përkatësisht nr.18, nr.19 dhe nr.22 të vazhdojne mbylljen e procesit ne qytetin e tyre dhe te mos i sjellin kutite në KQZ. Ndërsa për KZAZ-në nr.20, ende nuk eshte marre nje vendim se cfare do te behet me tre kutite qe kane mberritur tashme ne KQZ.

*****

Kontestimi, kutitë e KZAZ nr. 20 në Fier, mbërrijnë në KQZ

ora 16:20

FIER- Pas një nate plot tension, 3 kutite e KZAZ nr. 20 te Fiert kane mberritur ne KQZ rreth ores 16:00 dhe pritet te vijne edhe të tjerat. Zëdhënësi i KQZ tha se ky institucion mblidhet në orën 17:00 për të vendosur se si do të procedohet me këto kuti që nga KZAZ e Fierit u shpallen të pavlefshme.

Në të gdhirë të ditës së sotme, situata në KZAZ-në nr 20 në Fier ishte më e qetë. Kjo u arrit pas negociatave mes përfaqësuesve të PS-së dhe KQZ-së për transportimin e 103 kutive kutive të votimit gjatë ditës së sotme, dhe jo gjatë orëve të natës. Nga të dhënat paraprake, mësohet se kutitë do të transportohen sot, me shoqërinë e komsionerëve të dy forcave politike.

“Vota është e drejtë dhe pronë e votuesve, ndaj do të doja që gjithë qytetarët shqiptarë të vihen në mbrojtje të votës së tyre”, tha për mediat dje në mbrëmje kandidati i PS-së për qarkun e Fierit Gramoz Ruçi, duke komentuar në këtë mënyrë reagimin e simpatizantëve të PS-së.
Ndërkohë, kandidati për deputet, Sokol Olldashi ka akuzuar për këtë situatë tensioni PS-në, e cila sipas tij angazhoi militantët e saj dhe i drejtori drejta KZAZ-së. “Përfaqësues të PD-së në KZAZ-në nr. 20 janë marrë peng nga drejtuesit e PS-së, mes tyre dhe Kastriot Islami, të cilët nuk i lejojnë ata që të dalin nga VNV. Në mjediset e KZAZ-së kanë hyrë dhe militantë të PS-së, mes të cilëve dhe persona në kërkim dhe të armatosur”, tha Olldashi. Deklarata që u kundërshtuan sakaq nga kandidatët e PS-së, të pranishëm mbrëmë në qendrën, vendosur në mjediset e shkollës së mesme “Perikli Ikonomi” të qytetit.

Akuza për këtë qëllim u shkëmbyen në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe nga selitë e partive, ku zëdhënëset bënë përgjegjëse të situatës partitë kundërshtare. Mallinda Bregu sqaroi se deputetët e PD-së ishin atje vetëm për të negociuar, ndërkohë që Armela Imeraj, nga selia e PS-së i bëri thirrje PD-së që të tërheqë ministrat e saj nga KZAZ nr. 20, pasi siç u shpreh ajo “ata po mbajnë peng mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.

1 korrik/ ora 22.33
Përkeqësohet situata në Fier, qytetarët nuk lejojnë transferimin e kutive në KQZ
FIER- Simpatizantë të Partisë Socialiste në Fier nuk lejojnë të transferohen kutitë e votimit që KZAZ nr. 20 vendosi t’i dërgojë në Tiranë. Me dhjetëra vetë i kanë zënë rrugën makinës që është vendosur para KZAZ-së. Ata protestojnë që kutitë të mos dërgohen në KQZ, por të numërohen në Fier. “Këto kuti janë dëmtuar nga komisionerët e PD-së vetëm e vetëm për t’i quajtur të pavlefshme. Vota brenda tyre është votë e vlefshme është vota jonë”, thotë njëri prej protestuese.

Ndërkohë edhe kandidatja për deputete në këtë qark Ermelinda Meksi thotë se kutitë janë të rregullta dhe është i paarsyeshëm vendimi i KZAZ për ti dërguar në KQZ. Kjo bëhet thotë Meksi për të mos lejuar daljen e kandidatit të 10 të PS-së në Fier.

*****

Procesi, 73 qendra të panumëruara. Kutitë e Fierit transferohen në KQZ

TIRANË- Deri në orën 21:00 raportohen nga KQZ se kanë mbetur kutitë e 73 QV (qendra votimi) pa u numëruar. Mësohet se kutitë e kontestuara në Fier do të dërgohen nga KZAZ nr.20 për tu numëruar në Komisionin Qendror të Zgjedhje. Ky është vendimi më i fundit pas problemeve që lindën atje për vlefshmërinë e këtyre kutive dhe thirrjes së kreut socialist për të zhbllokuar situatën. Ky eshte vendimi qe mori sefundmi KZAZ nr.20. Po kështu në Tiranë kanë ardhur për numërim edhe kutitë e votimit të zonës së Fushë-Kuqes në Laç, edhe ato të shpallura me probleme në dokumentacion e votuesve. Ndersa Bushati vazhdon numerimin normalisht, ku kane mbetur edhe 18 kuti për tu numëruar deri në këtë orë.(shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.