Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Lifestyle & Show Biz & Kuriozitete

Angli: Vogëlushi i sëmurë nga zemra, jeton falë viagrës

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Thursday, 2 July 2009Nje Koment
Angli: Vogëlushi i sëmurë nga zemra, jeton falë viagrës

Vogëlushi, Alfie Oliver, që është vetëm 1 vjeç, ka lindur në korrikun e vitit që shkoi me një keqformim në zemër. Për këtë, ai ka nevojë të vazhdueshme për kura, për të mbijetuar: ia detyron veçanërisht jetën e tij, një ilaçi shumë të veçantë. Derisa zemra e tij nuk vuan dhe qarkullimi nuk ka probleme, Alfie duhet të marrë 6 doza viagrash në ditë. Ngjarja e publikuar nga tabloidët britanikë, duket si e pamundur, por është krejt e vërtetë. Fëmija iu nënshtrua operacionit të parë kur ishte vetëm 16-ditësh: më pas, kur mbushi 4 muaj, mjekët thanë se do të mbijetonte maksimumi dhe disa javë. Falë dozave të përditshme të ilaçeve kundër impotencës, Alfie është ende gjallë dhe gëzon shëndet të mirë. Prindërit Tracey dhe Rob, e dinë që kjo nuk mund të zgjasë shumë: pas 2 javësh do festojë datëlindjen e tij të parë, madje ka mësuar dhe të ecë. “Mund të ketë nevojë për një transplantim zemre dhe mushkërish”, – kanë thënë mjekët. “U shokuam kur mjekët na thanë që duhet të merrte viagra çdo ditë”,- ka thënë nëna, Tracey, – nuk mendonim se pikërisht ajo do të ishte shpëtimi i tij. Kur ua tregonim njerëzve, ata qeshnin. Por është e vërtetë: viagra ka shpëtuar luftëtarin tim të vogël”.(shekulli)

Popularity: 1% [?]

Nje Koment »

  • skafisti thote:

    o bobo me nise zemra dhe mua hahahahahahahahhahah respekt dhe sherim te shpejt babyt

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.