Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Berat, Braçe: Është shkelur Kodi Zgjedhor për 3200 vota

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Friday, 3 July 2009Pa Koment
Berat, Braçe: Është shkelur Kodi Zgjedhor për 3200 vota

Deputeti socialist u shpreh se grupet e numërimit kanë marrë vendime që në të vërtetë iu takojnë KZAZ-ve
BERAT – “Grupet e numërimit kanë marrë vendime që në të vërtetë duhet t’i marrin KZAZ-të, duke shkaktuar kështu parregullsi në zgjedhje”. Ky është pretendimi i ngritur nga deputeti socialist në Berat, Erion Braçe, i cili shprehet se po përgatisin kërkesën e cila do të dërgohet në KQZ për të rinumëruar rreth 3200 vota të deklaruara të pavlefshme në këtë qark.

Sipas Braçes, ndryshe nga ajo çka thotë ligji, që në rastet e shpalljes së fletëve të pavlefshme vendimi merret nga KZAZ, në rastin e Beratit vendimi është marrë nga grupet e numërimit.

Të ashtuquajturat parregullsi prej grupeve të numërimit, sipas Braçes, kanë të bëjnë me shënjimin e x-it tek sigla e PS-së, ose tek emri i Edi Ramës, ose jashtë kutisë. Kjo gjë ka bërë që grupet e numërimit të mos i quajnë të vlefshme këto fletë votimi, por t’i eliminojnë ato.

Bëhet fjalë për 1750 vota në KZAZ nr.1 dhe 1450 vota në KZAZ nr.2, për të cilat, sipas Braçes, asnjë nga këto KZAZ nuk ka marrë një vendim, e megjithatë vendimi është marrë nga grupet e numërimit. Lidhur me ankimimin, deputeti socialist u shpreh se do të presin, sipas ligjit, të kalojnë 48 orë pas firmosjes së procesverbalit dhe më pas do t’i drejtohen KQZ-së.

Deri më tani rezulton se PS-ja ka në Berat 4 deputetë, PD-ja 3 deputetë dhe një deputet LSI-ja. Partia Socialiste ka pretenduar se në rast të mungesës së këtyre parregullsive, Berati do t’i jepte atyre pesë deputetë, dhe jo katër. (shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.