Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Berisha i shkruan Obamës: Zhvilluam zgjedhje me standarde

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Friday, 3 July 2009Pa Koment
Berisha i shkruan Obamës: Zhvilluam zgjedhje me standarde

TIRANË- Kryeministri, Sali Berisha duke i uruar Presidentit të SHBA-së, Ditën e Pavarësisë, i shkruan edhe për zgjedhjet në Shqipëri duke i cilësuar ato si më të mirat e zhvilluara ndonjëherë përsa u përket standardeve.

“Shqipëria sapo përfundoi, me sukses zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat qenë më të mirat, të realizuara ndonjëherë përsa u përket standardeve. Ato u zhvilluan në një klimë tërësisht të qetë e konstruktive, duke dëshmuar, edhe një herë, se shqiptarët i përkasin denjësisht familjes euroatlantike, të vendeve e popujve të lirë”, shkruan Berisha në letrën e tij për Obamën.

Më tej ai angazhohet se qeveria shqiptare do të vazhdojë të bashkëpunojë me administratën Obama, në kuadrin dypalësh, edhe në arenën ndërkombëtare, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

******

Berisha entuziast për fitore, falënderon shqiptarët për mesazhet

ora 13:00

TIRANË- Në një konferencë që ka zgjatur fare pak minuta, kryeministri Sali Berisha
është shprehur entuziast për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, ndonëse ende të pa vulosura nga KQZ-ja.
Ai ka deklaruar se populli shqiptar është e ka kuptuar se fitorja i përket të djathtës dhe se për këtë ka marrë urimet përkatëse dhe ka falënderuar gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe urimi.
“Jam këtu për të falënderuar të gjithë ata shqiptarë kudo ndodhen për mesazhet e shumta që më kanë dërguar nga data 29 qershor e deri më sot. I kam lexuar me shumë respekt çdo mesazh, me pamundësinë për tu përgjigjur gjithsecilit u shpreh atyre falënderimin më të përzemërt. Ju uroj atyre shumë suksese, gëzime dhe mbarësi në familjet e tyre”- tha ai.
Berisha pohoi se i merr këto urime si shprehje obligimi dhe energjie. (shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.