Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Berisha-Ramës: Përgjigjen do ta marrësh më 28 qershor

Publikuar nga JOEL me Friday, 12 June 2009Nje Koment
Berisha-Ramës: Përgjigjen do ta marrësh më 28 qershor

Kryetari i PD-së, Berisha, sulmoi dje nga Shkodra, kryetarin e opozitës, Edi Rama

Shkodër – Kryetari i PD-së, Sali Berisha, prezantoi dje në Shkodër, kandidatët e këtij qarku.

Gjatë fjalës së tij, Berisha përmendi, sipas tij, rritjen ekonomike në vend, krijimin e klimës së favorshme për biznesin, duke premtuar ndërkohë edhe 24 orë ujë në çdo fshat. “Ju premtoj se në katër vitet e ardhshme do të bëj që të paguheni më mirë seç paguhen qytetarët e 6 vendeve të BE-së.

Për fermerët shkodranë ju premtoj subvencionimin e investimeve në vreshta e ullinj, që ato të dalin në tregun evropian me prodhimet e tyre, si qytetarë evropianë”,- tha ai. Berisha bëri thirrje për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti.

Ashtu si edhe në tubimet e tjera, Berisha iu drejtua sërish kryetarit të opozitës, Edi Rama. “Shkodra, ku ti ishe para pak ditësh të pret, se zemrën e ka të hapur, ka pluralizëm politik.

Shkodra të fal ty për kundërshtimin në Parlament të ligjit për dënimin e krimeve të komunizmit. Shkodra të fal ty për votimin kundër në Parlament të ligjit për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë.

Por Shkodra ka një kusht me ty: respekto atë që e citove dy ditë më parë, Hilë Mosin, respekto oksidentalizmin e Shkodrës.

Shkodra të kërkon ty të dalësh në krye të listës tënde, të kërkon të mos fshihesh e të mos kesh frikë, ndryshe fundi yt do të jetë i njëjtë me atë të etërve tuaj. I citove Shkodrës Hilë Mosin, por i servire Tom Doshin, lavdërove Padër Gjergjin e Luigj Gurakuqin dhe i servire kryetrafikantin.

Por Shkodra do të flasë vetë. Unë të them se nuk të urrej, pasi nuk jam njeri që urrej dhe urrejtja nuk bën pjesë në shpirtin tim. Ti më nderon që më urren, por përgjigjen do e marrësh si në 1992-shin e 2005-ën dhe tani në 2009-ën”, – tha Berisha.(Shekulli)

Popularity: 1% [?]

Nje Koment »

  • jorgji thote:

    Nuk e di kush do ta mare pergjigjen me 28 qershor ti apo Rama.Ti je njeri i semure per pushtet mor zoterote se pergjigjen e jep populli dhe jo ti neper mitingje.Kerkove tre here rjesht qe populli i Tiranes mos e votonte,nuk le gje pa bere me servilet tend,e nxore dhe nudo, por ja qe Tirana ja u theu hundet tre here.Ti kujton se je ne kohen e Enverit qe mund ti genjesh njerzit me premtime bosh apo me te shara nga me cnjerzoret,por populli ta ka mare eren dhe sa here ti shan aq me shume voton kunder teje.Kjo do ndodhe edhe me 28 qershor jo se Rama eshte me i miri ne Shqiperi ,por sepse eshte me i zoti se ti per te drejtuar vendin.Sic drejton ti nuk ka nevoje per qeveri se gjerat qe behen,behen nga vete shqiptaret.jorgji

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.