Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Berisha: Zgjedhjet, u votebesuam

Publikuar nga Nardi me Thursday, 2 July 2009Pa Koment
Berisha: Zgjedhjet, u votebesuam

Berisha shpalli dje, fitoren e Partise Demokratike ne keto zgjedhje, duke deklaruar njeheresh se eshte certifikuar qeverisja e ketyre kater viteve. Nje deklarate te tille, kryeministri Berisha e beri dje ne mbledhjen e qeverise, duke nenvizuar se eshte fakt i pamohueshem qe ne keto zgjedhje, qytetaret shqiptare vleresuan dhe votebesuan mazhorancen dhe reformat e saj. Kryeministri Berisha, deklaroi se per rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve ai do te prononcohej pasi te ishte shprehur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Qytetaret e dine se zgjedhjet kane perfunduar. Rezultati nuk eshte akoma perfundimtar, por se shpejti do te behet publik. Eshte fakt i pamohueshem qe ne keto zgjedhje qytetaret shqiptare, vleresuan dhe votebesuan mazhorancen dhe reformat e saj. Por rezultati nuk eshte i shpallur. Ashtu sic jam shprehur edhe me pare, per t’u prononcuar per rezultatin, une do te pres Komisionin Qendror te Zgjedhjeve”, deklaroi kryeministri Berisha ne mbledhjen e pasdites se djeshme. Sipas tij, ai ashtu sic kishte deklaruar do te prononcohej per rezultatin menjehere pasi ai te shpallej zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nga ana tjeter kryeministri Berisha, i beri thirrje edhe medieve qe tashme punen e tyre ta perqendronin ne KQZ. Kreu i qeverise deklaroi se falenderonte te gjithe shqiptaret per pjesemarrjen e madhe ne zgjedhje dhe per votebesimin qe i dhane. “Shfrytezoj kete mbledhje, qe ne emer te qeverise, te shpreh edhe nje here falenderimet dhe mirenjohjen me te thelle ndaj mbi 1 milione e 500 mije zgjedhesve shqiptare qe nderuan ne radhe te pare besimin e tyre, veten e tyre, por nderuan edhe vendin dhe shoqerine shqiptare, me pjesemarrjen e tyre, me te larten ne 13 vitet e fundit ne zgjedhjet e pergjithshme”, u shpreh kryeministri Berisha. Nga ana tjeter kryeministri Berisha deklaroi se ky proces me frymen e tij, me modernitetin e infrastruktures se tij dhe me pjesemarrjen e larte te votuesve, nderoi Shqiperine dhe shqiptaret. Por nga ana tjeter kryeministri Berisha, deklaroi se procesi mund te konsiderohej teper modern, por ai nuk pretendonte te ishte i persosur. Nga ana tjeter kryeministri Berisha deklaroi se keto zgjedhje paten nje infrastrukture zgjedhore te re, infrastrukture qe do te sherbeje per te gjitha zgjedhjet e ardhshme. “Qeverise sone i takoi nderi qe te zhvillonte zgjedhjet me dokumentet me moderne, teresisht dixhitale dhe ne menyre te vecante, te vendose nje standard te ri, nder me te pa shembullit ne bote, numerimin me kamera”, u shpreh kryeministri Berisha. Por kryeministri shprehu besimin se ky standard do te gjeje pasqyrimin me te gjere, pasi ne cdo vend, diskutimi per validitetin dhe mosvaliditetin e fletes se votimit eshte prezent.

Kryeministri: Shperblim per komisioneret e numeruesit e votave

Nuk do te mbeten jashte vemendjes te gjithe ata qe per dite me radhe nxoren rezultatin e zgjedhjeve. Kryeministri Berisha, theksoi dje se qeveria aktuale do te vendose per t’i shperblyer keta komisionere e numerues, sepse ne kete proces, ata kane dhene nje kontribut madhor. Sipas tij, edhe pse ata jane anonime ne kuptimin e protagonizmit, jane institucioni me i rendesishem i zgjedhjeve. “Qeveria, ashtu sic cakton nje bonus per punonjesit ne fund te vitit, do ta beje kete gje per te gjithe komisioneret dhe vecanerisht numeruesit, te cilet per hir te se vertetes, kane pasur nje detyre jashtezakonisht te lodhshme”, tha kryeministri Berisha.

Bregu: PD arriti nje fitore te dyfishte ne keto zgjedhje

Zedhenesja e fushates se Partise Demokratike, Majlinda Bregu deklaroi mesditen e djeshme fitoren e kesaj force politike ne zgjedhjet parlamentare, te cilat u mbajten me 28 qershor. Nga selia blu, Majlinda Bregu deklaroi se Partia Demokratike kishte arritur te siguronte nje fitore te dyfishte, ate te standardeve dhe te shumices qeverisese. “Uroj te jeni duke ndjekur lajmin e konfirmimit per fitoren e dyfishte nga selia blu, fitoren e standardeve evropiane te zgjedhjeve ne Shqiperi dhe fitoren e sigurt te koalicionit qeverises, i cili eshte votebesuar ne mazhorance nga qytetaret shqiptare qe kane votuar ne daten 28 qershor”, deklaroi zedhenesja e qeverise Bregu. Sipas Bregut, nuk ka asnje dyshim tani se tashme ne te gjitha perllogaritjet qe mazhoranca aktuale dhe koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” do te qeverisin Shqiperine edhe per mandatin e ardhshem 4-vjecar. “Ne te gjitha perllogaritjet qe bejme, te jeni te sigurt qe kemi 71 mandate”, deklaroi zedhenesja e qeverise, Bregu. Sipas saj, koalicioni qe do te qeverise Shqiperine do te jete nje koalicion stabel dhe i Shqiperise evropiane. (Koha Jone)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.