Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Bushati mbyll numërimin, PD-ja nuk merr dot mandatin e 8-të

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Thursday, 2 July 2009Pa Koment
Bushati mbyll numërimin, PD-ja nuk merr dot mandatin e 8-të

SHKODËR- Mbyllja e numërimit të votave në Bushat të Shkodrës nuk ka sjellë asnjë ndryshim në mandate. Pas numërimit të gjithë kutive, aq shumë të debatuara, rezultati ka mbetur po ai sa i takon deputetëve të ardhshëm, 7 me 4 në favor të PD-së.

Sipas burimeve nga Qendra e Numërimit 41 në Bushat, me vota rezulton fituese dhe në avantazh Partia Demokratike, me 6500 vota më tepër. Por, me gjithë këtë rezultati nuk i ka mundësuar PD-së mandatin e tetë në qarkun e Shkodrës. Numërimi u mbyll në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që rezultatet zyrtare pritet të jepen më vonë, pasi të kalkulohen edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Dy kuti, janë cilësuar nga KZAZ si të dëmtuara dhe janë dërguar te panumeruara në KQZ sot pasdite. Përfundimi i numërimit të votave në Bushat nuk e ndryshon rezultatin e mandateve për qarkun e Shkodrës.

1korrik, ora 12.45
Zhbllokohet situata në Bushat, rinis numërimi për 40 kuti

SHKODËR- Zhbllokohet ngërçi i krijuar në Bushat të Shkodrës, ku mosmarrëveshjet mes komisionerëve mbajtën peng për shumë orë numërimin e votave. Aktualisht mësohet se ka nisur numërimi i 40 kutive në Bushat. Në orën 05.00 të mëngjesit kryetari i KZAZ-se kishte njoftuar rifillimin e punës në orën 09.00 të mëngjesit, por ai ka nisur vetëm pak më parë. Në këtë KZAZ janë për t’u numëruar 40 kuti votimi të cilat pritet të jenë vendimtare për të ndryshuar rezultatin.
Puna për numërimin e votave filloi pak pas mesnate por debatet mes komisionerëve bllokuan gjithçka.
Në orën 01:30 kandidatët për deputetë të PS-së, që po ndiqnin procesin e numërimit të votave kanë ndërhyrë pasi kanë konstatuar ndryshim të bojës së njërës prej dy vulave të vendosura në fletët e votimit. Pas debateve të ashpra mes tyre dhe anëtarëve të KZAZ-së nr 41, PS-ja ka vendosur të tërheqë nga KZAZ dhe grupet e numërimit, anëtarët e përfaqësuesit e saj. Duke qenë se kjo forcë politike ka shumicën në këtë KZAZ, procesi nuk ka mundur të vazhdojë. I gjithë materiali i kësaj zone zgjedhore, vendi i numërimit të së cilës është tek ish-magazinat e grumbullimit në qendër të Bushatit, është marrë në ruajtje nga policia. Dera është kyçur dhe dyllosur nga drejtuesit e KZAZ-së dhe policia ka krijuar tre breza rojesh që nuk kanë lejuar askënd të afrohej pranë VNV-së së zonës zgjedhore nr.42.
Në qarkun e Shkodrës, (duke iu referuar të dhënave nga ECA dhe KRIK të rifreskuara për këtë qark në orën 01. 40 minuta) kryeson PD me 48. 54 % të votave, kundrejt PS me 29. 34 %. Forcë e tretë është PDK me 2.87 %.

30 qershor
Bregu-Ramës: Zhblloko procesin e numërimit në Bushat

TIRANË- Zëdhënësja e PD, Majlinda Bregu i ka bërë thirrje liderit të PS, Edi Rama të zhbllokojë procesin e numërimit të votave në Bushat dhe në qytetin e Shkodrës. Sipas saj, Rama po iu thotë komisionerëve të PS-së të zvarrisin sa më shumë numërimin.

“Nuk mundet që komisionerët të ngrihen nga tavolina e numërimit sa herë iu bie telefoni nga kryetari i tyre”, tha Bregu. Sipas saj, Rama duhet të kontribuojë që ky proçes i qetë dhe transparent të përfundojë sa më shpejt, që të dalë edhe fituesi i këtyre zgjedhjeve.

*****

KQZ i jep kohë Bushatit të zgjidhë problemin e komisionerit

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u jep kohë komisionerëve të KZAZ-së të Bushatit, në Qarkun e Shkodrës, të zhbllokojnë me konsensus procesin e numërimit të votave.

Zëdhënësi Leonard Olli bëri të ditur se “KQZ u mblodh pak minuta më parë (ora14:00) për të marrë një vendim për shkarkimin e komisionerëve në këtë KZAZ, por më pas vendosën me shumicë votash për t’i lënë më tepër kohë komisionerëve për të zhbllokuar situatën dhe për të vijuar me procesin e numërimit të votave”.

Në KZAZ-në e Bushatit, komisionerët e Partisë Socialiste kanë ngritur pretendimin se njëra nga kutitë e votimit ka vulën e thyer.(shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.