Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Bushati: S’tërhiqemi pa marrë votat tona

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Thursday, 2 July 2009Pa Koment
Bushati: S’tërhiqemi pa marrë votat tona

Kandidati i PS-së për Qarkun Tiranës, Ditmir Bushati, deklaroi se rezultati është deformuar ndjeshëm. TIRANË – Rezultatet e nxjerra deri tani nga disa KZAZ, janë vënë në dyshim nga Partia Socialiste, pasi në shumë kuti votimi janë gjetur fletë të pavlefshme, pa numra identiteti apo kanë numra të rremë pasaportash e certifikatash. Kandidati për deputet për PS-në në Qarkun e Tiranës, Ditmir Bushati, nuk i ka kursyer kritikat ndaj pushtetarëve aktualë dhe Kryeministrit Berisha, të cilët, sipas tij, po vjedhin votat, që populli ia besoi Partisë Socialiste dhe po shkelin standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët. “Këto zgjedhje nuk kanë plotësuar asnjë standard, ndërkohë që aty ku janë futur në lëvizje mekanizma të qartë manipulimi, kryesisht nëpërmjet korruptimit të komisionerëve, rezultati është deformuar ndjeshëm, deri në marrje mandatesh nga opozita, në favor të pushtetit”,- tha Bushati. Sipas tij, PD-ja ka organizuar një plan ogurzi për vjedhjen e votave, duke ushtruar presion në qendrat e numërimit, sidomos në Qarkun e Fierit, por edhe në Laç e Bushat, ku PS-ja ka arritur të marrë fitoren më të thellë në këto 18-vite. “Ne nuk tërhiqemi pa marrë mbrapsht çdo votë të grabitur dhe po mbledhim të gjitha faktet e të dhënat që vërtetojnë katërcipërisht deformimin e rezultatit dhe, mbi të gjitha, nuk do të lejojmë që ky proces,
të mbyllet pa hapur e investiguar kutitë me parregullsi. Gjithashtu, u bëjmë thirrje atyre që guxojnë të ushtrojnë presion mbi komisionerët, të tërhiqen urgjentisht nga qendrat e numërimit në Fier, para se populli që na besoi votën, të marrë në mbrojtje qendrat e numërimit nga agjentët e krimeve, policët e keqpërdorur apo edhe kriminelët e nxjerrë nga burgjet gjatë kësaj fushate të egër, për të bërë presion mbi qytetarët e, së fundi, mbi qendrat e numërimit”,- tha Bushati. (shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.