Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Gara vazhdon, PD me shume mandate se PS e aleatet

Publikuar nga goddess me Tuesday, 30 June 2009Pa Koment
Gara vazhdon, PD me shume mandate se PS e aleatet

Deri ne mesnaten e djeshme mandatet e shperndara per Partine Demokratike dhe Partine Socialiste, jane te ndare ne menyre te barabarte, perkatesisht me 67 mandate secila. Nderkohe qe bashke me aleatet, PD arrin ne 69 deputete, ndersa PS ne 68 deputete. Megjithese sot ndodhemi ne diten e dyte te numerimit te votave dhe ka kaluar mbi 50% re qendrave te numerimit, ajo qe vihet re eshte gara qe po zhvillohet midis dy partive me te medha, te cilat vijojne shtimin e votave te tyre, por pa krijuar nje diference te madhe qe do te ndikonte ne levizjen e mandateve per deputete. Gara konsiderohet me e ashper ne qarkun e Tiranes, i cili eshte rajoni me i madh per nga sasia e nxjerres se deputeteve per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Nga te dhenat e pasqyruara nga ECA dhe KRIK, rezultojne se keto mandate ndahen 16 per Partine Socialiste, 15 per Partine Demokratike dhe 1 per Partine Republikane. Ajo qe vihet re eshte mungesa e kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, qe sipas llogaritjeve te bera megjithese ka marre 4.32% te votave nga pothuajse gjysma e kutive te votimit te numeruara, nuk ka perqindjen e mjaftueshme deri ne mesnaten e mbremshme, per te marre nbje mandat deputeti. Ndersa ajo qe veme re, eshte favorizimi qe i behet Partise Republikane duke qene ne nje koalicion me Partine Demokratike, ku megjithese me nje shifer prej 1.65% nga 451 qendra votimit te numeruara, ku 826, lejon kryetarin republikan Fatmir Mediu, te marre nje mandat te mundshem per legjislaturen e ardhshme parlamentare. Nje tjeter qark shume i rendesishem, pas atij te kryeqytetit, eshte ai i Fierit me 16 mandate te ndara, ku deri ne oren 24:00 te mbremjes se djeshme, Partia Socialiste zoteronte 9 mandate, Partia Demokratike 6 mandate dhe Levizja Socialiste per Integrim, 1 mandat. Ndersa ne qarkun tjeter po aq te rendesishem, ate te Durresit, nga te dhenat e marra deri ne mesnate, megjithese ne zgjedhjet e 2005, pati nje rezultat ne favor te Partise Demokratike, demokratet kane marre 7 mandate dhe 5 socialistet. Nje mandat, i cili thuajse ishte i sigurt per Levizjen Socialiste per Integrim, qe i takon kryesuesit te listes per kete qark, Lefter Koka. Ne qarkun e Vlores nga 12 mandate, 6 jane per socialistet, 4 per demokratet, 1 per partine e cameve dhe nje 1 per partine e minoriteteve, PBDNJ. Ne zonen e njohur si bastioni i se djathtes, ne qarkun Shkodres qe ka 11 mandate, Partia Demokratike udheheq ne nje rezultat te thelle me 7 mandate te marra dhe 4 per Partine Socialiste. Ajo qe vlen te theksohet se eshte beteja e dy partive te medha per qarkun e Elbasanit ku jane te barabarte, ku secili ka 7 mandate, ndersa ne Korce me nga gjashte mandate.

67

Mandate

Deputetesh kane arritur te fitojne deri mesnaten e djeshme, dy partite me te medha, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Megjithese votimi vazhdon rregullisht, partite vijojne te shtojne votat e tyre me nje rezultat shume te ngushte, pa krijuar diferenca.

2

Jane

Qarqet te cilat gara po vijon te behet edhe me interesante, per vete faktin se ne qarkun e Elbasanit dhe ne qarkun e Korces, dy parite e medha ndajne ne menyre te perbashket mandatet perkatese te qarqeve qe jane te rendesishme per rezultatin perfundimtar.

Qarku i Shkodres 11 mandate

Partia Demokratike 7 mandate

Partia Socialiste 4 mandate

Qarku i Kukes 4 mandate

Partia Demokratike 3 mandate

Partia Socialiste 1 mandat

Qarku i Lezhes 7 mandate

Partia Demokratike 4 mandate

Partia Socialiste 3 mandate

Qarku i Dibres 6 mandate

Partia Demokratike 4 mandate

Partia Socialiste 2 mandate

Qarku i Durresit 13 mandate

Partia Demokratike 7 mandate

Partia Socialiste 5 mandate

Levizja Socialiste per Integrim 1 mandat

Qarku i Tiranes 32 mandate

Partia Demokratike 15 mandate

Partia Socialiste 16 mandate

Partia Republikane 1 mandat

Qarku i Elbasanit 14 mandate

Partia Demokratike 7 mandate

Partia Socialiste 7 mandate

Qarku i Fierit 16 mandate

Partia Demokratike 6 mandate

Partia Socialiste 9 mandate

Levizja Socialiste per integrim 1 mandat

Qarku i Beratit 8 mandate

Partia Demokratike 2 mandate

Partia Socialiste 5 mandate

Levizja Socialiste per Integrim 1 mandat

Qarku i Korces 12 mandate

Partia Demokratike 6 mandate

Partia Socialiste 6 mandate

Qarku i Vlores 12 mandate

Partia Demokratike 4 mandate

Partia Socialiste 6 mandate

Partia Drejtesi dhe Integrim 1 mandat

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 1 mandat

Qarku i Gjirokastres 5 mandate

Partia Demokratike 2 mandate

Partia Socialiste 3 mandate

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.