Ilir Meta pranon ftesën e Berishës
Qeveria do tu shërbejë interesave të gjera. Kjo është zgjedhja ime më e vështirë”, tha kreu i LSI-së Ilir Meta në konferencën e shtypit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.
“Pasi jam konsultuar me aktorët e rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit, me përgjegjësi historike dhe kombëtare pranoj ftesën e kryetarit të qeverisë për të realizuar negociatat paraprake për të realizuar programin e integrimit europian”, u shpreh Meta nga selia e LSI sot rreth orës 14:00.
Kryetari i LSI që paraprakisht ka fituar 4 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare u shpreh se nuk është i lumtur për këtë vendim, porse i qëndron fort vendimit për disa arsye.
“Unë nuk jam shumë i lumtur për këtë deklaratë e këtë qëndrim…Por më thoni ju a mund të qëndroja në opozitë LSI e vetme përballë një maxhorance të madhe PS-PD, ndaj një maxhorance të madhe Berisha-Rama?
Hezitoj ta fus vendin më tej në krizë, por kontribuoj për vendin tim për zhvillimin e tij. Është një zgjedhje e vështirë si lider e politikan, por me përgjegjësi historike pranoj ftesën”.
Meta sqaroi edhe pse bashkimi PS-LSI ishte e pamundur në kushtet aktuale. Sipas tij marrëveshja me PD do ti shërbeje mirëqënies së vendit.
“Më thoni mua, a nuk ju kujtohet cfarë përpjekjesh kam bërë për të parandaluar këtë që ndodhi, c’mund të bëj me rezultatet paraprake, të konsultoj ta fus vendin në krizë dhe mos qeverisje apo të kontribuoj për tu bërë një faktor stabiliteti e garantues për një qeveri që do t’i shërbeje interesave të gjera”.
“Jam shumë i vendosur në këtë vendim që i intereson vendit dhe qeverisë. Nuk ka rrugë tjetër, do isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja M-Rama do jetë e pamundur pasi prodhon vetëm krizë”.
Popularity: 1% [?]




Them pa frike se politika ne Shqiepri eshte ne duar te pista si nga te majtet ashtu dhe te djathtet.Neqoftese votuesit mundohen te regullojne dicka me voten e tyre,politikane lapangjoze shkaterojne cdo gje.Ilir metes nuk i plasi per Shqiperine, por per te eshte me mire me Berishen se me Ramen.Arsyeja eshte e thjeshte.Majtes nuk e pjerth njeri ndersa djathtas Saliu per te bere qef do ta vere Ilirin zv/kryeminister mendoj une.Eshte populli budalla se po te jene ne ndonje shtet tjeter keta njeres i heqin zvare.Petrit Vasili na tha para dy diteve deri tani nuk ka asnje vendim te kryesise per koalicion me asnje ane,ndersa del Ilir Meta, qe e quante diktature Berishjane,dhe kenaqet me ftesen e Berishes apo me i shpifuri Dritan Prifti deklaron qe nga Fieri se :voten do ja jap Berishes dhe jo Rames”Bravo bre Dritan!Kjo tregon se edhe vete Ilir Meta eshte me keq se Berisha bile shume here me teper.Mire bejne kur nuk reagojne ata qe i dhane voten,le ti vene zjarin Shqiperise.Tani qe do veje Meta ne qeveri cdo gje do behet shkelqyeshem.Nuk e di Meta cfare do thote per Gerdecin,per rrugen Dures-Kukes,per shitjen e naftes,te telekomit,per Fazllicin etj.A mund te thote se ka faj Berisha sic ka thirur me ze te larte ne parlament si me pare?Si do bashkpunpje ne qeverisje kur ka akuzuar familjen e tij dhe vete Berishen per korupsion?Mendoj se media duhet ta diskreditoje kete bashkpunim i cili behet per te vjedhur edhe Meta dhe jo per te regulluar punet per te hyre ne B.E jORGJI
Shprehni opinionin tuaj!