Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Islami: “Zgjedhjet në Shkodër, si në vitin 1996″

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Wednesday, 1 July 2009Pa Koment
Islami: “Zgjedhjet në Shkodër, si në vitin 1996″

PS-ja paralajmëron se do të kundërshtojë ligjërisht zgjedhjet në Shkodër. TIRANË- Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami, ka deklaruar dje se, në Shkodër po dëmtohet seriozisht procesi zgjedhor.

“Vazhdon numërimi në Shkodër, por dukuritë që vihen re në Shkodër, fatkeqësisht, po dëmtojnë rëndë procesin e zgjedhjeve, bile në disa elemente ato janë të ngjashme me ato të vitit 1996.

Ka kuti që dalin 300 me 0, apo me 1 votë për Partinë Socialiste. Ka shumë votues që nuk kanë shënuar firmën dhe numrin e kartës së identitetit apo pasaportës, por thjesht kanë shënuar me kartë, me pasaportë. Të gjitha këto, me sa duket, tregojnë qartë se përse ka qenë pjesëmarrja kaq e lartë në Shkodër.

Të gjithë vëzhguesit tanë dhe komisionerët, në zbatim të ligjit, janë munduar të realizojnë një proces ligjor, por forca e kartonit ka bërë që të gjitha këto manipulime të vulosen nga komisionet e numërimit të votave”, – tha dje Islami.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore u bëri thirrje komisionerëve që të ruajnë qetësinë, për të realizuar një proces normal dhe për të mos dëmtuar procesin e zgjedhjeve në tërësi, ndërkohë që në Shkodër ky proces është i dëmtuar rëndë.

“Ne do ta kontestojmë ligjërisht këtë proces, por me sa duket do të jetë e vështirë, që kjo që po ndodh në Shkodër të mos e dëmtojë rëndë procesin zgjedhor në tërësi”,- tha Islami. Ndërsa dje në mesditë, Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Kastriot Islami, theksoi se Partia Socialiste ishte në pritje vetëm të rezultatit, që ndodhej në kutinë e votimit.

“Do t’i bëja thirrje të gjithë publikut të jetë i qetë, të mos shqetësohet, të presë rezultatin final, i cili është rezultati i vërtetë dhe do të jetë i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët”,- tha ai.

Në të njëjtën kohë, Sekretari për Çështjet Zgjedhore i bëri thirrje Kryeministrit që të largojë të gjithë ministrat e tij nga kutitë e votimit, të cilët, sipas tij, po sillen jo si kandidatë për deputetë, por si ish-ministra, duke krijuar një atmosferë të papërshtatshme për të mbaruar procesin e numërimit të votave dhe për t’i dhënë Shqipërisë një proces total elektoral të pranueshëm.

“E përsëris, i bëj thirrje Kryeministrit të luajë rolin e garantit të këtyre zgjedhjeve në këtë moment të rëndësishëm përfundimtar, kur rezultati i zgjedhjeve duhet të pasqyrojë atë që ndodhet në kutitë e votimit”, – tha ai. (Shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.