Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Krimet e komunizmit, Berisha: Duhet t’i zbardhim

Publikuar nga PUPA me Monday, 8 February 2010Nje Koment
Krimet e komunizmit, Berisha: Duhet t’i zbardhim

Ne nje moment ku aktoret nderkombetare dhe presidenti i Republikes intensifikojne takimet dhe konsultimet rreth tryezes se pritshme qeveri-opozite me shpresen qe t’i jepet fund krizes politike dhe bojkotit parlamentar, kryeministri Sali Berisha preku ne mbledhjen e sotshme te grupit te deputeteve te PD-se ceshtjen e gjetjes se eshtrave te te pushkatuarve nga ish-regjimi komunist.

“Qeveria do te vendose shperblim per te gjithe ata qe do te kontribuojne dhe kane dijeni per vendndodhjen e eshtrave te luftetareve te lirise”, u shpreh Berisha.

Pas lajmit ne gazeten “Shqip” per gjetjen e nje varreze masive ne rreze te malit te Dajtit, shefi i qeverise theksoi se eshtrat do t’i nenshtrohen ekzaminimeve te eksperteve dhe ende nuk mund te thuhet se ciles kohe i perkasin.

Kryeministri u kerkoi deputeteve qe te shqyrtojne ligjin per ngritjen e Institutit te Kujteses Kombetare, i cili do te kete si mision zbardhjen e gjithe te vertetes se barbarive te regjimit komunist.

Sipas Berishes, Instituti ka te drejten e dergimit ne Prokurori te dokumentave te cilat faktojne krimet, por nuk do te kete seksione policie, prokurorie dhe gjykate.

“Ngritja e nje institucioni apo e nje task force e cila mund te gjeje trupat e te reneve per liri dhe dinjitet njerezor eshte e domosdoshme”, u shpreh Berisha.

Duke folur per varrezen masive ne rreze te malit te Dajtit, kryeministri permendi edhe lajmin e vitit 1990 nepermjet asaj qe ai e quajti ‘gazeta gojore’, ku thuhej se 50 vete te ngjarjes se ambasadave u pushkatuan ne Malin me Gropa. Per kete, Berisha kujton se presidenti i atehershem Ramiz Alia, mohoi ndodhine e nje krimi te tille.

“E sigurte eshte qe ata individe jane ekzekutuar me nje plumb pas koke, te gjitha kafkat jane gjetur me nga nje plumb ne koke. Demokracia mbi varre nuk mund te flere”, theksoi kryeministri.

(t.ch)

Popularity: 1% [?]

Nje Koment »

  • lori thote:

    dakort jemi doktor saliu qe krimet e komunizmit te zbulohen por jo nga ty por nga njerzit qe i kane patur ne shpine per 40 vjet.ti i ke sherbyer atij sistemi dhe nuk ke te drejten morale te dalesh dhe te thuash:”duhen zbardhur krimet e komunizmit”.nga ana tjeter,sic degjojme nga analiste, ti drejton me sigurimsa sot dhe shume i ke vene ne poste drejtuese.edhe ti akuzohesh qe ke internur nje familje kur ke qene sekretar partie apo jo.pse nuk flet per kete?ky nuk eshte krim?keshtu do zbardhesh krimet e komunizmit?po krimet qe kane ndodhur pas viteve 1990 kush do ti zbuloje agim shehu apo sefgjini?

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.