Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

KSHH: Numërimi, veprime të papajtueshme. KQZ të bëjë detyrën

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Thursday, 2 July 2009Pa Koment
KSHH: Numërimi, veprime të papajtueshme. KQZ të bëjë detyrën

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaroi sot se procesi i numërimit të votave, kryesisht në Fier është jashtë standarteve të vendeve europiane. KSHH thekson se situata e krijuar është e papajtueshme, ndërsa bën thirrje për respektimin e vullnetit të popullit. “Kjo situatë është e papajtueshme me të drejtën për të votuar dhe respektimin e vullnetit të popullit, përmbushja e të cilëve përbën standardet themelore për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri”, shkruhet në deklaratën për shtyp.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kërkon subjekteve politike dhe organeve zgjedhore të respektojnë ligjin me përgjegjshmëri të plotë. “Veçanërisht, një rol i rëndësishëm i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili duhet të realizojë të gjitha detyrat e tij për administrimin e këtij procesi deri në fund, me objektivitet dhe besueshmëri. KSHH bën thirrje për përmbylljen e gjithë procesit me shpejtësinë, korrektësinë, dhe dinnjitetin që votuesi shqiptar meriton.(shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.