Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

MB: Lista e shtetasve pa pasaportë, pas 15 qershorit

Publikuar nga JOEL me Friday, 12 June 2009Pa Koment
MB: Lista e shtetasve pa pasaportë, pas 15 qershorit

TIRANË- I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme, lidhur me deklaratën e ashpër të Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami.

Zëdhënësi i kësaj Ministrie, Fatmir Konja, deklaroi dje se, lista përfundimtare e zgjedhësve është një listë e hartuar dhe e konfirmuar zyrtarisht nga çdo kryetar, i çdo njësie të qeverisjes vendore.

“Është e vërtetë që në listat e zgjedhësve ka një numër qytetarësh me moshë mbi 100 vjeç, por për sa kohë ata ligjërisht janë shtetas, që nuk janë deklaruar të vdekur nga familjarët e tyre, siç e parashikon ligji, askush nuk mundet t’i fshijë ata nga Regjistri Kombëtar i Shtetasve.

Duket krejt i paarsyeshëm pretendimi i Partisë Socialiste për të konsideruar të vdekur çdo shtetas që ka mbushur moshën 90 vjeç”,- tha Konja. Ai theksoi se lista e plotë e të gjithë shtetasve pa pasaportë, që do të mbeten pa aplikuar, do të bëhet publike vetëm pas datës 15 qershor.

“Në lidhje me procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimin elektronik, Ministria e Brendshme sqaron edhe njëherë opinionin publik, forcat politike dhe të gjithë aktorët e interesuar, se pas datës 15 qershor, sapo të mbyllet procesi i aplikimeve për të gjithë qytetarët pa pasaportë, do të dërgohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe forcave politike të interesuara, lista e plotë e të gjithë shtetasve që kanë aplikuar për letërnjoftimin elektronik, si dhe lista e plotë e të gjithë shtetasve pa pasaportë që do të mbeten pa u paraqitur për të aplikuar”,- tha ai.(Shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.