Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Mbeten 9 kuti të panumëruara, ja rezultatet

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Friday, 3 July 2009Pa Koment
Mbeten 9 kuti të panumëruara, ja rezultatet

Në brendësi gjeni rezultatet e detajuara të zgjedhjeve në të 12 qarqet e vendit si dhe emër-listën e të 140 deputetëve të rinj të Parlamentit. Kanë mbetur vetëm nëntë kuti votimi dhe ato janë peng i shpalljes së rezultatit të plotë zyrtar për zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri.
Gjashtë kuti të qendrave të votimit në rajonin e Lezhës, si dhe tre të tjera të qarkut Fier, janë shndërruar në “thembrën e Akilit” për procesin zgjedhor që po zgjat shumë më tepër se ç’parashihej.

Lufta politike për votat e nëntë kutive të fundit, është përqendruar mes dy partive kryesore, PD dhe PS por shanset duket se vetëm PD e Berishës i ka për të gëzuar të drejtën e krijimit të një qeverie të re.

Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe nga KRIIK-ECA, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se ende pa u shpallur rezultati për shkak të 9 kutive “peng”, nga të dhënat për 4 744 kutitë e tjera nga 4 753 në total, Partia Demokratike rezulton me 68 mandate dhe tre më pak, Partia Socialiste.

Kurse si koalicione, Aleanca për Ndryshim kontrollon 70 mandate dhe pesë më pak, Bashkimi për Ndryshim.

Si koalicion, Aleanca Socialiste për Integrim, ka marrë katër mandate deputetësh, në parlamentin me 140 deputetë.

Sakaq, Lëvizja Socialiste për Integrim si koalicion ka marrë katër mandate.

Me nga një mandat, gjenden Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia për Drejtësi dhe Integrim, si dhe Partia Republikane.

Në përqindje, PS është në avantazh të lehtë me 40.85 për qind kurse menjëherë pas saj, gjendet PD me 39.99 për qind.

LSI ka 4.82 për qind dhe PR, 2.1 për qind. Pas tyre vijnë PSD me 1.8 për qind, PBDNJ me 1.18 për qind dhe PDI me 0.95 për qind.

Kurse si koalicione, Aleanca për Ndryshim kryeson me 46.83 për qind. Pas saj renditet Bashkimi për Ndryshim me 45.39 për qind.

Aleanca Socialiste për Integrim ka 5.56 për qind dhe Poli i lirisë, 1.82 për qind.

Ndërkohë, PD ka shpresa të forta për të marrë një deputet tjetër në qarkun e Lezhës apo atë të Fierit si koalicion.

Shtoji këtu dhe votën e deklaruar të Dritan Priftit nga LSI dhe orientimit anti-Rama të kësaj partie, e ardhmja e mazhorancës aktuale, duket e kyçur, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Rezultatet e zgjedhjeve në të 12 qarqet dhe emër-lista e 140 deputetëve të rinj
Mandatet sipas Qarqeve
Qarku i Tiranës
Partia Demokratike 15 mandate
Partia Socialiste 15 mandate
Partia Republikane 1 mandat
Lëvizja Socialiste për Integrim 1 mandat
PD
Sali Berisha
Aldo Bumci
Rajmonda Bulku
Bujar Nishani
Majlinda Bregu
Gerti Bogdani
Gent Strazimiri
Florian Mima
Ilir Rusmali
Myqerem Tafaj
Luan Skuqi
Tritan Shehu
Viktor Gumi
Arben Imami
Lajla Pernacka
PS
Vasilika Hysi
Besnik Bare
Kastriot Islami
Saimir Tahiri
Fatmir Xhafaj
Andis Harasani
Ditmir Bushati
Eglantina Gjermeni
Namik Dokle
Enkelejda Shkreli
Eduard Shalsi
Xhemal Qefalia
Dashamir Peza
Ilir Gjoni
Artan Gaci
PR
Fatmir Mediu
LSI
Ilir Meta
Qarku i Beratit
Partia Socialiste 4 mandate
Partia Demokratike 3 mandate
Lëvizja Socialiste për Integrim 1 mandat
PD
Genc Pollo
Mehmet Xheka
Lefter Maliqi
PS
Erion Brace
Fidel Ylli
Ermonela Velaj
Marko Bello
LSI
Nasip Naçi
Qarku i Dibrës
Partia Demokratike 4 mandate
Partia Socialiste 2 mandate
PD

Jemin Gjana
Sherefedin Shehu
Bedri Hoxha
Selami Xhepa
PS
Sadri Abazi
Qemal Minxhozi
Qarku i Durrësit
Partia Demokratike 7 mandate
Partia Socialiste 5 mandate
Lëvizja Socialiste për Integrim 1 mandat
PD
Ferdinand Xhaferri
Albana Vokshi
Gazmend Oketa
Ylli Lama
Osman Metalla
Eduard Halimi
Igli Cara
PS
Blendi Klosi
Rudina Seseri
Hazir Gashi
Gazmir Bizhga
Klodiana Spahiu
LSI
Lefter Koka
Qarku i Elbasanit
Partia Demokratike 7 mandate
Partia Socialiste 7 mandate
PD
Lulzim Basha
Ardian Turku
Adriana Gjonaj
Rrahim Çota
Dashnor Sula
Luçiano Boçi
Subi Hida
PS
Valentina Leskaj
Ilir Bejtja
Shegushe Ligori
Taulant Balla
Damian Gjiknuri
Agim Leka
Skënder Hasa
Qarku i Fierit
Partia Socialiste 9 mandate
Partia Demokratike 6 mandate
Lëvizja Socialiste për Integrim 1 mandat
PD
Sokol Olldashi
Ilir Bano
Mesila Doda
Enkelejd Alibeaj
Vasillaq Ngresi
Fatos Beja
PS
Gramoz Ruçi
Ermelinda Meksi
Albert Çaçi
Fatos Tushe
Armando Subashi
Bashkim Fino
Ervin Koçi
Arben Çuko
Pirro Lutaj
LSI
Dritan Prifti
Qarku i Gjirokastrës
Partia Socialiste 3 mandate
Partia Demokratike 2 mandate
PS
Arta Dade
Vangjel Tavo
Et’hem Ruka
PD
Genc Ruli
Spiro Ksera
Qarku i Korçës
Partia Demokratike 6 mandate
Partia Socialiste 6 mandate
PD
Ritvan Bode
Gjergji Papa
Ledina Aliolli
Edmond Spaho
Fatbardh Kadilli
Ismail Hoxha
PS
Ben Blushi
Pandeli Majko
Mimi Kodheli
Alfred Dalipi
Arben Ahmetaj
Olta Xhaçka
Qarku i Kukësit
Partia Demokratike 3 mandate
Partia Socialiste 1 mandat
PD
Flamur Noka
Besnik Dushaj
Fatos Hoxha
PS
Asllan Dogjani
Qarku i Lezhës
Partia Demokratike 4 mandate
Partia Socialiste 3 mandate
PD
Edi Paloka
Mark Marku
Pavlina Hoti
Rajmonda Hoxha
PS
Gjok Jaku
Gjovalin Kadeli
Armando Prenga
Qarku i Shkodrës
Partia Demokratike 7 mandate
Partia Socialiste 4 mandate
PD
Jozefina Topalli
Astrit Bushati
Arenca Trashani
Gëzim Dibra
Gjok Uldeda
Paulin Sterkaj
Ndue Paluca
PS
Ilir Beqja
Tomë Doshi
Ndue Kola
Astrit Beci
Qarku i Vlorës
Partia Socialiste 6 mandate
Partia Demokratike 4 mandate
Partia Drejtësi dhe Integrim 1 mandat
Partia për të Drejtat e Njeriut 1 mandat
PD
Astrit Patozi
Ardian Kollozi
Leopard Demi
Kreshnik Ypi
PS
Arben Isaraj
Luiza Xhuvani
Arben Malaj
Shpëtim Idrizi
Eltar Deda
Fatmir Toçi
PDI
Dashamir Tahiri
PBDNJ
Vangjel Dule

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.