Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Numerimi, PD barazon PS pas dizavantazhit

Publikuar nga JOEL me Tuesday, 30 June 2009Pa Koment
Numerimi, PD barazon PS pas dizavantazhit

Vijon publikimi i rezultateve te fundit nga 12 qarqet e vendit, nga numerimi i deritanishem i votave ne te gjitha QV-te. Procesi po shkon drejt fundit, ndersa te dhenat flasin per nje perplasje te ashper ne qarqet e Beratit, Elbasanit, Fierit dhe Tiranes, ku se fundmi PD ka barazuar mandatet me PS, e cila kryesoi 16-14 per nje periudhe te shkurter.

Duke ndjekur te dhenat e fundit te publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbeshtetur nga USAID, neper qarqe procesi i numerimit ofron minute pas minute ndryshime te rezultateve.

Berat

Ne 295 QV te numeruara ne Berat, 47.97 perqind e votave shkojne per socialistet, 26.67 perqind per demokratet, LSI ka marre 10.85 perqind dhe PR 5.14 perqind te votave.

Ne kete qark jane per t’u numeruar gjithsej 298 qendra votimi.

Diber

Partia Demokratike kryeson ne Diber pas numerimit te 260 nga 314 qendra votimi, me 49.02 perqind, ndaj 30.41 te PS-se. LSI ka marre 5.49 perqind, PLL 3.17 perqind.

Durres

Numerohen 296 QV nga 353 te tilla ne qarkun e Durresit. Deri tani kryeson PD me 45.61 perqind te votave, e ndjekur nga PS me 37.27 perqind te votave. LSI grumbullon 7.23 perqind te mbeshtetjes dhe PR 1.94 perqind.

Elbasan

Ne 501 qendra votimi ne Elbasan, 43.49 perqind e votave shkojne per socialistet, 36.94 perqind te votave per demokratet, LSI 4.49 perqind, PR 2.16 perqind.

Fier

Ne 384 kuti te numeruara ne Fier, 48.51 perqind e votave shkojne per socialistet, 31.77 perqind te votave per demokratet, per LSI-ne 5.54 perqind, PDI 2.67 perqind, ndersa per PR-ne shkojne 2.4 perqind te votave.

Ne kete qark duhet te numerohen gjithsej 488 qendra votimi.

Gjirokaster

Ne 275 QV te numeruara ne Gjirokaster, 45.88 perqind e votave shkojne per socialistet, per demokratet 35.69 perqind te votave, PBDNJ 5.15 perqind, LSI 1.93 perqind.

Ne kete qark do te numerohen 285 qendra votimi.

Korce

Gare e forte ne Korce ku nga numerimi i 390 QV-ve rezultatet jane:

Keshtu per PS kane shkuar 43.66 perqind te votave, per PD-ne 42.19 perqind te votave, LSI 3.23 dhe 1.75 perqind per PBDNJ. Ne Korce duhet te numerohen gjithsej 421 qendra votimi, nderkohe qe procesi po ndiqet hap pas hapi nga organizatoret e ECA-s dhe gazetaret ne KQZ.

Kukes

Kryeson bindshem Partia Demokratike ne numerimin e deritanishem te 215 QV-ve ne Kukes.

57.85 perqind e votave per PD-ne, 20.77 perqind per PS-ne, PSD 10.03 perqind dhe 3.07 perqind per republikanet.

Lezhe

Numerohen deri tani 210 qendra votimi ne Lezhe, ku do te dalin 7 deputete fitues.

Rezultatet e deritanishme tregojne se demokratet kane marre 44.1 perqind te votave, socialistet 30.35, LSI 3.56 perqind dhe PSD 3.18 perqind.

Ne kete qark duhet te numerohen votat ne 244 qendra te votimit.

Shkoder

Pas numerimit te 335 qendrave te votimit nga 413 gjithsej, ne Shkoder kryeson PD me 48.66 perqind te votave duke lene pas PS me 29.68 perqind, PDK 2.92 perqind dhe LSI 2.71.

Tirane

Numerohen 708 QV nga 826 te tilla ne qarkun e Tiranes. PD ka barazuar mandatet me PS, pak momente pasi kjo e fundit ia mori nje te tille demokrateve. Gjithesesi PS kryeson me 43.31 perqind ndaj 41.8% te votave te PD. Nderkohe, LSI ka grumbulluar 4.77 perqind te mbeshtetjes, ndersa PR 1.53.

Ne qarkun e Tiranes do te dalin fitues 32 deputete.

Vlore

Numerohen 333 QV ne Vlore, prej nga ku do te dalin 12 deputete fitues.

Rezultatet e deritanishme tregojne se socialistet kane marre 44.49 perqind te votave, demokratet 28.07 perqind, PBDNJ 5.66 dhe PDI 4.46 perqind te votave.

Perqindjet e partive ne rang kombetar

PS 41 perqind
PD 39.84 perqind
LSI 4.83 perqind
PR 2.09 perqind
PBDNJ 1.26 perqind
PDI 0.95 perqind

(TCH)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.