Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Pëllumbi: Themelimi i PS-së, jo meritë e një njeriu

Publikuar nga JOEL me Friday, 12 June 2009Pa Koment
Pëllumbi: Themelimi i PS-së, jo meritë e një njeriu

Intervista/ Sërvet Pëllumbi, një nga themeluesit e Partisë Socialiste, rrëfen mbi sfidat që ka përballuar kjo forcë në 18 vite jetë

TIRANË- Sot Partia Socialiste feston 18-vjetorin e themelimit të saj. Por, ndryshe nga përvjetorët e tjerë, ky i sivjetmi merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi përkon me fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Për këtë qëllim, socialistët pritet që sot të bëjnë fushatë, por edhe të festojnë njëkohësisht në një takim të posaçëm që do të mbajnë tek Amfiteatri, tek Kodrat e Liqenit.

Një nga protagonistët e themelimit të kësaj force 18 vite më parë, por edhe të reformimit të saj, ish-nënkryetari i saj, Sërvet Pëllumbi, duke i uruar kësaj force suksese në zgjedhjet e 28 qershorit, kujton vështirësitë që janë hasur si gjatë momentit të formimit, ashtu edhe gjatë viteve të vështira të fillimit të demokracisë në vend.

Megjithëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai replikon në këtë intervistë të shkurtër me ish-kryetarin, Fatos Nano, duke theksuar se themelimi i PS-së nuk është vepër e një individi, siç pretendon ai, por produkt i përpjekjeve të shumë njerëzve që kërkonin të ndaheshin me të shkuarën totalitare.

Z. Pëllumbi, sot, Partia Socialiste feston 18-vjetorin e themelimit të saj. Si një nga dëshmitarët e asaj periudhe dhe aktorët kryesorë të PS-së në vite, ç’do të na thoshit në këtë ditë. Pra, ç’përfaqëson themelimi i PS-së 18 vjet më parë?

Themelimi i Partisë Socialiste ishte një sfidë e kohës dhe një vepër madhore e pluralizmit politik, e realizuar jo nga individë pretendentë, por nga një masë e madhe njerëzish, që aspironin shkëputjen nga e kaluara totalitare dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Ky proces kishte vështirësitë e veta, por ato u kapërcyen hap pas hapi. Prej nga themelimi i saj e deri më tani, Partia Socialiste ka pasur ulje ngritjet e saj, që janë karakterizuar me momente të veçanta.

Cili është mendimi juaj për ecurinë e saj gjatë këtyre 18 vjetëve jetë?

Këto 18 vite histori kanë qenë vite intensive, me arritje dhe dështime, me përçarje dhe ndarje, vite të një lufte të brendshme, që synonte reformimin e vazhdueshëm dhe aftësimin e Partisë Socialiste për të marrë përsipër drejtimin e vendit dhe për realizimin e alternativës së saj të majtë.

Falë këtyre përpjekjeve të vazhdueshme, ajo është forca politike më e madhe e vendit, më demokratike që rrezaton energji, aftësi dhe shpresa për të ardhmen e vendit.

Ndërkohë, këto 18 vite kanë sjellë dhe një përpjekje të vazhdueshme të kësaj force për reformim, jo vetëm në ide, por edhe në njerëz. Sot si e shihni gërshetimin e brezave në këtë forcë?

Në historinë e saj 18 -vjeçare, Partia Socialiste jo vetëm për ne të vjetrit, “themeluesit”, por edhe për brezat e rinj që kanë vërshuar në të, përmban pika referimi për të qenë krenarë dhe për të kërkuar votën e elektoratit shqiptar në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.

Ç’do t’i uronit Partisë Socialiste në 18-vjetorin e saj?

Natyrisht, i përcjell urimet më të mira, urime sidomos për kontributin që ajo po jep, që zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri të jenë të lira, të drejta dhe të ndershme, sepse ky është një kusht i domosdoshëm për integrimin e Shqipërisë në bashkësinë europiane.
Intervistoi: Fejzi Braushi
(Shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.