Përkeqësohet situata në Fier, qytetarët nuk lejojnë transferimin e kutive në KQZ
FIER- Simpatizantë të Partisë Socialiste në Fier nuk po lejojnë të transferohen kutitë e votimit që KZAZ nr. 20 vendosi ti dërgojë në Tiranë. Me dhjetëra vetë i kanë zënë rrugën makinës që është vendosur para KZAZ-së. Ata protestojnë që kutitë të mos dërgohen në KQZ, por të numërohen në Fier. “Këto kuti janë dëmtuar nga komisionerët e PD-së vetëm e vetëm për ti quajtur të pavlefshme. Vota brenda tyre është votë e vlefshme është vota jonë”, thotë njëri prej protestuese.
Ndërkohë edhe kandidatja për deputete në këtë qark Ermelinda Meksi thotë se kutitë janë të rregullta dhe është i paarsyeshëm vendimi i KZAZ për ti dërguar në KQZ. Kjo bëhet thotë Meksi për të mos lejuar daljen e kandidatit të 10 të PS-së në Fier.(Shekulli)
Popularity: 1% [?]




Shprehni opinionin tuaj!