Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Procesi, Fratini: Faza e fundit të vijohet paqësisht

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Saturday, 4 July 2009Pa Koment
Procesi, Fratini: Faza e fundit të vijohet paqësisht

TIRANË – Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franco Fratini, ka vlerësuar zgjedhjet e 28 qershorit, por ka kërkuar që ai të përfundojë nën të njëjtën frymë konstruktive me të cilën nisi. Në një mesazh të tij, shefi i diplomacisë italiane, tha se procesi ishte më i mirë se në të shkuarën, por ishin vënë re disa episode parregullsie.

“Siç është evidentuar edhe në vlerësimet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë të pranishëm në vend, përveç disa episodeve të parregullsisë, në këtë raund zgjedhjesh u shënua një progres i prekshëm në krahasim me të kaluarën. Pritet, gjithashtu, që edhe faza e fundit e procesit elektoral të zhvillohet në të njëjtën mënyrë paqësore dhe korrekte”- thuhet në mesazhin e Fratinit.

Ministri i Jashtëm italian vlerësoi korrektësinë, me të cilën u realizua procesi elektoral dhe, në mënyrë të veçantë, për mënyrën paqësore të verifikuar gjatë pjesëmarrjes në procesin zgjedhor. Ai nxiti Shqipërinë të vazhdojë me reformat për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. /shekulli/

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.