Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Qetësohet situata në KZAZ-në e Fierit. Kutitë e votimit sot drejt KQZ-së

Publikuar nga Nardi me Thursday, 2 July 2009Pa Koment
Qetësohet situata në KZAZ-në e Fierit. Kutitë e votimit sot drejt KQZ-së

Pritet të nisen nga qyteti i Fierit kutitë e KZAZ numër 20, që i përkasin komunës Libofsh të ketij rrethi Fier të cilat u deklaruan të parregullta nga komisionerët e PD-së. Vendimi për nisjen e këtyre kutive drejt KQZ, sëbashku me procesverbalet dhe gjithë bazën zgjedhore u mor në mbledhjen që Komisioni zhvilloi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pas tensionit të situatës në Fier. Kutitë e KZAZ numër 20 u bënë objekt për tensionimin e situatës pranë kësaj KZAZ, gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Situata në KZAZ-në nr 20 u tensionua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, kur një turmë banorësh të qytetit të Fierit, mbështetës të Partisë Socialiste, penguan kamionin që do të transportonte në KQZ 103 kutitë e votimit të KZAZ-së nr.20, e vendosur në mjediset e shkollës së mesme “Perikli Ikonomi” të qytetit. Për të ndjekur situatën nga afër KQZ dërgoi në Fier dy përfaqësues të saj, ndërsa policia e Fierit ishte në gadishmëri për çdo të papritur. Situata u qetësua pas negociatave mes përfaqësuesve të PS-së dhe KQZ-së për transportimin e kutive të votimit gjatë ditës së sotme, dhe jo gjatë orëve të natës. Po ashtu kutitë do të transportohen sot, me shoqërinë e komsionerëve të dy forcave politike.

“Ne kemi marrë një faks nga KZAZ e Fierit për shqyrtimin e tre kutive të votimit, të cilat ata i kanë nxjerrë me parregullësi. Vetëm pasi materialet zgjedhore të mbërrijnë në KQZ dhe në rast se do të ketë ankimime nga subjektet politike në raport me këto materiale zgjedhore, atëherë KQZ mblidhet dhe vendosi se si do t’i trajtojë këto anikimime” u shpreh zëdhënësi i KQZ Leonard Olli.

I pyetur nëse ka pasur ankimim nga PS-së për KZAZ-të e Fierit ku kjo forcë pretendon për bllokim të padrejtë të kutive të votimit, zoti Olli u shpreh se “në këto momente është e pamundur në bazë të ligjit dhe kodit zgjedhor që të ketë kërkesa ankimore, pasi duhet të përfundojë tabela e mbylljes së rezulateve, dalja e rezultateve dhe pastaj subjektet politike mund të ankimojnë”.

Kandidati i PD-së për qarkun e Fierit denoncoi mbrëmjen e djeshme se mbështetës të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të kësaj force politike kanë hyrë në mjediset e KZAZ-së nr.20 duke marrë peng komisionerët e këtij komisioni, përfaqësues të PD-së. Reagime gjatë darkës ka pasur dhe nga selia e PS-së, përmes zëdhënëses së saj, Armela Imeraj, e cila ka kërkuar nga PD që të tërheqë ministrat e saj nga KZAZ nr. 20, pasi siç u shpreh ajo “ata po mbajnë peng mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”. (Alsat)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.