Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Rama: Berisha nuk ka marre mandat te dyte

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Thursday, 2 July 2009Pa Koment
Rama: Berisha nuk ka marre mandat te dyte

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaron se kryeministri Sali Berisha nuk ka marre nje mandat te dyte nga shqiptaret ne zgjedhjet e 28 qershorit. Ne nje konference te minutave te fundit nga selia e PS, Rama thekson se vete Berisha e konfirmoi se ka nisur perpjekjen per te ‘peshkuar’ nga ana tjeter individe per te zgjeruar koalicionin, por ai tha se ka shume pak besim se Berisha t’ia dale. “Pasi te marrim verdiktin e popullit do te kuptojme perfundimisht se Berisha nuk do te jete me kryeministri i shqiptareve”, u shpreh Rama. Duke folur per situaten ne Fier dhe duke pershendetur te gjithe mbeshtetesit socialiste atje, Rama theksoi se ne kete qark, PS ka fituar 9 mandate duke qene ne avantazh historik ndaj Partise Demokratike. “Ne e kundershtojme rezultatin ne Shkoder dhe Berat; do t’i ndjekim keto ceshtje ne rruge ligjore dhe do te pergatisim te gjithe paketen e kontestimeve. Per ato zona ku kemi arsye te besojme se ka patur parregullsi do te bejme gjithe perpjekjet ligjore per t’i nxjerre ne driten e diellit”, paralajmeroi Rama. Sipas tij, kur te lexohet drejtesisht vota e popullit, atehere PS nuk do ta kete problem per te pranuar humbjen nese vertete eshte keshtu. (tch)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.