Rama: Meta trafikoi 83 mijë zemra të majta
UPDATE – “Ky nuk eshte atdheu i maskarenjve” dhe “kjo marreveshje Berisha-Meta eshte grahma e fundit e politikes se vjeter” tha ne konferencen per shtyp te pasdites se sotme, Edi RRama. Kreu i socialisteve tha se “Meta me veprimin e tij trafikoi 83 mije zemra votuesish te majte” dhe u beri thirrje gjithe votuesve te LSI qe “ata nuk jane vetem”.”Kjo eshte familja jone e madhe socialiste”, – tha Rama, duke lene te kuptohej gjithashtu qe ai do jepte doreheqjen ne perfundim te procesit zgjedhor, duke kerkuar nje mandat tjeter drejtues ne Asamblene e PS.
***********
Sapo ka nisur një konferencë shtypi e liderit të Partisë Socialiste Edi Rama. Shumë njerëz të mbledhur në sheshin para selisë së PS, kanë thirrur me ovacione dhe duartrokitje të forta “Edi, Edi” dhe “Rroftë Partia Socialiste”.
Dalja e Rames ne konference per shtyp pritej me ineteresim te madh jo vetem nga qytetaret e mbledhur aty por edhe nga nje numer rekord mediash vendase dhe te huaja.
Rama është lutur disa herë për të ndaluar duartrokitjet dhe ka folur shkurt lidhur me shpalljen e marreveshjes Berisha-Meta per qeverine e re.
“Meta sot beri ate qe edhe Xhuveli nuk do guxonte ta shihte as ne endrren me te bukur, – tha Rama, – Ai trafikoi 83 mije zemra te majta, (votuesit e LSI ne gjithe vendin) per ti dhene nje paterice kryeministrit te marre fund, Sali Berisha. /shekulli/
Popularity: 1% [?]




Shprehni opinionin tuaj!