Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Politike

Rama: PD, plan për bllokimin e qendrave të votimit

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Tuesday, 30 June 2009Pa Koment
Rama: PD, plan për bllokimin e qendrave të votimit

Kryetari i PS-së, Rama, deklaroi se po abuzohet me detyrën shtetërore për të udhëhequr akte, që bien ndesh me standardet e një procesi zgjedhor. TIRANË – Partia Socialiste akuzon kundërshtarët e saj politikë se kanë nisur të vënë në zbatim një plan djallëzor, për të penguar vijueshmërinë normale të procesit të numërimit të votave.

Dyshimet për një plan të tillë i ka hedhur dje në mbrëmje kreu socialist, Edi Rama, i cili nëpërmjet një daljeje të posaçme për mediat, ka evidentuar për opinionin publik problematikën, që ka nisur të shfaqet gjithnjë e më shumë në qendrat e numërimit të votave, ku gjatë ditës së djeshme nuk kanë munguar incidentet.

Sipas tij, selia rozë është e informuar për një tentativë të organizuar të PD-së për të bllokuar në mënyrë të qëllimshme një numër të konsiderueshme qendrash votimi, për të krijuar mundësi që në proces numërimi të hyjnë fillimisht kutitë e atyre zonave, që njihen si të djathta.

Dhe kjo, me të vetmin qëllim për demoralizuar mbështetësit socialistë dhe sidomos tek komisionerët e grupeve të numërimit për vijimin e vigjilencës në këtë proces. “Ne jemi të informuar për vënien në lëvizje të një plani për bllokime të qendrave të numërimit, për bllokime kutish, për nxjerrje fletësh të pavlefshme, sepse procesi i numërimit po hyn në fazën kur rezultatet do të fillojnë të kthjellohen pas një faze të parë, kur, ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2005, u orkestrua një proces numërimi, duke kapur kutitë me rezultate më të favorshme për ata që e bënë këtë gjë”, – tha Rama.

Ndërkohë, nisur edhe nga incidentet që kanë ndodhur dje në disa qendra numërimi të votave, shefi i selisë rozë ka kërkuar nga Policia e Shtetit që të jetë në lartësinë e duhur, për të mos u implikuar në këtë situatë.

Madje, për këtë qëllim, kreu socialist ka bërë të ditur se i ka telefonuar edhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të cilit i ka kërkuar që Policia e Shtetit të qëndrojë larg vendeve të numërimit të votave. “I kam kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit impenjimin maksimal.

Nuk kam asnjë vërejtje, as për drejtorin e Përgjithshëm dhe as për forcat e Policisë së Shtetit në tërësi, por është për të ardhur keq, që në episode të caktuara vihet re edhe një bashkëpunim i heshtur i policëve të rendit, të cilët gjenden nën presionin e njerëzve të veshur me pushtet, njerëz që nga Ministria e Brendshme derdhen nëpër qendrat e numërimit.

Njerëz që përdorin një pushtet politik, por ç’është më e keqja, abuzojnë me një detyrë shtetërore, për të udhëhequr akte që bien ndesh në mënyrën më eksplicite me standardet e një procesi zgjedhor”, – tha Rama.

Ai u ka bërë një apel kundërshtarëve të vet politikë, që të heqin dorë nga çdo skenar, që do të cenonte atë standard të vetëm që u vu re ditën e zgjedhjeve, siç ishte qetësia, duke bërë të ditur se PS-ja ka marrë të gjitha masat që të pengojë çdo përpjekje për të devijuar vullnetin e qytetarëve.

“Sigurisht që ne jemi të përgatitur për të gjitha dhe jemi të organizuar për të qenë kudo që është e nevojshme, që të jemi në krah të njerëzve tanë, aty ku ata vazhdojnë të bëjnë detyrën ndaj popullit shqiptar, për të lexuar verdiktin e këtij populli”, – theksoi kreu socialist.

Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe raportin paraprak të OSBE/ODHR-it dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s, dhe ndryshe nga sa deklaroi një ditë më parë lidhur me standardet e arrira të procesit të votimit, e ka konsideruar atë me një përmbajtje realiste.

“Do ta fitojmë si klasë politike, do ta fitojmë si njerëz të medias, do ta fitojmë si opinion publik, do ta fitojmë si popull dhe si vend, sepse nuk besoj se sot pati ndonjë qytetar apo qytetare të këtij vendi që u ndie mirë edhe nga goja e miqve dhe të partnerëve tanë, se këto zgjedhje ishin jashtë standardeve evropiane. Por, rruga jonë është kjo dhe hap pas hapi ne do t’i realizojmë edhe standardet”, – theksoi Rama.

Xhafaj: Komisionerët e PD-së po largohen nga numërimi

TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar mbrëmë vonë se po konstatohen largime komisionerësh, përfaqësues të PD-së nga grupet e numërimit të votave. “Kam dalë këtu me shqetësimin si rrjedhojë e përpjekjeve të komisionerëve të PD-së, kandidatëve të saj në listën shumemërore, si dhe militantëve të kësaj partie, për të ndikuar mbi këtë proces, për të ndikuar mbi vendimmarrjen e KZAZ- ve në vendet e numërimit të votave.

Konstatohen largime komisionerësh, përfaqësues të PD-së, nga grupet e numërimit të votave. Në disa raste është ushtruar dhunë psikologjike ndaj komisionerëve brenda dhe jashtë mjediseve të numërimit të votave dhe zvarritje të qëllimshme nga komisionerët e PD- së të procesit të numërimit në disa vende të numërimit të votave”,- tha Xhafaj, duke theksuar disa incidente, si në Lushnjë, Fier, Durrës, Elbasan, por edhe në Tiranë, e konkretisht në Paskuqan.

Sipas Xhafës, në Paskuqan është shfaqur zv/ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, së bashku me 3 agjentë krimesh, duke bërë presion mbi numëruesit e PS-së. “Ne i bëjmë thirrje PD- së, që të reflektojë seriozisht ndaj këtyre rasteve, duke kthyer komisionerët në punë, duke hequr dorë nga ushtrimi i dhunës dhe nga çdolloj tentative, për të bllokuar dhe zvarritur procesin e numërimit”,- tha Xhafaj. (Shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.