Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Rajoni dhe Bota

Anullohet sesioni për pranimin e Kroacisë në BE

Publikuar nga H2O me Thursday, 25 June 2009Pa Koment
Anullohet sesioni për pranimin e Kroacisë në BE

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian vendosi dje të mos thërrasë sesionin e negociatave për pranimin e Kroacisë në BE të planifikuar për nesër, sepse nuk ka asnjë kapitull të negociatave që mund të hapet apo të mbyllet për shkak të bllokadës sllovene ndaj negociatave.

”Presidenca çeke shpreh keqardhjen se përkundër përpjekjeve të shumta nga ana e Komisionit Evropian, nuk është bërë përparim në negociatat e pranimit”, deklaroi një burim i presidencës.

Kjo është hera e parë që kur Kroacia filloi negociatat në tetor të vitit 2005 që nuk mbahet një sesion pranimi gjatë një gjashtëmujori të presidencës së BE-së.

Sllovenia po bllokon 13 kapitujt e negocimit, nëntë nga të cilat janë gati për hapje dhe katër për mbyllje, si gjithmonë me të njëjtin shpjegim, që me dorëzimin e dokumenteve të Kroacisë për në BE paragjykohet çështja e demarkacionit kufitar.

”Mosmarrëveshja e kufirit mbetet një çështje dypalëshe që vetëm Sllovenia dhe Kroacia mund ta zgjidhin”, deklaroi presidenca çeke, duke shtuar se mungesa formale e përparimit në negociata nuk pasqyron përparimet aktuale të Kroacisë.(shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.