Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Rajoni dhe Bota

Athinë, bombë zyrës së taksave

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Saturday, 4 July 2009Pa Koment
Athinë, bombë zyrës së taksave

ATHINË- Një bombë shpërtheu sot në mëngjes përpara një zyre shërbimesh fiskale në lagjen Ambelokipi, pranë qendrës së Athinës, duke shkaktuar dëme materiale. Gjysmë ore përpara shpërthimit në orën lokale 04:37 , që u shoqërua edhe me një zjarr të fuqishëm, disa të panjohur i telefonuan dy të përditshmeve greke për t’i njoftuar për këtë shpërthim, sipas të njëjtit burim.
Shërbimet antiterroriste të policisë u ngarkuan me hetimet. Atentatet me lëndë shpërthyese apo djegëse janë të shpeshta në Athinë dhe Selanik (veri) dhe shpesh u hidhen grupeve të ekstremit të majtë ose lëvizjes anarkiste. Ato venë shpesh në shënjestër qendra diplomatike, ndërtesa të interesit publik, banka ose degë të kompanive të ndërtimit të automobilave.
Aktet e dhunës kontestuese dhe atentatet janë shtuar në Greqi që pas vdekjes dhjetorin e kaluar të një adoleshenti, të vrarë pas një gabimi policor në lagjen Exarchia, në qendër të kryeqytetit. Vdekja e tij shkaktoi trazira urbane gjatë disa javëve. /shekulli/

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.