Beograd, zbulohet rasti i parë me gripin e derrave
Në Serbi është regjistruar rasti i parë i gripit të derrave. Deklaratën e ka bërë vetë ministri serb i Shëndetësisë, Tomica Milosavleviç.
Fjala është për një 29 vjeçar nga Beogradi, i cili prej 18 deri 22 qershor ka qëndruar në Argjentinë.
Sipas burimeve mjekësore, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Të njëjtën deklaratë kanë bërë edhe burimet nga qeveria e Serbisë.
I sëmuri është shtruar mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive në Beograd, ndërsa virusi i gripit të ri H1N1 është konfirmuar sot pasdite në Institutin Torlak. /rel/
Popularity: 1% [?]




Shprehni opinionin tuaj!