Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Rajoni dhe Bota

Irani ekzekuton me varje 20 të dënuar për trafik droge

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Saturday, 4 July 2009Pa Koment
Irani ekzekuton me varje 20 të dënuar për trafik droge

IRAN- Njëzetë persona të dënuar për trafik droge u varën brenda një dite, në një burg në afërsi të Teheranit, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare ‘Fars’. Irani kreu ekzekutimet brenda burgut Rajaie Shahr, që ndodhet në Karaj, rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit Teheran. Të dënuarit, të moshës 35 deri 48 vjeç, ishin arrestuar në një periudhë nga pesë deri në një vit përpara varjes, vazhdoi i njëjti burim. Sipas agjencise, ata ishin arrestuar me më tepër se 700 kilogramë drogë, ndër të cilat heroinë, kokainë dhe opium.

Irani mban vendin e dytë në botë nga numri i ekzekutimeve pas Kinës, mësohet nga organizata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Amnesty International. Por është gjë e rrallë që kaq shumë të dënuar ekzekutohen brenda të njëjtës ditë.

Vetëm më 27 korrik të vitit të kaluar është regjistruar një shifër më e madhe varjesh. Sipas televizionit, atë ditë janë ekzekutuar në Iran 29 persona për trafik droge, vrasje dhe përdhunime.

Me 20 varjet e ditës së shtunë arrin në të paktën 161 numri i personave të ekzekutuar në Iran që nga fillimi i vitit, mësohet nga një bilanc i AFP-së i hartuar mbi bazën e burimeve të shtypit. Sipas të njëjtave burime, në vitin 2008 janë ekzekutuar 246 persona./shekulli/

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.