Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Rajoni dhe Bota

Irani: Rezultatet e zgjedhjeve, të vlefshme

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Tuesday, 30 June 2009Pa Koment
Irani: Rezultatet e zgjedhjeve, të vlefshme

Zyrtarët iranianë e shpallën përsëri presidentin e vendit, Mahmud Ahmadinexhad fitues të zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale. Grupi i fuqishëm që mbikqyr zgjedhjet, Këshilli i Lartë i Klerikëve, kreu rinumërimin e 10 përqind të votave në shkallë kombëtare. Sipas mediave iraniane, këshilli tha se rinumërimi konfirmon rezultatin e zgjedhjeve të 12 qershorit.

Po sot, Këshilli tha se anëtarët e tij u takuan me kandidatin e opozitës, Mir Hosein Musavi. Media shtetërore e Iranit njoftoi se një zëdhënës i Këshillit e përshkroi takimin jo të efektshëm. Zoti Musavi e ka kundërshtuar numërimin e pjesëshëm dhe ka këmbëngulur që rezultatet të anullohen.

Nga lajme të tjera, Irani thotë se ka liruar pesë punonjës iranianë të Ambasadës Britanike në Teheran, disa ditë pasi ata u ndaluan nën akuzat se kishin lidhje me trazirat paszgjedhore. Kryeministri britanik, Gordon Braun, e dënoi sot ndalimin e punonjësve iranianë, duke thënë se ky ishte një akt i papranueshëm, i pajustifikuar dhe pa baza. (Reuters)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.