Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Rajoni dhe Bota

Itali, shpërthim në një stacion treni, 14 të vdekur

Publikuar nga ChocolatE_DiamonD me Wednesday, 1 July 2009Pa Koment
Itali, shpërthim në një stacion treni, 14 të vdekur

ROMË- Të paktën 14 persona mbetën të vdekur, dhe të tjerë u plagosën rëndë, pas shperthimit në stacionin e trenit ne Viareggio ne Itali. Dy ndërtesa pranë vendit të aksidentit u rrëzuan, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA, duke shtuar se një pjesë e viktimave ishin në këto dy ndërtesa.
Drejtoria e hekurudhave njoftoi përmes një komunikate se një nga vagonët e trenit kishte dalë nga shinat duke tërhequr edhe katër vagonë të tjerë. Ndërkohë një sasi gazi i lëngshëm ka rrjedhur nga një cisternë në një nga vagonët duke u përfshirë më pas nga flakët.
Mes viktimave mësohet se tre janë fëmijë, trupat e të cilëve janë gjetur tashmë. Mijëra persona që banonin pranë vendit ku ndodhi shpërthimi janë evakuuar, ndërkohë që situata sipas zjarrfikësve është përshkruar dramatike dhe shumë e vështirë për të ndërhyrë. (shekulli)

Popularity: 1% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.