Aktualitet

Lajme dhe Informacione te perditshme mbi Aktualitetin Shqiptar dhe ate Boteror.

Ekonomi

Raporte, publikime, dhe analiza mbi ekonomin dhe arritjet e fundit.

Politike

Permbledhjet e ngjarjeve te fundit politike.

Rajoni dhe Bota

Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit nga rajoni dhe bota.

Sporti

Ngjarjet sportive nga Shqiperia dhe nga mbare bota.

Fillimi » Rajoni dhe Bota

Luftimet në Gaza, BE në turne diplomatik për ndaljen e konfliktit

Publikuar nga H2O me Monday, 5 January 2009Pa Koment
Luftimet në Gaza, BE në turne diplomatik për ndaljen e konfliktit

Teksa vazhdojnë luftimet në Rripin e Gazës, sot pritet një intensifikim i përpjekjeve diplomatike për ndalimin e konfliktit.Një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian dhe presidenti francez, Nicolas Sarkozy, janë në rajon për bisedime me udhëheqësit izraelitë dhe arabë.

Ministri i jashtëm çek, Karel Schëarzenberg, që drejton delegacionin evropian, shpjegoi për BBC-në se çfarë shpresonin të arrinin.

“Ne na duhet të punojmë urgjentisht në dy gjëra. Një është ndihma humanitare për banorët e Gazës. Numri dy – të punojmë për armëpushim sa më shpejt që të jetë e mundur. Çdo ditë e gjithë bota po sheh se çfarë po ndodh në Gaza dhe situata po përkeqësohet. Prestigji i Izraelit vërtetë po vuan dhe ne nuk duhet të harrojmë se pasojat e drejpërdrejta të kësaj në SHBA janë më të rënda se në Evropë.”

Vazhdojnë luftimet

Trupat izraelite kanë depërtuar më thellë në Gazë, në ditën e tretë të ofensivës së tyre nga toka. Njoftimet nga jugu i Gazës flasin për një sulm tjetër izraelit me afro 40 tanke në drejtim të qytetit Khan Younis.

Palestinezët thonë se ka pasur përleshje në lindje, në kufi me Izraelin. Të dielën, trupat izraelite, rrethuan qytetin e Gazës dhe ka pasur njoftime për luftime në rrethinat e qytetit.

Por zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, Gjeneral Brigade, Avi Benayahu, tha se ushtarët nuk kanë hyrë ende në zonat e banuara.

Personeli mjekësor palestinez bën të ditur se mbi 500 persona janë vrarë që kur Izraeli filloi operacionin ushtarak për ndalimin e sulmeve militante me raketa nga Gaza.

Gazeta Shekulli

Popularity: 32% [?]

Shprehni opinionin tuaj!

Mund te ndiqni komentimet duke u abonuar KETU me ane te lexuesve te RSS.

Jini te sjellshem. Pa ofendime. Qendroni ne teme. Pa reklama.

Per te shfaqur imazhin tuaj me komentet duhet te regjistroheni tek Gravatar.com duke klikuar KETU.