Mitrovica e brishtë: Reagime pas ngjarjeve të fundit
Gjendja në veriun e Mitrovicës paraqitet të hënën e qetë, megjithëse ende e nderë. Pas incidentit të së dielës ka reagime të palës shqiptare dhe asaj serbe.
Organet e rendit në Mitrovicë janë shprehur të hënën se gjendja në qytet paraqitet pak më e qetë krahasuar me ditët e shkuara. Sipas tyre tensionet megjithatë vazhdojnë të jenë të larta. Mbrëmjen e së dielës është shënuar një incident, ku sipas mediave serbe dy qytetarë serbë janë rrahur nga një grup qytetarësh shqiptarë. Të dy serbët kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Lidhur me ngjarjen zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka deklaruar se ai nuk i di shkaqet e rrahjes së dy qytetarëve në veri dhe nuk ka dijeni nëse incidenti kishte motive ndëretnike.
Ngjarjet e fundit në Mitrovicë kanë përshkallëzuar qëndrimin e udhëheqësve politik shqiptarë dhe serbë. Të dyja palët kanë kërkuar ndërhyrjen e organeve të rendit për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Reagimi i palës serbe
Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se qytetarët serbë në veri të Mitrovicës janë të rrezikuar nga shqiptarët. Goran Bogdanoviq: “Dua të dërgoj një porosi të qartë se edhe përkundër vullnetit të mirë të Serbisë për të pranuar misionin EULEX, ky mision ka bërë pak për të parandaluar incidentet në Mitrovicë. Është e papranueshme që, që nga fundi i dhjetorit të ekzistojë një boshllëk i sigurisë në Mitrovicë dhe të mos dihet se kush është përgjegjës”.
Reagimi i komunës së Mitrovicës
Nga ana e tij kryetari i komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi, thotë se qytetarët serbë të veriut të Mitrovicës po mbahen peng të grupeve të caktuara serbe.
Sipas tij, forcat e KFOR-it do të qëndrojnë në veri deri më 13 janar, për të qetësuar situatën e krijuar. Ai thotë se në veri duhet të vendoset rendi dhe ligji dhe shprehet shumë optimist për integrimin e plotë të serbëve të Kosovës gjatë vitit 2009.
Autoritetet ndërkombëtare: Të gatshëm për ruajtjen e sigurisë
Autoritetet ndërkombëtare të sigurisë kanë deklaruar se nuk do të tolerojnë kurrfarë dhune dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës që të parandalojnë veprimet e dhunshme. Në një deklaratë të përbashkët forcat paqeruajtëse dhe misioni EULEX kanë deklaruar se ata janë të gatshëm që t’i përgjigjen çfarëdo lloj kërcënimi të sigurisë dhe kanë shprehur gatishmërinë që të garantojnë një mjedis të sigurtë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Popularity: 5% [?]




o skan faj poplli qe qohen ne protesta po udhheqsat ekosoves qe nuk kan kur far logjike per popell te vetin e ika ardh fundi spekulimev boll ma me rrena.
qysh spo ju vjen turp me angazhu qeverija ekosoves avukat nga amerika per mi mbrojt hajnat.se per ndryshe me kan qeveritart tan te paqt mos me kan te involvum ne kurrupcjon ska nevoj mi mbrojt kush po edin qa kan ba me para te popllit se paskan luftu pos per hajni.pershendetje .
Shprehni opinionin tuaj!
»
Berisha: Ligj për plazhet private, ndëshkim krimeve mjedisore
Ligj për plazhet private, të cilat do të jenë në sipërfaqe të kufizuar ndaj atyre publike dhe ligj për ndëshkimin e krimeve ndaj mjedisit. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar …
»
Koloneli Ghedaf dhe paraja pa erë
Me flokë të rralluara dhe të lyera, me pamjen e një rok stari të sapodalë nga klinikat e dizintoksikimit që nuk e pranon se i ka kaluar koha, Ghedafi zbriti në tokën italiane i pritur …
»
Kuzhe: Në Rumani, Shqipëria synon barazimin ose fitoren
“Nisën eliminatoret, tani është koha që unë dhe skuadra të jemi nën presion”
Vetëm 24 orë përpara ndeshjes me Rumaninë, Josip Kuzhe shfaqet optimist për debutimin e Shqipërisë në Euro 2012. Drejtuesi i stolit kuqezi thekson …
Sondazhe
Komentet e Fundit
Kategorite
Arkiva
Partneret
Etiketat
Aktualitet Bamir Topi berisha Big Brother Dossier Edi Rama ekonomia Futboll Gerdeci Greqi Informacione interviste Itali Kombetarja Kosova Kosovë Kriza Kronika Kultura Kuriozitete lajme Lifestyle Lifestyle & Show Biz & Kuriozitete Maqedoni ndërkombëtare Partia socialiste Policia Politika protesta PS Qeveria rajoni Rama Sali Berisha Shba Shendeti Show Biz Shqiperia Sociale sport Tirana Tirane vizat Vlore Zgjedhjet